Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

'Rrethim i hekurt' për nënat greviste!

Shko poshtë

'Rrethim i hekurt' për nënat greviste! Empty 'Rrethim i hekurt' për nënat greviste!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 6:30 pm

'Rrethim i hekurt' për nënat greviste!

Besnik Boletini
'Ne jemi 'rrethuar' si në burg. Është shumë e rëndë për ne që të qëndrojmë afër kontejnerëve me mbetjet mortore të më të dashurve tanë por ne jemi të shokuara me këto pengesa që po u bëhet mediave për të na vizituar, tha Nysrete Kumnova


'Rrethim i hekurt' për nënat greviste! KUMNOVA
Prapa grilave
Edhe pas insistimit tonë(vlerësim i gazetarit) për të hyrë vetëm për një vizitë të shkurtër, kjo gjë ishte e pamundur, ndërsa Nysrete Kumnova kryetare e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, prapa rrethojave të hekurta na tha duke qarë se “Ne jemi si në burg të morgut, afër kontejnerëve të morgut edhe familjarët për së gjalli po qëndrojmë si të burgosura”.


Edhe pse kanë kaluar dhjetë vite ende nuk është bërë asgjë për fatin e të zhdukurve si në gjetjen e tyre, por çka është edhe me e keqja edhe mbetjet mortore që janë gjetur në Kosovë dhe në Serbi nuk po identifikohen, ato rrinë në disa kontejnerë të cilët nuk plotësojnë as kushtet minimale që këto mbetje mortore të qëndrojnë aty. Të pa kënaqur me procesin e gjetjes së të zhdukurve dhe me mos identifikimin e tyre për gjithë këto vite familjarët kanë organizuar protesta, greva e forma të tjera për të shprehur pakënaqësinë e tyre dhe për të kërkuar që të zbardhet fati i të zhdukurve.
Urdhër nga lart: asnjë kontakt me media!
Para disa ditëve një grup i nënave që i kanë të zhdukur familjarët e tyre kanë organizuar greve para ndërtesës së Zyrës për Mjekësi Ligjore. Përveç vapës së madhe dhe kushteve jo të mira që gjenden nënat që protestojnë, ato edhe po maltretohen në mënyrë të pa mëshirshme, sepse atyre nuk u lejohet asnjë vizitë nga mediat.
Ne ishim për t’i vizituar këto nëna, mirëpo nuk na u la që të hyjmë brenda. Sigurimi i objektit të Mjekësisë Ligjore kishte marrë me shkrim urdhrin që mediat të mos lejohen të hyjnë brenda dhe t’i vizitojnë grevistet. Pra të tetë nënat që po bënin grevë mund të shiheshin vetëm nga rrethojat e objektit të mjekësisë ligjore, të cilat i përngjanin grilave të burgut, ndërsa ato rrinin në një tendë të vogël të habitura nga ky maltretim që u bëhej, pra të mos lejohen që të vizitohen nga mediat. Edhe pas insistimit tonë për të hyrë vetëm për një vizitë të shkurtër, kjo gjë ishte e pamundur, ndërsa Nysrete Kumnova kryetare e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, prapa rrethojave të hekurta na tha duke qarë se “Ne jemi si në burg të morgut, afër kontejnerëve të morgut edhe familjarët për së gjalli po qëndrojmë si të burgosura”.
Pasi që nuk na u lejua që të hyjmë brenda me kontaktuam Nysrete Kumnoven përmes telefonit, por ajo nuk e dinte arsyen përse mediat nuk po lejohen që të hyjnë dhe ti vizitojnë. “Është shumë e rëndë për ne që të qëndrojmë afër kontejnerëve ku qëndrojnë më të dashurit tanë por është edhe shumë e rëndë kur po i shohim së asnjë media nuk po mundet që të hyjë për të na vizituar”, u shpreh Kumnova.
Ndoshta mediat nuk lejohen për të hyrë sepse tregojnë gjendjen reale dhe vuajtjet e këtyre nënave dhe mos efikasitetin e institucioneve përkatëse për të identifikuar gjetjet mortore. Ndërsa familjarët lejohen që të hyjnë brenda. “Familjarët dhe vizitorët po i lejojnë të hyjnë por mediat nuk po i lejojnë që të hyjnë me siguri “dikush i lartë” i ka urdhëruar.
I kemi shpreh pakënaqësinë edhe tek anëtarët e Komisionit qeveritar për Persona të Pagjetur, dhe ata na thanë që do të marrin masa që ti lejojnë mediat për të hyrë, ata thanë që nuk është urdhër qeverisë. Për të na vizituar ka qenë kryetari i komunës së Gjakovës me gjithë stafin e tij, por mediat që ishin me ata nuk i kanë lejuar që të hyjnë”, theksoi ajo.
Gjetaj nuk di si kush ka ndaluar qasjen e mediumeve
Kryetari i Komisionit qeveritar për Persona të Pagjetur Prenk Gjetaj tha se nuk është në dijeni se dikush ua ka ndaluar hyrjen mediave atje. Ai tha se do të merr informacione për këtë çështje. Ndërsa grevën e konsideron si hap jo të mirë të këtyre nënave. “Nuk di për ndonjë pengesë të tillë, se përse nuk po lejojnë mediat që të hyjnë për t’i vizituar ato nëna greviste. Unë kam dërguar një delegacion për t’i vizituar ato dhe për t’u interesuar se a kanë ndonjë kërkesë gjatë qëndrimit të tyre aty. E di vetëm që vërtet ato kanë paralajmëruar grevën në shenj të pakënaqësisë së tyre me mos identifikimin e mbetjeve mortore dhe si formë të presionit kanë zgjedhur pikërisht qëndrimin në grevë. Një kërkesë e tillë është shtruar edhe tek shoqatat tjera dhe këshilli i 21 shoqatave tjera të personave të pagjetur. Ata e kanë shqyrtuar këtë kërkesë dhe nuk janë pajtuar me këtë formë, edhe ata kanë pakënaqësitë e tyre rreth kësaj çështje por nuk e kanë parë të arsyeshme që të hyjnë në grevë”, u shpreh Gjetaj.
Se deri kur do të zgjasë kjo grevë e këtyre nënave të familjarëve të zhdukur, kjo do të dihet nga rezistenca e tyre fizike e shpirtërore. Ato edhe ashtu janë të dërmuara shpirtërisht dhe tash ju mbetet që të dërmohen edhe fizikisht. Gjithçka që ndjejnë ato janë afërsia fizike me mbetjet mortore të më të dashurve të tyre. Ato shpresojnë se ndonjë prej mbetjeve mortore që gjenden në morg, janë kufoma të djemve të tyre të vrarë nga makineria serbe. Ato shpresojnë se me djemtë e tyre të vrarë do të takohen edhe njëherë për së gjalli, së paku në ditën e varrimit.
Ato, edhe ashtu të vrara shpirtërisht po e përjetojnë rëndë këtë “rrethim të hekurt” të një “urdhri nga lart” që nuk dihet se përse nuk po lejohen mediat që të bisedojnë me këto nëna greviste.
Dhjetë vjet më parë atyre u janë vrarë më të dashurit nga regjimi i egër serb.
Dhjetë më pas ato po bëjnë grevë për fatin e më të dashurve të tyre të vrarë nga policia serbe.
Po bëjnë grevë të rrethuara me tela me xhemba, si në burg, në “burgun” e morgut të Prsihtinës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi