Kush është vajza të cilën në 19:30 e presin në “randez-vous” mbi tre milionë shqiptarë!
Faqja 1 e 1

Nefail Maliqi, Bota Sot
Bisedë me shkas me Ramize Murtezin – Shala
Ramize Murtezi - Shala spikere e njohur e RTK-së
“Të jesh gazetare, në këtë rast spikere në një televizion, nuk mjafton vetëm bukuria, por është shumë e rëndësishme për të mos dukesh shumë keq dhe të kesh talent dhe artikulim të qartë gjatë të folurit.” Thotë për kombëtaren “Bota Sot” bashkëbiseduesja dhe kolegia jonë Ramize Murtezi-Shala., gazetare e RTK-së e cila qe plot dhjetë vjet me mjaft sukses dhe admirim prezanton lajmet para miliona shikuesve shqiptarë.
Emri, apo më mirë të themi zëri dhe fytyra, pse jo edhe bukuria e Ramize Murtezit-Shala nuk është e panjohur për opinioni shqiptarë, sidomos për ata të cilët ndjekin për çdo ditë lajmet e RTK-së. Themi bukuria dhe zëri i saj radiofonik, meqë ndër shumë kushte tjera, si kushte themelor për t’u pranuar në një medium televiziv, kandidati duhet të posedoj zërin e bukur dhe të rrjedhshëm dhe padyshim bukuria, për çka Ramizes nuk mungojnë këto “kushte” të perëndisë të cilat kondicione ‘fatmirësisht” nuk vlejnë për gazetarët e shtypit…
Spikeret e mira lindin në çdo 100 vjet
Ramizja ka lindur në Preshevë. Pas mbarimit të shkollës së mesme ne QA Skënderbeu në vendlindje, babai i saj profesor Rafet Murtezi (Miratoc) e kishte regjistruar në Universitetin e Prishtinës. Para se të punonte në disa gazeta të përditshme, ku kishte bërë një përvojë të mirë në fushën e gazetarisë ajo si student kishte punuar në disa kanale televizive dhe që nga viti 2001 e deri sot Ramizja i ka mbetur besnike RTK-së. Janë të rrallë bashkëshortët me një profesion sikur Ramizja me Mentor Shalën të cilët punojnë bashkërisht si kolegë në një shtëpi mediale. Ramizja me Mentorin megjithëse një qift i ri dhe simpatik kanë dy fëmijë Atisin 7 vjeçar dhe Janën 2 vjeçe e gjysmë. “Në përgjithësi në mediat vizuele, pra sikur edhe tek ne në RTK sikur gazetari, si prezantuesi kur hyn në test për t’u pranuar në punë, obligativisht duhet të testohet edhe para kamerës, jo për bukuri por, se si din të gjendet ai apo ajo, para kamerës. Mund të jesh shumë e bukur por të mos dish si te sillesh para kamerës nga të shikojnë shumë shikues. Të jesh gazetar, në këtë rast spikere në një televizion, nuk mjafton vetëm bukuria, por është shumë e rëndësishme është për të mos dukesh shumë keq dhe të kesh talent dhe artikulim të qartë gjatë të folurit….” thotë për kombëtaren “Bota Sot” bashkëbiseduesja dhe kolegia jonë Ramize Murtezi-Shala., gazetare e RTK-së e cila qe plot dhjetë vjet me sukses dhe admirim prezanton lajmet para milionë shikuesve shqiptarë. Duke shpjeguar për punën e përditshme profesionale të saj në vazhdim të bisedës sonë Ramizja shpjegon se “të jesh spikere e mirëfilltë duhet të dish të gjendesh në situata të ndryshme të cilat të imponohen gjatë prezantimit të drejtpërdrejtë. Ne gjithmonë duhet pasur parasysh se je në transmetim të drejtpërdrejtë dhe se ke punë me teknikë, dhe për një moment mund të prishet diçka apo diçka nuk shkon mirë, dhe je ti e vetmja që duhesh të mendosh si të arsyetosh para shikuesve, çfarëdo problemi që ndodh qoftë ai edhe teknik. Prandaj dua të them se të jesh gazetar i mirë, në këtë rast spikere, ashtu siç e kërkon publiku, ky profesion është sa i dashur dhe joshës nga të rinjtë e të rejat tona, po aq është edhe me përgjegjësi…”. Sipas koleges Ramize Murtezi-Shala për të qenë gazetar i mirëfilltë paralel me shkollimin paraprak duhet të këtë edhe talent. Ramizja pajtohet se “gazetarët lindin gazetar dhe talent”. Duke e ngacmuar në shaka bashkëbiseduesen tonë i themi se “sipas jush Ramize d.m.th spikeret lindin në 100 vjet njëherë ?” Ajo duke qeshur thotë “unë nuk po them ashtu, por nëse ju kontaktoni ashtu ok-ej po lëmë ashtu”….
Kisha fat dhe nder të madh të komunikoj para miliona shqiptarëve lajmin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
Se cilat momente mund t’i veçonte ajo gjatë punës së saj profesionale, si spikere, a po cilat lajme ajo i lexon me vështirësi dhe cilat lexon më kënaqësi apo si thuhet tek ne më me zemër. Bashkëbiseduesja jonë Ramize Murtezi-Shala shpjegon se “në profesionin tonë kemi raste, momente interesante, emocionale, pikëlluese,të gëzueshme...etj..Përkundër faktit se ne mundohemi që të mbaj emocionet apo neutralitetin megjithatë ato nuk mund t’ i përmbahemi dhe të shumtë e rasteve i themi këto rregulla, meqë edhe ne jemi njerëz dhe kemi emocione. Për shembull lajmet e mira i lexojmë me lezetshëm se lajmet e hidhura, ta zëma ato të ndonjë vdekje apo aksidenteve. Apo ta zëmë si të mos e lexojmë një lajm të mirë, si ato me karakter kombëtar, siç ishte Shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008. Pra, rasti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës definitivisht ka qenë momenti më i lumtur besoj për të gjithë. Është e pamundur t’i rezistosh një gëzimi të tillë një kurorëzimi të përpjekjeve shekullore të popullit të Kosovës. “Lajmin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 e kam lexuar me zemër dhe veç sa nuk më dolën lotët nga gëzimi, pas lajmeve thash me vete..edhe mos punofsha më si gazetare nuk do të pendohesha”, thotë spikerja Ramize Murtezi Shala.. Pastaj, siç thotë një proverb i yni, ku dhemb dhëmbi aty shkon edhe gjuha, prandaj, kur lexoj diçka për Preshevën, vendlindjen time..zëri pak me del i kthjellët dhe nostalgjik..” thotë Ramizja duke qeshur. Për fund të bisedës sonë me bashkëbiseduesen tonë, njëherësh kolegen dhe spikeren simpatike Ramize Mirtezi-Shala e pyetëm se çfarë mendoni për profesionin e gazetarisë ne vendin tonë dhe sa i përshtatet ky profesion femrës sonë ajo përgjigjet se “Unë mendoj se gradualisht po shkojmë drejt vetëdijesimit dhe ardhjes së një fryme të re në gazetarinë në përgjithësi. Jam e mendimit se nuk ka profesion të cilën do të mund ta bënte një mashkull e jo një femër. Krejt çka duhet të kesh, është vullneti, guximi dhe paanshmëria.. Nëse i ke këto tri gjëra, e besoj se gjithmonë mund të jesh gazetarë i mirë qoftë mashkull apo femër. Mua më vjen keq të flas ndaras për femra e ndaras për meshkuj. Të dy gjinitë i shoh shumë të barabarta në çdo aspekt prandaj e thash edhe në fillim nuk ka profesion që meshkujt e ushtrojnë e femrat s’mund ta bëjnë dot ..”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bleta Gashi:Kush është vajza nga Kosova që tentoi t’i bashkohej ISIS?
» Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u?
» Miranda Haxhia:Kush është Zhozef Fushèja i politikës shqiptare?
» Mentor Thaqi:KUSH SHET KOMB E IDENTITET, SE KUSH HAMOMI ËSHTË, NUK E DIN AS VET![/
» Arif Demiri:KUSH ËSHTË KUSH TEK SHQIPËTARËT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi