Qeveri e fryrë
Qeveri e fryrë
Qeveri e fryrë
Për një vend me më pak se 2 milionë banorë, qeveria e Kosovës është tepër e madhe. Ajo ka 19 ministra, e ndihmuar nga rreth 30 zëvendësministra, si dhe plot gjashtë zëvendëskryeministra. E gjithë kjo e bën qeverinë e Kosovës më të madhen në të gjithë rajonin - një fakt që është bërë objektiv i kritikave nga opozita.
Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL të Kosovës, tha se kryeministri Hashim Thaçi ka injoruar premtimet e fushatës për të shkurtuar shpenzimet.
"Qeveritë Thaçi 1 dhe Thaçi 2 erdhën në pushtet me premtime për të reduktuar shpenzimet qeveritare. Kjo nuk ka ndodhur dhe shpenzimet janë rritur nga viti në vit", tha Zogaj për për SETimes.
Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga opozita tha se shpenzimet qeveritare për zyrat me qira vetëm në vitin 2010 arritën 6,5 milionë euro, "të barabarta me pensionet e 14 444 qytetarëve të Kosovës". Qeveria ka gjithashtu më shumë se 120 këshilltarë, duke rritur më tej shpenzimet.
Edhe Maqedonia ka 19 ministra, por më pak zëvendësministra. Mali i Zi ka 16 ministra dhe Shqipëria ka 15. Në krahasim, Estonia - me një popullsi të ngjashme në madhësi - ka 11 ministra, ndërsa Finlanda ka 12.
Sipas Zogajt, qeveria e Kosovës -- në vend që të shpenzojë për administrimin dhe ministrat -- "duhet të investojë në veprat me interes publik që do të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve".
Në mars, nën presionin e FMN-së, Qeveria lajmëroi se do të shkurtojë rreth 20 milionë euro nga buxheti i këtij viti.
"Unë mendoj se qeveritë në të gjithë Evropën përpiqen të shmangin shkurtimet e shpenzimeve buxhetore dhe përqendrohen në rritjen e të ardhurave buxhetore duke rritur taksat ose duke rritur deficitet buxhetore. Vendet e Ballkanit aplikojnë masat e kursimit dhe uljen e shpenzimeve vetëm nëse detyrohen ta bëjnë këtë nga institucionet financiare ndërkombëtare, kryesisht FMN", tha për SETimes Marta Szpala, e Qendrës së Varshavës për Studimet e Vendeve Lindore.
Szpala shtoi se zgjedhjet e vitit të kaluar në Kroaci dhe ato të muajit të kaluar në Serbi kanë luajtur një rol kyç: qeveritë në mënyrë aktive shmangin masat e tjera shtrënguese që mund t'u shkaktojnë votuesve ndonjë barrë shtesë.
Në të gjithë Ballkanin, sektori publik mbetet punëdhënësi kryesor.
"Pra, nëse kemi parasysh se në të gjitha këto vende papunësia është shumë e lartë (nga 13 për qind në Shqipëri deri në 43 për qind në BeH), punësimi në sektorin publik trajtohet si një lloj mase e sigurisë sociale. Dhe është e vështirë për të shkurtuar personel në administratën publike të fryrë në këtë situatë", tha Szpala.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Qeveri teknike apo qeveri e pakicës
» AAK hyn në Qeveri?
» ORA:Qeveri e papërgjegjshme
» Në qeveri me Thaçin, unë kryeministër
» Kjo qeveri më e mira që ka pas Kosova
» AAK hyn në Qeveri?
» ORA:Qeveri e papërgjegjshme
» Në qeveri me Thaçin, unë kryeministër
» Kjo qeveri më e mira që ka pas Kosova
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi