Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shevki Sh. Voca: Riza Sh. Lushta, njeriu për të cilin meritohet të shkruhet më shumë

Shko poshtë

Shevki Sh. Voca: Riza Sh. Lushta, njeriu për të cilin meritohet të shkruhet më shumë Empty Shevki Sh. Voca: Riza Sh. Lushta, njeriu për të cilin meritohet të shkruhet më shumë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 12:57 am

Shevki Sh. Voca: Riza Sh. Lushta, njeriu për të cilin meritohet të shkruhet më shumë U1_ShevkiVocaRIZA SH. LUSHTA NJERIU PËR TË CILIN MERITOHET TË SHKRUHET MË SHUMË

Nga Shevki Sh. Voca

Riza lindi në Mitrovicë në një familje të pasur tregtare. Babai i tij Shabani i kishte dy fëmijë djalin Rizahin dhe vajzën Magbule. Me që i ati Shabani, ishte një tregtar i pasur dhe i njohur jo vetëm në Mitrovicë por edhe më gjerë, djalin e vetë Rizën qysh herët e dërgoi në shkollim në Shqipëri, sepse asokohe në Kosovë nuk ekzistonin shkollat shqipe. Në Tiranë Riza kreu shkollën fillore, dhe u regjistrua në shkollën e mesme teknike shqiptaro-amerikane, ku disa vjet më parë, po aty kishte mësuar edhe patrioti i madh dhe vendasi i tij atdhetari dhe veprimtari i pa kursyer i çështjes kombëtare, dashamiri i arsimit shqipe Bedri Gjinaj, me angazhimin dhe përpjekjet e të cilit gjatë viteve 1941-1944, u hapën shkollat shqipe në Mitrovicë dhe rrethinë. Ishte kjo e para shkollë profesionale politeknike në Shqipëri, e cila në literaturën e para luftës është quajtur, Shkolla Teknike Amerikane ose Shkolla e Hari Fulcit (Harry Trevly Fultz).
Lushta, qysh ende si i vogël ndiqte ndeshjet e futbollit tek fusha qendrore e qytetit. Por, si duket pasioni ndaj futbollit bëri që mos të vazhdoi shkollimin e mëtutjeshëm.
Kështu, ende pa kaluar shumë kohë Lushta arriti të regjistrohet në skuadrën që atëherë ishte më e mira në Shqipëri, në Sport Klub Tirana, në të cilën për kohë të shkurt u bë ylli i saj. Më 28 qershor 1936, shënohet ndeshja e parë e tij kundër “Vllaznisë”, e cila ishte me pikë të barabarta me SK Tiranën. Në këtë ndeshje Lushta shënoi tri gola, që ishin secili më i mirë se tjetri. Më pas ai u bë figura qendrore e Tiranës dhe për disa vite futbolli shqiptar do të kishte si emblemë Lushtën apo
Shevki Sh. Voca: Riza Sh. Lushta, njeriu për të cilin meritohet të shkruhet më shumë U1_RizaLushta
RIZA SH. LUSHTA 1916 Mitrovicë-1997 Torino
Lustrën, siç e quanin sportdashësit. Më 7 prill të vitit 1937, SK Tirana mundi skuadrën e Cetinës në fushën e saj me 7-0. Në këtë ndeshje Lushta shënoi disa gola duke u bërë tmerri i mbrojtjes dhe i portierëve. Po këtë vit 1937, ekipi i Lushtës u bë kampion shtetëror. Ai shpesh herë luante edhe për ekipin e Shkodrës, kur ata kishin takime jashtë Shqipërisë. Djaloshi Mitrovicas, me vrapimet e shpejta, me lëvizjet e mrekullueshme dhe me dinamikën që tregonte gjatë lojës, shpejt iu ra në sy njerëzve përkatës të futbollit shqiptar të atëhershëm, dhe si të tillë ata fare pa u hamendur e pranuan dhe e futën Lushtën të luaj në ekipin shtetëror të Shqipërisë.

Nga Shqipëria Riza Lushta kalon në skuadrën e Barit të Italisë. Dhe pas 15 ndeshjeve të suksesshme dhe një vit qëndrimi në Bari, ai kaloi në skuadrën e “Juventusit”, ku luanin lojtarë të mëdhenj botëror si Foni, Lokateli, Rava etj. Për te ishin të interesuar edhe ekipet tjera të njohura si Fioretina dhe Venediku, por Riza e zgjodhi Juventusin. Këtu qëndroi pesë vjet, prej 1940-1945.
Më 28 qershor 1942, në finalen e Kupës së Italisë, Juventus-Milano, me ç’rast fiton Juventusi me rezultat 4-2, Lushta i kishte shënuar tre gola, duke bërë që Juventusi të fitojë Kupën. Në vitin e njëjtë Riza Lushta u zgjedh lojtari më i mirë i vitit, jo vetëm i Juventusit por edhe të Italisë. Në çdo ndeshje të Juventusit Riza, ishte gol shënuesi më i mirë. Kështu me 15 gola të shënuara në vitin 1942, dhe 17 gola në vitin 1943, ai u bë golashënuesi absolut i kampionatit Italian ndërmjet lojtarëve të huaj. Gazetari i mirënjohur Kosovar i sportit Xhavit Kajtazi, në shkrimin e tij të mëhershëm me rastin e vdekjes së Riza Lushtës, duke shkruar për te mes tjerash thotë: “ Zaten nuk është rastësi që Riza të llogaritet ndër njëzet futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave të Juventusit.”
Stinoren e vitit 1945-1946, Riza luajti për skuadrën e Napolit, në të cilën e kaloi një vit të shkëlqyer. Ndërsa pas një vit angazhimi në skuadrën e Napolit, ai shkoi në Aleksandri ku qëndroi prej viti 1946-1949, dhe në 26 ndeshjet e luajtura i shënoi 13 gola. Në vitin 1949, duke u larguar nga Aleksandria Riza shkon të luaj në Kanë të Francës në të cilën i luajti tri kampionate, dhe në vitin 1951, e mbylli karrierën e tij sportive.
Kjo ishte sa i përket jetës së futbollistit të njohur Riza Lushta, që nga femëria e deri te fundi i karrierës së tij sportive. Ndërsa që një kohë pas lënies së futbollit Riza shkon në Amerikë, por i zhgënjyer me jetën dhe ambientin amerikan, siç kishte thënë ai vetë “se në Amerikë jetojnë duke shikuar secili hallin e vetë”, në ç’mënyrë Rizës kjo i kishte penguar shumë. Në vitin 1975, nga Amerika kthehet në Torino. Ndërsa Kosovën herën e fundit e viziton më 1963. Ishte mërzitur shumë kur në qytetin e tij të lindjes Mitrovicë, nuk i kishte takuar shumë shokë të mëhallës si dhe familjar të tjerë, të cilët ishin shpërngulur për në Turqi, dihet nga dhuna, persekutimet, ndjekjet dhe fushata tjera antinjerëzore që u bëheshin shqiptarëve nga ana e shtetit serbo-sllav. Qyteti sipas tij kishte ndërruar formën dhe pamjen, nuk i dëgjoja zërat dhe nuk i shohë figurat të cilët ma përkujtonin të kaluarën time të herë pas hershme në këtë qytet, u kishte thënë Riza të tjerëve.

Riza Shaban Lushta vdiq në Torino të Italisë më 25 janar të vitit 1997, në moshën 81 vjeçare. Për pak nuk arriti ta përjetoi Kosovën e lirë, për të cilin aq shumë e digjte malli
dhe për të cilin vazhdimisht i lutej Zotit që Kosovës dhe shqiptarëve tu falë rehatin dhe lirinë që e meritojnë.
Sot në Mitrovicë ekzistojnë dy stadiume të futbollit dhe, njëra prej tyre (e vjetra) mbanë emrin e Riza Lushtës, ndërsa tjetra i riu quhet me emrin e Adem Jasharit.
Shpresoj se ky shkrim i shkurt dhe modest të jetë shkak shtyrës që adhuruesit apo historianët e sportit shqiptar të hedhin ma shumë dritë rreth këtij dhe personaliteteve tjera të sportit shqiptar që në një mënyrë apo tjetër kanë lënë emër në sportin shqiptar dhe atë botërorë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi