Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia me qeveri te re, ja ministrite e LSI-se

Shko poshtë

Shqiperia me qeveri te re, ja ministrite e LSI-se Empty Shqiperia me qeveri te re, ja ministrite e LSI-se

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 9:13 pm


Shqiperia me qeveri te re, ja ministrite e LSI-se



03.09.2009
Shqiperia me qeveri te re, ja ministrite e LSI-se Metaberisha Kryeministri Berisha ka firmosur marrëveshje me kreun e LSI-së Ilir Meta për formimin e qeverisë së re. Pas firmosjes së marrëveshjes kryeministri Berisha u shpreh se PD dhe LSI-ja firmosën marrëveshjen e koalicionit të ...
... qeverisjes së 4 viteve që do vijnë dhe në vazhdim, marrëveshje që ka si qëllim kryesor krijimin e një qeverie të integrimit europian. "Marrëveshja ka dhe një kuptim politik të madh sepse është një marrëveshje me një spektër të gjërë për qytetarët që votuan në qendër" theksoi Berisha.

Më tej ai theksoi se qeveria do të ketë një program shumë më të pasur dhe do të përfaqësoj një spektër më të gjërë të zgjedhësve shqiptar. "Është një koalicion i suksesshëm në qeverisje e vendit dhe do t'i japë shqiptarëve në përputhje me premtimet vendimin për heqjen e vizave dhe nëpërmjet reformave statusin e vendit kandidat për në BE" theksoi Berisha.

Gjate sqarimit te tij para mediave, kryeministri i ardhshem, Berisha u zotua per ndryshim te kodit zgjedhor me qellim qe perzgjedhja ne te ardhmen te jete gjitheperfshirese.

Ai gjithashtu u shpreh se ka rënë dakort me LSI-në se në përputhje me marrëveshjen e LSI-së si një forcë politke esenciale dhe politke do të ketë në qeverisjen e ardhshme Ilir Metën si zëvendëskryeministër dhe ministër të jashtëm, Dritan Prifti ministër i Ekonomisë dhe i Energjitikës dhe Petrit Vasili Ministër i Shëndetësisë.

Gjithashtu 4-7 do të jenë zëvendësministra, prefekti i Beratit dhe Fierit si dhe 20 për qind të posteve të niveleve të dyta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi