Kosova, vend i vogël me resurse të mëdha
Kosova, vend i vogël me resurse të mëdha
Kosova, vend i vogël me resurse të mëdha | ||
Fakte ekonomike për Kosovën, shteti më i ri në botë. Sipas disa të dhënave të Bankës Botërore, pasuritë minerale sillen rreth 19 miliardë dollarë.
Pasuria e saj më e madhe vlerësohet të jetë qymyri, i cili përmban bazën kryesore të zhvillimit të burimeve energjetike.Sipas ekspertëve të xehetarisë, këto rezerva gjenden në kushte ideale të shfrytëzimit. Baseni i Rrafshit të Kosovës, me një sipërfaqe prej 160 kilometrash katrorë dhe me trashësi shtrese 55 metra, është më i madh i llojit të vet, është burim më stabil për prodhim të energjisë elektrike. Jo më pak i rëndësishëm është edhe baseni i Rrafshit të Dukagjinit, me sipërfaqe 120 kilometra katrorë dhe shtresë qymyri prej 35 metrash të trashë. Të dhënat e përafërta që vijnë nga analiza vendëse, serbe dhe ndërkombëtare theksojnë se Kosova ka 8 - 14 miliardë tonë qymyr. Sipas disa të dhënave të Bankës Botërore, pasuritë minerale sillen rreth 19 miliardë dollarë. Ndërkaq, vlera e patundshmërive në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare serbe, është rreth 220 miliardë dollarë. Rezervat e aluminit dhe të zinkut, sipas të dhënave të publikuara nga Oda Ekonomike, vlerësohen të jenë rreth 40 milionë tonë, ndërsa rezervat e nikelit dhe të kobaltit vlerësohen në rreth 13 milionë tonë, magnezit në mbi 5 milionë. Gjithashtu në Kosovë ka edhe minerale të rralla, si kadmium, indium, talium, germanium etj., por ende nuk ka hulumtime të qëndrueshme për vendndodhjen e tyre, ashtu si edhe rezerva të konsiderueshme të arit, platiniumit, bakrit e elemente tjera të çmuara. Kosova është nga vendet evropiane me moshë më të re, rreth 25 vjet, por që ka një papunësi përreth 45-50 për qind dhe që tregu i punës shtohet gati me rreth 30 mijë punëkërkues të rinj në vit, me një administratë publike, në të cilën janë të punësuar rreth 120.000 veta. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, në muajin shkurt 2007 janë regjistruar 330.196 punëkërkues. Bilanci tregtar është mjaft negativ. Sipas Entit Statistikor, eksporti mujor është rreth 13 milionë euro, ndërsa importi 120 - 150 milionë euro. Të dhënat për GDP-në janë të ndryshme, ndërsa mesatarja sillet rreth 2.4 miliardë euro, me rreth 1200 euro për frymë (GDP per capital), me një buxhet të konsoliduar për vitin 2008 rreth 1 miliard e 24 milionë euro. Numri i bizneseve të regjistruara është i ndryshëm edhe nga vetë të dhënat zyrtare dhe ato sillen nga 56- 72 mijë. Sipas institutit ekonomik "Riinvest, të hyrat e përgjithshme nga diaspora janë rreth 320 milionë euro, apo përafërsisht 14 për qind e Bruto prodhimit vendor (BPV). Ndërkaq, për FMN-në, përqindja e pjesëmarrjes së diasporës në GDP-në e Kosovës është më e madhe dhe ajo arrin në rreth 18 për qind. Për Komisionin Evropian janë vetëm rreth 13 për qind. Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e muajit nëntor, ka vlerësuar se në rajon Shqipëria ka rritje më të madhe të Bruto- Prodhimit Kombëtar (GDP), ndërsa Kosova, me një GDP prej 2.4 miliardë eurosh dhe me një rritje reale prej 4. 5 për qind, nuk shënon ndonjë bilanc pozitiv në treguesit makroekonomikë. Nuk ka të dhëna për investimet e huaja direkte, ndërsa autoritetet në Prishtinë shpesh i fusin edhe paratë e privatizimit dhe thonë se këto investime kalojnë 700 milionë eurot. Ekspertët dhe institucionet ekonomike vlerësojnë se ambienti për një biznes të mirëfilltë duhet të përmirësohet, sidomos sa i përket furnizimit me energji elektrike, si një parakusht elementar për zhvillim stabil, politikës fiskale, përmirësimit të infrastrukturës rrugore e hekurudhore, edukimit cilësor profesional të profileve të ndryshme industriale dhe të=sundimit të ligjit. (nga HASAN SALIU, G. Lajm, Kosove) |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kosova, vend i mundësive të mëdha
» Sevdije Rexhepi:DHOMA E VOGËL ME ËNDRRA TË MËDHA
» Edhe Klintoni i vogël iku nga Kosova(FOTO)
» Nehat S. Hoxha: Kosova e vogël gollaku i madh
» Rexhep Shahu A mbrohet me gaz lotsjellës Kosova o Lenin i vogël?
» Sevdije Rexhepi:DHOMA E VOGËL ME ËNDRRA TË MËDHA
» Edhe Klintoni i vogël iku nga Kosova(FOTO)
» Nehat S. Hoxha: Kosova e vogël gollaku i madh
» Rexhep Shahu A mbrohet me gaz lotsjellës Kosova o Lenin i vogël?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi