Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shteti në udhëkryq dhe veriu jashtë kontrolli

Shko poshtë

Shteti në udhëkryq dhe veriu jashtë kontrolli Empty Shteti në udhëkryq dhe veriu jashtë kontrolli

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 29, 2009 11:59 pm


Shteti në udhëkryq dhe veriu jashtë kontrolli29 Gusht, 2009
Shteti në udhëkryq dhe veriu jashtë kontrolli Ndarja_nenlajmet
Shteti në udhëkryq dhe veriu jashtë kontrolli 13x13bardh
Veriu mbetet skena e konfrontimit shqiptaro-serb apo eulexo-shqiptar. Policia e EULEX-it ndal Policinë e Kosovës. Rrëmujë e vërtetë në këtë pjesë të Republikës që në fakt nuk frymon asgjë me shtetin kosovar.
Kosova vazhdon të përballet me sfida të forta brenda vendit dhe në raport me fqinjin e saj, Serbinë.
Republika jonë, ndonëse në vitin e dytë të pavarësisë, vazhdon të humbasë miliona euro vetëm nga Serbia, shteti fqinj që edhe s’njeh shtetin kosovar, por e cenon vazhdimisht sovranitetin tonë. Dëmi ekonomik është i rëndë, përveç ndërhyrjes në organizimin e brendshëm territorial, juridik dhe politik. Kaluan javë, muaj dhe diskriminimi tregtar vazhdon t’u bëhet njësoj bizneseve kosovare, ndonëse ka një CEFTA dhe ka një pakt rajonal të bashkëpunimit në tregti. Shteti i Kosovës edhe më tutje është i shkelur.
Në anën tjetër, veriu edhe më tutje mbetet oaza e kontrabandës jo vetëm në territorin kosovar, por në krejt rajonin. Askund, në asnjë shtet tjetër, nuk ka një zonë të tillë të hapur për kontrabandistët. EULEX-i është atje, por ende s’i ka treguar muskujt, ose siç duket kaq i ka.
Problemet janë këto, fare të prekshme dhe të zgjidhshme, por nëse shfleton gazetat, ose sheh lajmet në TV, sa pak gjen qoftë edhe grimca nga këto brenga. Kosova jonë e dashur po humb miliona dhe pakkush e ngre zërin.
Shteti ynë i pavarur dhe sovran e ka të vështirë të ecë përpara nëse vazhdon kështu të tolerojë shkeljet, diskriminimin, vjedhjen e përditshme të buxhetit.
Ata që janë në krye duhet të veprojnë, ose të tregojnë se pse nuk e bëjnë një gjë të tillë. Jemi a s’jemi shtet? Historia përsëritet në veri të Kosovës, ndërsa shpëtimi, si duket, pritet nga bashkësia ndërkombëtare. Por, ky shpëtim ka kosto, siç mund të jetë, për shembull, protokolli që cenon interesat kosovare.




Shteti në udhëkryq dhe veriu jashtë kontrolli Ndarja_nenlajmet
fazli
29 Gusht, 2009 më 09:44:41
te paramendohet shqiptaret e presheves te bejne ksi rremuja nene lugine per nje kohe shum te shkurt nuk do te mbesin nje numer i vogel i shqiptareve duke u debuar nga aparati shtetror i serbis dhe nga terrori shtetror,qe kjo gje kandodh ne te kaluaren dh ndodh edhe ctash ne kosove shkit bejn shka te dojn dhe nuk kane frik nga shteti

Shteti në udhëkryq dhe veriu jashtë kontrolli Ndarja_nenlajmet
Kush kend po e tradhëton në Kosovë?!
29 Gusht, 2009 më 21:18:27
Qka po ndodhë me ne Shqiptarët?Si është e mundur,dhe kush ësht kjo dorë e TRADHËTARE,që ua ka hapur të gjitha dyert UDB-s dhe Strukturave Paralele serb të zhvillojn zgjedhje të LIRA në të gjitha nivelit e pushtetit shtetëror për serbi!në gjith teritorin e Republikës së Kosovë,kto struktura ishin dhe janë dora policisë dhe e sigurimit të serbis që punojn e luftojn lirshëm për shkatërrimin e çdo gjëje shqiptare,dhe shtetërore në Kosovë?!
Si mos të jetë e indinjuar Vetvendosja, dhe populli Shqiptar kur qeveritarët e Kosovës,burgosin dhe dënojn Veprimtarët shqiptar të mbrojtjes së Kosovës,kurse ju sigurojn veprim të lirë UDBASHVE dhe bashk me UDBASHËT e Serbisë po“kullosin”gjith pasurit e tundshme e të patundshme të Kosovës?!
Ata që deri dje por edhe sot, përbeheshin në merita luftarake,tani se kanë për pes para të tradhtojn idealin kombëtar dhe interesat Shqiptare dhe Shtetërore!!!Ku janë ata Patriot,disident,të burgosur që vuajtën 40vjet nën regjimet serbo-sllave por që sot janë pajtuar me çdo Qudi që po ndodh në Kosovë?!
Patriotët,duhet gjithmonë si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqe,të mbeten të palëkundshëm.Përndryshe“e voluimi” vetëm me ardhjen tyre në pushtet, konsiderohet jo vetëm devijim i thjesht por edhe tradhti ndaj shokëve,ndaj popullit,edhe ndaj atdheut!!!
Ndaj kush po e tradhton sot Kosovën?!
Populli Shqiptar nuk mund të besoj,se Vetvendosja ësht ajo!!!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi