Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj: Shteti ynë - R. e Kosovës ua vodhi mërgimtarëve mbi 300 milion euro vitet e fundit

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: Shteti ynë - R. e Kosovës ua vodhi mërgimtarëve mbi 300 milion euro vitet e fundit Empty Xhevat Rexhaj: Shteti ynë - R. e Kosovës ua vodhi mërgimtarëve mbi 300 milion euro vitet e fundit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 9:00 am



Xhevat Rexhaj: Shteti ynë - R. e Kosovës ua vodhi mërgimtarëve mbi 300 milion euro vitet e fundit U1_XhevatRexhajSHTETI I YNË-R. E KOSOVËS UA VODHI MËRGIMTARËVE MBI 30 MILION EURO VITET E FUNDIT

Nga Xhevat Rexhaj

Një njeri i “madh” i LDKsë më tha kështu“ Ai edhe ju të diasporës po kujtoni se na keni ba qirak, e tash po doni edhe me na msu se si duhet të qeveriset Kosova. Kqyrni e jetoni atje ku jeni se na shumë mirë jemi duke ecur përpara me demokraci!”, gjatë verës në shtetin tonë të quajtur Kosovë e pavarur, demokratike, sovrane dhe me kufijtë e garantuar nga pushteti i sotëm me Kushtetutë?!.

Nuk ishte kjo vetëm një këshillë dhe vërejtje, ishte edhe më shumë, ishte një shuplakë e madhe jo vetëm për mua por për qindra mijëra mërgimtarë që vërtet centin e fundit e ndanë për familjet e edhe më shumë për të ardhur liria e Kosovës. Ishte edhe një mesazh se ne të “ humburit “ në diasporë duhet të mos merakosemi për shtetin tonë të “fuqishëm”, ishte mesazh se ne duhet ta mbullim gojën, ishte mesazh se duhet të trusim b... e ta harrojmë Kosovën, kështu si ky miku i im mendojnë fatkeqësishtë shumë politikuaj dhe intelektual që na kanë mjelur me vite dhe vetë kanë krijuar nmirëqenje dhe pasuri duke u shetitur vendeve evropiane me lekët tonë.

Thënë t¨üe drejtën gjatë pushimeve në Kosovë shpesh ballafaqohem me këso anomalish të shpeshta, nuk e di se pse ua kemi zanë udhen ne mërgimtarët, besoi se nuk e kanë nga frika që ua zëmë karrigat se ashtu se ashtu i ruajnë me armë bythët e veta e e rrjepin popullin, por mendoi e kanë nga zilia se kanë mbetur të pa transformuar kanë mbetur peng i një ideomanie se ata kanë ditur dhe dijnë ende, por çka, nuk e dinë as vetë se vërtet janë budallakavë totalishtë.

Po athua ky shtet që edhe nga ndihma e jonë përfitoi dhe përfiton çka po ju ofron mërgimtarëve, sherbime të mira, jo, mikpritje jo, oferta për biznesë të shendoshë jo, po pse pra edhe neve mos të kritikojmë e të kërkojmë më shumë nga ta. Ata, pushtetarët duhet ta dijnë se ne kurr nuk do të dekurajiohemi nga ta, nga hajnit e tyre, nga rrenat e tyre, nga korrupcioni i tyre dhe nga shitja e interesave kombëtare nga ana e tyre. Ata duhet dhe do ta kupotojnë se edhe ne kemi hise në Republikën e Kosovës dhe në të ardhmën do të jemi më të organizuar që të vëjmë në lëvizja shumë çka që hajnat e djersës së popullit do të largohen nga jeta politike dhe do të mbesin të kujtuar si profiter të paqës dhe luftës në kurriz të kombit.

Ka me qindra vërejtje dhe marri që ishte dashur të shkruhen për marifetlleqët e atyre në Kosovë, por nuk po ipet mundësia sepse edhe thuaj të gjitha gazetat janë tër shitura te Qeveria që mos të publikojnë kritika dhe vërejtje marifet tipik komunist enverist.

Unë do të ndalem vetëm në një hajni të pastër që po u bëhet mërgimtarëve vitet e fundit. E kjo ka të bëjë me kinse pagesën 50-70 euro për sigurimin e automjetit, anomali në vehte dhe marri e pushtetit. Të jem i drejtëpërdrejtë, gjatë vieteve të luftës e kisha të dëgjuar nga shumë mërgimtarë( ngase vetë isha i privuar të udhëtoja për në Kosovë) se gjatë udhëtimit nepër Serbi kalonin me disa marka në atë kohë duke ua dhënë policëve serbë( mos ta merr dikush se po flas për të mirë për Serbin ngase dikush e lexon vetëm këtë fjali për...), e sot nëse udhëton nepër Mal të Zi ata ti marrin 10 euro një lloj takse, nderas tek futesh në kufirin ku të presin policet tanë së pari duhet të afrohesh në sportel dhe të paguash gjobën e madhe 50-70 euro për mirëseardhje në Kosovë mërgimtarë të dashur. E ne mëwrgimtarët si gjithherë duarshlirë duke u qeshur se po paguajmë për Kosovën nuk po e dijmë se ne po paguajmë për agjenci sigurimesh që ne nuk i9 njohim por që eurot i ndajnë bashkë me qeveritarët tanë PDK-LDK. Qeveritarët që dolën nga lëvizja paqësore dhe ata nga lëvizja luftarake, me këtë kuptohet se levizjeve u shihet vetëm sherri.

Pra besoi se deri me sot asnjë mërgimtarë nuk ka përfituar ndfonjë dëmshpërblim për automjetin nga ndeshjet nga këto kompani anonime sigurimesh, kështu do të jetë edhe në të ardhmën fatkeqësishtë. Një ditë të korrikut kisha një ndejë dhe një bisedë me një të njohur nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe thjeshtë e pyeta që të më thotë diq më shumë për këtë plaqkitje diten me diell e natën me hanë, ai nder të tjera u përgjigj se as ai vetë nuk e dinë se ku shkojnë këto miliona por tha se kurrsesi nuk dedikohen për qytetarët apo për projekte zhvillimore por dikush pasurohet e kush, tha ai, mbetet enigmë?! Pra kështu e ka shteti që i ruan qytetarët e vetë, i mbronë qytetarët e vet duke i vjedhur haptasë, e këtej çirren për transparencë e demokraci.

Në bazë të disa shënimeve vetëm nga kjo kontrabandë për mua mërgimtarët e Kosovës këto vietet e fundit kanë paguar më shumë se 35 milion euro për këtë sihariq të shtetit tonë Kosovë. Nga an tjetër shkiet hyjnë e dalin si në livadh të babës me tabela të Serbisë e të Kosovës që ishte dikur socialiste dhe nuk paguajnë asgjë, dhe më ka shkuar mendja se kur ata kanë ndonjë ndeshje komunikacioni dëmet ndoshta ua paguan qeveria nga mjetet tona mërgimtare që po vidhen me shumicë.

Tani e pyes atë mikun tim të LDKsë, a jemi shtet sovran ore burr a mos jemi ende Krahinë socialiste autonome e Serbisë, se edhe atyre të PDKsë u pelqen socializmi i Ramës.

Tani më i kam kursyer 70 euro për hyrjen në shtetin tim Kosovë verën e ardhme, se me shkua ma shpesh nuk po kam euro të mjaftaura.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi