Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Kapitull i dështuar i një butaku ballkanik

Shko poshtë

Baki Ymeri: Kapitull i dështuar i një butaku ballkanik Empty Baki Ymeri: Kapitull i dështuar i një butaku ballkanik

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 1:25 am


Baki Ymeri: Kapitull i dështuar i një butaku ballkanik U1_BakiYmeri
B. Ymeri (student në Vienë)
Kapitull i dështuar i një butaku ballkanik




Thonë se në histori triumfojnë guximtarët e jo përtacët. Guximin e Dr. Xhelku Maksutit për të shkruar Kosovën dhe Shqipërinë në revista profesionale rumune nuk e ka bërë as përfaqësuesja e shqiptarëve në parlament dhe as hija e saj që kryeredakton një fletushkë muri me sintagma sllave në titull (Prietenul albanezului). Ku ishin Oana Manolescu dhe Marius Dobrescu në kohën kur Dr. Xhelku Maksuti organizoi Marshin e solidaritetit rumuno/shqiptar në shenjë solidariteti me Kosovën martire, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (31 mars 1999)? Ku ishte Oana Manolescu në kohën kur i vajtën në redaksi një gazetar shqiptar nga Maqedonia (D. D.), një tjetër nga Kosova më vonë (K. D.) dhe një diplomat rumun në ndërkohë (Gh. B.), për ta intervistuar apo komunikuar me të? Jo për përtaci është fjala këtu, por për miq të rrejshëm të Shqipërisë, për mashtrimin e opinionit rumuno/shqiptar gjoja se paskan origjinë shqiptare për të gëlltitur buxhetin qeveritar të komunitetit shqiptar në emër të një grupi interesash, nga një grup joshqiptarësh që botojnë një revistë “shqiptare” dhe mbajnë një redaksi folklorike shqiptare pa asnjë shqiptar në gjirin e saj.

Ja edhe një lajthitje e re e një miku të mykur! Qeveria rumune derdh nam parashë për afirmimin e minoriteteve që kanë gjetur strehim në një vend mikpritës, ndërsa kryeredaktori i Mikut të shqiptarit (sic. Miku i mykur, tovarish Marius Dobrescu), pas shndërrimit të revistës së pseudodeputetes antishqiptare në një fletushkë muri që kultivon familiarizmin dhe kultin e personalitetit neokomunist, pas botimit të një monografie për shqiptarët e Rumanisë pa inkorporuar në faqet e saj figurën qëndrore të kulturës shqiptare të ditëve tona (Dr. Xhelku Maksuti), pas orvatjeve të kota për t’ia zhveshur identitetin shqiptar iluministit të parë shqiptar (Naum Veqilharxhi), pas nënshkrimit të një komunikate proserbe kundër bombardimeve të NATO-s (1999), pas dëbimit të shqiptarëve nga trojet e redaksisë së revistës Miku i shqiptarit (sic. Miku i mykur), pas/e/pas/e/pas, vazhdon të çalojë në fushë të devalvimit të vlerave shqiptare edhe përmes monografisë Historia e minoriteteve nacionale të Rumanisë (Material për profesorët e histoirisë, Bukuresht 2008).

Baki Ymeri: Kapitull i dështuar i një butaku ballkanik U1_IstoriaKështu, në rubrikën Njerëz të kulturës me origjinë shqiptare (fq. 193-196), rrëshqet profesionalisht duke i qitur në harresë tre figura të famshme (Asdreni, Xhelku Maksuti, Luan Topçiu), duke i inkorporuar në gjirin e kësaj vepre prej rreth 300 faqesh, dy emra që nuk kanë kurrfarë lidhjesh me origjinën shqiptare: vetveten dhe Oana Manoleskun. Të them se e ka cenzuruar edhe emrin tim, kjo mund t’i falet (?) ngase këtë e ka bërë në shenjë ahmarrjeje si pasojë e shpirtit të tij të lig, ligësi e cila vërehet edhe në surratin e tij me një buzëqeshje cinike prej butaku ballkanik, që mënjanë e përkthen Kadarenë, ndërsa në anën tjetër i përqesh shqiptarët e një feje tjetër, duke e anashkaluar në kapitullin e dytë (Elemente të identitetit) “Shqiptarin” e famshëm të Nikolla Naços, Xhelku Maksutit, Luan Topçiut dhe autorit të këtij shkrimi. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë nevojë për miq të rrejshëm. Jo ne e ndjejmë veten si viktimë e mashtrimeve të këtij dështaku të dështuar në fushë të falsifikimit të historisë së komunitetit shqiptar, por Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksia e revistës Shqiptari, buxheti qeveritar i së cilës derdhet në adresë të një organizate fantomë (Asociatia Liga Albanezilor din Romania), e njohur në faqet e shtypit shqiptar përmes dy sintagmave sintagmave metaforike: Liga e ligë, apo: Shoqata antishqiptare e Rumanisë). Baki Ymeri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi