Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Kali fanatik dhe gomari ballkanik

Shko poshtë

Baki Ymeri: Kali fanatik dhe gomari ballkanik Empty Baki Ymeri: Kali fanatik dhe gomari ballkanik

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 1:11 am

Baki Ymeri: Kali fanatik dhe gomari ballkanik U1_BakiYmeri
Kali fanatik dhe gomari ballkanik


O Sali Kabash Kaba me flamurin pa shkaba! Me këtë shkrim injorant që shkon në favor të talibanizmit ballkanik e ke përmjerë totalisht. Nuk e dimë në je ishdrejtori i Republikës së famshme, por po e shohim tani se fama jote shkoka duke rënë nga kali në gomar dhe nga gomari në kandar, për tu bindur se idetë tua të mbrapshta kundër Katedrales së Kombit nuk peshokan asnjë gram, aq sa të peshon truri që ta kanë dehur kameleonët e titizmit me gotat islamiste të antishqiptarizmit. Çfarë shqiptari je zotrote që shkon e ngucesh te Katedrala e Kombit dhe hesht kur vjen fjala për ulërimën e altoparlantave që ia prishin qetësinë Kosovës në momentin kur ajo ka nevojë për njohje ndërkombëtare e jo për llomotitje fetare. “Kosova nuk ka nevojë për talibanë”, shkruan Sami Repishti te Zemra Shqiptare ndërsa zotrote e inspiron dembelizmin ballkanik përmes ideve tua retrograde kundër Katedrales së Kombit, idenë për ngritjen e së cilës e ka hedhur për herë të parë Ali Podrimja.
Tekefundit, ç’mund të presish nga sojsorrollopi i pijanecit të dështuar me të cilët askush nuk flet! Duke i parë publikisht mendimet tua qyqare, vogëlsinë dhe cektësinë tënde mendore, nuk besoj se me një njeri të tillë të shkretë mund të komunikojnë njerëzit e zgjuar, e madje as të afërmit e farefisi më i gjerë! Ç’mund të presish nga një intelektual injorant që shkruan me shpirtligësi talibaniste kundër faltoreve të të parëve tanë, kundër kishës katolike shqiptare, kundër Katedrales së Kombit! Ç’mund të presish prej një ateisti të shquar që bie nga gota e rakisë në natën e errët të kriminelëve shqipfolës të talibanizmit ballkanik që kallin shtëpitë shqiptare në Kosovë! Verbërimi yt njerëzor shkon deri aty sa i frymëzon islamistët e Forumit të të Rinjve Muslimanë të Kosovës dhe disa antishqiptarë të çmendur të forumit Çamëria që shajnë e fyejnë figurat e kombit. Mohimi i të drejtave të një komuniteti fetar shqiptar, sic është katolicizmi, që shprehet me urrejtjen tënde patologjike ndaj ndërtimit të Katedrales në Prishtinë, duke e bërë të çaligjshme dhe duke e krahasuar atë me kishën ortodokse të pushtuesve serbë, tregon se deri ku mund të shkojë fantazia antishqiptare e mendjes dhe ndërgjejgës sate të sëmurë. Ja se ç’mendim kanë intelektualtë tanë me mëndje të çiltër për fenë e ndritur të të parëve tanë! (Baki Ymeri)

Emri dhe feja që do të mbahen mend

I dashur dhe i shtrenjti im vëlla poet, Baki! Letrën tënde të fundit e mora dhe e lexova me një frymë si çdo letër tënden, si çdo shkrim tëndin, që për mua kanë peshë të madhe kombëtare dhe artistike, ato janë shkëndija të përjetshme dhe vetëtima jete, sepse burojnë nga një shpirt fisnik dhe sublim, nga nje sensibilitet i rallë njerëzor dhe jetësor, sepse tërë jetën ia kushton çështjes së shenjtë kombëtare porsi Atenagora, Nëna Terezë, porsi Bogdani, Matrëngu, Thimi Mitkoja, Asdreni e Noli, sepse jeta jote është një kalvar vuajtjesh dhe durimi porsi udha e Jezusit, sepse je flijuar në emër të tjerëve, në emër të idealeve të larta e të shenjta kombëtare dhe njerëzore çfarë janë Gjuha, Atdheu dhe Liria. E unë ndaj teje kam një lutje të zjarrtë që të mos merresh me tyrlifarë mahluki, pisi, teknefesi e ahmaku, se të tillë sa vinë e shumëzohen në hapësirën tonë, e duan të na gjejnë prejardhjen në xhihadin islamik, se neve asgjë nuk na bashkon, as me sllavët, as me myslimanët, se këtyre ua kemi parë sherrin dhe shfarosjen gjatë gjithë historisë sonë mijëravjeçare. Ta them shkurt se falë të Madhit Zot, shtëpia më qoftë larg këtyre maniakëve islamikë çfarë është psh. njëfarë gjysmëintelektuali titist, Milazim Krasniqi, e disa kunguj tjerë çfarë nuk mungojnë tek ne, dhe për këtë tërë kohën Europa po mban pulsin mbi ta. Ata fort mirë na njohin, se me këto ide të tyre primitive e arkaike askund nuk mund të shkojmë, as të gjallojmë, se rruga e tyre na shpie në humnera të pafundme. Të parët tanë, Ilirët, dihet historikisht se e pranuan krishtërimin, se pagëzimin tonë e kemi nga kjo fe, se ne jemi të krishterë e asgjë nuk na lidh as bashkon me islamin.
Kjo nuk domethënë se unë jam kundër islamit, porse të parët tanë, intelektualët më të ndritur të kombit tonë dolën nga kierarkia kishtare. Mjafton të përmendim Buzukin, Lekë Matrëngën, Pjetër Bogdanin, Fishtën, Mjedën, Lasgushin e ndonjë tjetër që na mësuan dhe ndritën rrugën tonë, e për fat të keq, në mesin tonë po lulëzojne ca maskarenj që po pështyjnë në fugurën e shenjtë dhe hyjnore të Nënës Tereze, që gjithë jetën është lutur për dashurinë, mirësine dhe paqën në mesin tonë. Po, i dashur dhe i shtrenjti im miku poet ! Nuk mund ta ndryshosh këtë botë të praptë dhe të paudhë. Nuk mundi ta ndryshojë as Noli ynë i madh, as Faik Konica, as Asdreni, e as Ti dhe unë, po megjithatë ne duhet të luftojmë me të gjitha mjetet intelektuale të mbrojmë etimologjinë dhe origjinën tonë prej nga vijmë, e jo të na quajnë te huajtë shtet islamik, popull islamik, se islami paraqet vetëm një imazh të lënë nga javashllëku otoman, se ata mjerisht lanë gjurma tek ne 500 vite, ai imperium i së keqes së madhe.
Të lutem të mos bezdisesh për këta laro dhe bisha të egra që vijnë e shumëzohen, sepse Ti je dikush që ke kontribuuar në fushën e dijes, artit dhe të shkencës, se tërë jetën e ke vënë në shërbim të Atdheut. Së këndejmi, i lumi ai popull që ka bij të tillë të vetëdishëm! Unë krenohem me Ty që të pata koleg të studimeve, që të njoha, që u miqësuam, sepse Ti dhe Isaku (Ahmeti) jeni miqt e mi të rallë. I dashur vella Baki, Sigurisht se pajtohem teresisht me Ty që ta botosh këtë shkrim në faqet e Zemrës Shqiptare dhe diku gjetkë, që të marrë vesh bota se kush je ti dhe çfarë ke bërë për identitetin dhe qenien tonë kombëtare dhe kulturore në Rumani, duke përhapur gjuhën, zakonet, traditat dhe kulturën shqiptare. Unë të kam shkruar edhe më parë se kush je dhe çfarë ke bërë për çështjen tonë të shenjtë kombëtare, për gjuhën, lirinë dhe vlera të tjera të shenjta, që ke ruajtur me besnikëri dhe xhelozi këto vlera, që askurrë nuk do të vdesin.
Baki i dashur! Veprën time ende të pakryer ta dërgova DITARIN, të cilin e kam mbartur vite me radhë, që të çlirohem nga ai duf e mall që më përvëlon për Atdheun, Arbërinë e tërë. Të lutem të mos merresh me tyrlifarë mahluki e teknefesi. Dhe është e dhembshme dhe tragjike kur gjithnjë e më tepër ka tendenca të na kthejnë në ISLAM, po ta kuptosh një gjë përgjithmonë edhe Ti edhe unë edhe kushdo se çështja e besimit është çështje e lirë dhe vetanake, e të mos harrojmë asnjëherë dhe askurrë se ne jemi SHQIPTARË edhe përkah gjuha edhe përkah kombi, e neve me të vërtetë edhe na duhet FEJA edhe s’na duhet fare, po të parët tanë, stërgjyshërit tanë ishin KRISHTERËT, e feja islame na është imponuar me imperiumin osman që zgjati pesë shekuj, po të krahasosh Osmanët me Serbët është një dallim i madh, se hegjemonia serbomadhe pati një synim, të na zhdukë nga faqja e dheut gjithçka ç'ishte shqiptare. Me mallin e vëllait në mërgim, Mazllumi (30 gusht 2009)

Fragmente letrash nga mërgimi dhe Kosova:

Ky zoteri (Sali Kabashi), deri sot eshte fshehur nen veladonin e priftit katolik, nen kulmin e kishes se tij, por ja qe sot, fatkeqesisht na qenka semure. I semuri i Bosforit...(Sarë Gjergji) Përshëndetje z. Baki Ymeri. Një mik imi nga Italia më shkruen të ti dergoj disa shkrime që i ka bërë ish/pijaneci pervers dhe tash islamisti i çmendur, Sali Kabashi. Ja unë po ti dergoj të gjitha. Lexoji me vemendje të gjitha! (Ismail Enveri). Mjerë ti o Salihooooo! Mos të ka zënë ramazani apo gjithnjë ke qenë i këtillë...taliban! Po më dhimbset koha që e humba duke të lexuar dhe parashtroj pyetjen në je patriot apo idiot! Vetëm njerëzit e sëmurë shkarravisin kështu e i thonë botës Hej, unë jam i marri, ai që kam qenë gjithmonë, një hiç, kurrkush, asgjë, i shkretë. Turp dhe jazëk i qoftë këtij pijaneci titist! Si ka mundësi që nji njeri të ketë shpirt kaq idiot të vjellë kësi llojë vreri kundër vlerave kombëtare dhe kundër identitetit tonë kulturor e kombëtar! (Skënder Daka)

Argumente demente të sakramenteve ballkanike, botuar në blogun talibanist të Çamërisë:

Rrënojnë hapësira universitare e shkollore për të ngritur kisha e katedrala. Dy ngrehina religjioze politike - provokative e të dhunshme.

Nga Salih Kabashi

Një kishë ortodokse e një katedralë përmasash piramidale në qytetin ku pothuajse nuk ka ortodoksë dhe ku jeton një pakicë krejtësisht e vogël katolikësh. Të dyjat të ndërtuara pa asnjë procedurë ligjore, pa asnjë respekt prone të tjetërkujt, pa leje ndërtimi, krejtësisht dhunshëm dhe me paratë e atyre që kurrë nuk do t’u hyjnë në punë as njëra as tjetra. Serbia millosheviqiane e pat ngritur kishën në hapësirat universitare, ndërkohë që katedralja po ngritet në vendin ku Prishtina kishte gjimnazin e famshëm të saj.
Paratë për ndërtimin e kishës ortodokse, Serbia i siguroi me plaçkitjen me dhunë dhe të reketit mujor nga të gjithë shqiptarët e besimit islam në Prishtinë. Ndërkohë katedralja pokështu po ndërtohet me paratë e shqiptarëve muslimanë, të cilëve me këtë rast po u zhvasin paranë me dredhi e mashtrime... Ndërtimi i kishës ortodokse ishte një provokacion serb. Me të Serbia donte të tregonte se e kujt është Kosova. Katedrala në ndërtim pokështu është një provokacion i fundamentalistë ve katolikë dhe i disa naivëve, pallavraxhinj dhe shtirakë shqiptarë.. Kishën ortodokse serbe në afërsi të Bibliotekës Universitare e patën paralajmërur dhe inkurajuar intelektualë të mëdhenj serb, të cilët donin që Kosova të kishte aq kisha sa kishte ajo banorë ortodoksë.
Katedrala në Prishtinë, është paralajmëruar pokështu nga disa intelektualë, kësaj radhe shqiptarë që vetëm një dekadë më parë deklaroheshin më ateistë se Marksi e Engelsi bashkë. Qëllimi i këtyre të fundit ishte të mashtronte shqiptarët e Kosovës se gjoja ajo për t’u bërë e pavarur dhe për të qenë evropiane duhet më parë të bëhet katolike...Kisha stërmadhe ortodokse në kryeqytetin e Kosovës ishte një monument për nder të satrapit më të madh të Evropës pas luftës së dytë botërore. Mega-katedralja që fshiu nga faqja e dheut një shkollë dhe që dëshiron të fshijë nga memoria kombëtare edhe një histori të iluminizmi kosovar, u nis si një monument që donte t’i ngriste vetes bashkëqeverisë si shumëvjeçar i Millosheviqit në Kosovë.
Frymëzuesi i ndërtimit të kishës ortodokse në Prishtinë dhe i shumë kishave nëpër Kosovë, ku gjatë historisë nuk kishte pasur kurrë të tilla, vdiq e shkoi për turp duke lënë shkretë projektin e tij hegjemonist si dhe duke lënë bosh shumë nga binatë e tij religjioze të ngritura në tokë të tjetërkujt. Frymëzuesin e ndërtimit të katedrales katolike në Prishtinë, në ceremoninë e hedhjes së baltës së themelit, e patën sjellë për krahësh. Aty ai pat nisur një fjalim, të cilin nuk pat mundur ta përfundonte, jo vetëm për shkak të erës që frynte dhe ia merrte fjalët e tij, por edhe për shkak të ngjirjes së zërit dhe të kollitjes ngulfatëse, të cilat ishin isharete të sigurta të largimit të tij të shpejt e përfundimtar jo vetëm nga postet e shumta që mbante, po edhe nga vetë kjo dynja. Dhe ai, pas pak javësh, edhe pat ikur. Për gjynah dhe - pa lavdi. Mbas tij mbeti një vepër e e nisur e sherr-budallenjve joevropianë, e gjoja intelektualëve të Prishtinës.
E përbashkëta e parë e dy godinave religjioze në Prishtinë, ortodokse e katolike, është se që të dyja janë ndërtuar dhe po ndërtohen në tokën e huaj. E përbashkëta tjetër është se që të dyja janë ngrehina politike. Duke dashur të dëshmojnë për diçka, të dyja këto bina të ndërtuara me para të zhvatura nga shqiptarët, nuk paraqesin gjë tjetër pos dëshmi të rrejshme. Natyrisht se janë edhe dëshmi të shkeljes së ligjeve të një vendi, të uzurpimeve pa leje dhe shëmtim e gjymtim i një vendi që edhe me kushtetutë është proklamuar republikan dhe evropian.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi