Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reagim nga ish-ushtarët e Batalionit të parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Shko poshtë

Reagim nga ish-ushtarët e Batalionit të parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Empty Reagim nga ish-ushtarët e Batalionit të parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 05, 2009 2:42 am

Reagim nga ish-ushtarët e Batalionit të parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare U1_UckNga ish-ushtarët e Batalionit të parë
të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,
të brigadës “112-Mujdin Aliu”
REAGIM
Ne ish-ushtarët e UÇK-së, si dhe votuesit e zonës (Tetovë-Jazhincë) dhe më gjerë që zgjodhëm Daut Rexhepin-LEKA përfaqësuar në Parlament, reagojmë ashpër ndaj shpifjeve dhe etiketimeve që i bëhen Komandantit dhe deputetit tonë, nga ana e liderit të PDSH-së, me stilin e tij tashmë të njohur, arrogant dhe të papërgjegjshëm.
Lajmi për largimin nga radhët e PDSH-së, të z.Daut Rexhepi-LEKA, na brengosi dhe na irritoi sepse në mënyrë sensacionale dhe me doza të theksuara krenarie u publikua nga një gazetë maqedonase “Dnevnik”, e njohur për shkrimet e saja anti-shqiptare. Siç duket PDSH-ja në gazetën në fjalë luan rolin edhe të prokurorit duke ia rikujtuar gazetares edhe akuza të tipit shpifëse me të cilat e ngarkojnë deputetin tonë nga organet e ndjekjes sllavo-maqedonase, dhe duke u mburur se partia po pastrohet nga luftëtarët gjegjësisht nacionalistët.
Ne ish-luftëtarët e UÇK-së, duke u solidarizuar edhe me elektoratin e zonës (Tetovë-Jazhincë) jemi të shqetësuar dhe kemi humbur besimin edhe tek kjo parti e cila së paku deklarativishtë trumbetonte për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe mburreshte duke numëruar pjesëtarët e UÇK-së që kishte në gjirin e saj. Pikërisht sot në kohërat më të vështira për pjesëtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre, që çdo ditë malltretohen, burgosen dhe etiketohen me lloj-lloj shpifjesh, PDSH e finalizon këtë frymë anti-shqiptare me largimin nga PDSH-ja, ish-Komandantin dhe deputetin tonë Daut Rexhepi-LEKA. Vallë a mund të mendohet se edhe rasti i Daut Rexhepi-LEKA është rastësi apo ...?
Z.Thaçi, sharron thellë kur thotë se edhe deputetët e larguar nga kjo parti na qenkan plehra të historisë shqiptare! Mos z.Menduh Thaçi na qenka vlerësues i figurave historike?! I cili dëshiron të identifikojë veprimtarinë e tyre në bazë të ndëgjushmërisë të shijeve personale-partiake. I rikujtojmë z.Thaçi të mos ngutet me historinë, sepse historia shkruhet në bazë të vlerave.
Deklaratat e z.Thaçi janë ofenduese, identike si deklaratat e z.Ali Ahmetit, i cili ushtarët e UÇK-së i quan miza, duke e quajtur vetveten shqiponjë. Siç duket për këtë të fundit, pra, z.Ahmeti edhe bastisjet, malltretimet dhe burgosjet në masë të madhe që janë bërë dhe që janë duke u bërë familjeve shqiptare dhe ish-ushtarëve të UÇK-së, na qenkan punë mizash?! Shihet qartë se dy liderët e dy partive kryesore shqiptare për një çështje janë të koordinuar për tu LIRUAR nga ish-ushtarët e UÇK. Sepse ashtu më lehtë depërtojnë te objektivi i tyre MADHOR, që është pjesëmarrja në pushtet, dhe servilizmi ndaj bllokut maqedonas.
Në përfundim i rikujtojmë opinionit të gjerë shqiptar se në vitin 2001, ne ish-ushtarët e UÇK-së, me në krye të nderuarin Komandant LEKËN, ishim të suksesshëm në të gjitha betejat, andaj krenohemi me një komandant të tillë që kishim. Shërbimet tona për popullatën vazhduan edhe pas përfundimit të luftës. Që nga vitit 2001 e deri më sot, në zonën tonë (Tetovë-Jazhincë) nuk ka patur dhe nuk ka vjedhje, plaçkitje me armë, kidnapime, rrezikime pronash, reketime, apo dhunime. Për skaj të gjitha këtyre që u përmendën qëllimi kryesor dhe i arritur nga ana jonë ka qenë ruajtja e dinjitetit, moralit dhe nderit të familjes shqiptare. Andaj nuk do të lejojmë askënd që të hedhë baltë mbi figurat dhe veprat e ish-ushtarëve të UÇK-së, në veçanti mbi personalitetin e Komandantit, sot deputet z.Daut Rexhepi-LEKA.
Shoqata për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës
Tetovë, 03.01.2009
Reagim nga ish-ushtarët e Batalionit të parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare U1_REAGIMI

Dërgoi për ZSH: Urim Gjata
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi