Xhevat Rexhaj: Ambasadorët e parë të Thacit e të Republikës së Kosovës
Faqja 1 e 1
Xhevat Rexhaj: Ambasadorët e parë të Thacit e të Republikës së Kosovës
AMBASADORËT E PARË TË THAQIT - E TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Nga Xhevat Rexhaj
Që në fillim më duhet të them se sidomos në temën diplomaci kam, të them kushtimishtë ,disa njohuri ngase edhe praktikisht jam interesuar dhe kam kryer kurse për këtë lami, ama pa kurrfarë paramendimesh, vetëm se për mua interesimin dhe personin tim. Andaj edhe në këtë shkrim do i japi vetes të drejtë që të merrem pakëz me këtë temë.
Diplomacia paska ekzistuar me shekuj përpara, dihet pra, diplomacia si shërbyese e popujve, mbretërive dhe shteteve për përfitime njëpalëshe, dypalëshe dhe shumëpalëshe, pra diplomacia zhdërvjelltësi dhe gjinshmëri e lidhur me sharmë, pamje, edukatë familjare, mençuri, urtësi, aftësi dhe në fund dashuri ndaj shtetit.
Sigurisht që këto të gjitha i dinë edhe lexuesit, andaj do të thonë se ja nuk ka diç të re këtu. Por, unë besoi se në të gjithë këto favore dhe predispozicione, që të gjitha luajnë një rol të jashtëzakonshëm në formatin e një njeriu të quajtur-diplomat- apo më konkretisht ambasador. Po më duhet ta përsëris vetveten me disa thënie se te ne shqiptarët nuk ka të panjohura se po mos të ishin armiqtë tanë shekullor të ndryshëm ne do të tregohemi si evropian gjithherë dhe gjithkund. Pra ne sillemi se jemi të aftë dhe jemi të dijshëm për ta kryer një detyrë shtetërore.
Pra kështu shpejtë pranuan ,pos njërit që vërtet ka referenca të mëdha për post edhe më të madh shtetëror, detyrën të ngazëllyer se u bënë ambasador të Thaçit dhe Sejdiut.
Konkretisht do të ndalem te diplomatët tanë të rinj pra, te ata që u emëruan nga kryeministri H. Thaçi si ambasadorët të parë të Republikës së Kosovës, thash kryeministri sepse Kryetari Sejdiu vetëm se e ka" ba aminin", ec e guxo e thuaj gjë?!( edhe atij i kanë pëlqyer sigurisht).
Këta ambasadorë të emëruar dhe tani më të verifikuar si diplomatët e parë të Kosovës janë edhe pasqyra e shtetit më të ri në botë, përmes këtyre ambasadorëve jo vetëm ne kosovarët por edhe mbarë opinioni i interesuar evropian dhe botëror ka mundur të vërej se ja çfarë kapacitetit paska shteti i ri në rrafshin e quajtur diplomaci, pra ja yndyra e parë dhe oferta e parë. Nuk do të ndalëm te referencat e asnjërit, nga mediat, nga ndonjë takim dhe nga biografitë e tyre edhe unë dijë goxha shumë për shumicën e tyre,për disa vetëm se kam kuptuar se ekzistojnë apo edhe se qenkan shtetas të Republikës së Kosovës, për bëmat e tyre ndoshta do të mësojmë në të ardhmen e afërt, apo edhe asnjëherë, të presim.
Ambasador- angazhim e jo fjalë shiptarqe të odave
Thënë të drejtën duhet ditur se,siç thotë populli” qysh a veni edhe kuveni”, si i kemi krerët e Institucioneve ashtu do ta kemi edhe diplomacinë, pra edhe të emëruarit ambasador. Te këta ambasadorë ka të tillë që nuk njohin gjuhën angleze, nuk njohin gjuhën e vendit dhe nuk kanë referenca adekuate për të përfaqësuar edhe mërgatën. Duket absurd por është realitet, si do të mund të më bind dikush se një ambasador i një krahu politik i cili ka urrejtje ndaj shumicës së mërgatës që ishte i një krahu tjetër politik, nesër të jetë shërbyes i mirë dhe dinjitozë për tërë mërgatën, jo, duke ditur mentalitetin dhe inatet tona shqiptare. Si mund të jetë ambasador një njeri që herë ishte me një parti e herë me një tjetër, të tillët do të bien pre e shantazheve, pre e korrupsionit dhe e dallavereve të ndryshme.
Pra edhe diplomacia e jonë është e përzgjedhur në bazë të formulës së Institucioneve ku me votimin e 36 % të popullatës, ku më shumë se gjysma e këtij përqindëshi formoi një Qeveri dhe President të cilët edhe në këto variante përzgjodhën edhe ambasadorët. Në shtetet ku janë caktuar ambasadorët e shtetit më të ri Kosovës, pra në secilin veq e veq, për mos ta tepruar ka më shumë se nga 500 njerëz që do ta kryenin këtë detyrë me dinjitet dhe me respekt. Kishte njerëz që në vitet e 90 ta përgatitnin vizitat dhe takimet me Kryetarë shtetesh të Presidentit të ndjerë Rugova, e besa edhe delegacioneve të ndryshme nga Kosova, ndersa kësi ambasadoresh të tashëm as që kanë dalë jashtë banesave të tyre duke pirë qaj të zi e bërë politik shiptarqe, prandaj të tillët si më lartë do të ishin pasqyra perëndimore euroatlantike dhe profesionale e shtetit të Kosovës, e jo si këta që janë përfaqësues të Z. Thaçi dhe kinse Kryetarit Sejdiu.
Ambasadorëve iu kërkoi falje se nuk ka asgjë personale në këtë shkrim, edhe pse mendoi se nganjëherë njeriu duhet të thotë JO nuk e kam vendin në ballë të oxhakut, por ne shqiptarët me mendje dhe fjalë ka here e kemi shkel Marsin, besoi se këta nuk e kan gjat e shpejtë vjen era e njerëzve të rinj, të pa komplekse të cilët nuk thonë i Rugovës apo i Thaçit ( se këta të dy edhe nuk mund të krahasohen), por thonë Kosova evropiane në të gjitha fushat, njerëz të zanatit duhen në të ardhmen, Kosova ka nevoi për investime dhe zhvillim ekonomik jo për figura të Partive dhe Lëvizjeve të shkuara. Me këta ambasador të tanishëm do të jetë sikur me KEK-un. Përpara Kosovë!
P.S. Edhe ky shkrim i imi sigurisht se është diplomaci, dikush mund ta marr kështu.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhevat Rexhaj: Berisha merr celësin e republikës së Kosovës nga populli i Kosovës
» XHEVAT REXHAJ:ATYRE QË PËRFITUAN NË KURRIZIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS QË E THEMELOI IBRAHIM RUGOVA BASHKË ME POPULLIN-MËRGATËN LDK iste SHQIPTARE
» Xhevat Rexhaj: Republika e Kosovës dhe targat e ish Kosovës autonome?!
» Xhevat Rexhaj: Ditari qëndror në televizionet e Kosovës...
» Nga Presidenca:Sejdiu dekreton ambasadorin e parë të Republikës së Kosovës
» XHEVAT REXHAJ:ATYRE QË PËRFITUAN NË KURRIZIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS QË E THEMELOI IBRAHIM RUGOVA BASHKË ME POPULLIN-MËRGATËN LDK iste SHQIPTARE
» Xhevat Rexhaj: Republika e Kosovës dhe targat e ish Kosovës autonome?!
» Xhevat Rexhaj: Ditari qëndror në televizionet e Kosovës...
» Nga Presidenca:Sejdiu dekreton ambasadorin e parë të Republikës së Kosovës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi