Joseph J. Dio Guargi:Koha për ndryshime ekonomike
Faqja 1 e 1

Koha për ndryshime ekonomike
Joseph J. DioGuardi
Sipas hulumtimeve të fundit të opinionit të bëra nga CBS/New York Times dhe NBC/Wall Street Journal, preokupimet e publikut me deficitet federale super të mëdha dhe rritjen e borxhit kombëtar po tejkalojnë ato për ekonominë tonë në rënje. Në vitin 1980, borxhi ynë kombëtar ishte rreth $800 bilionë, i grumbulluar për mëse 200 vite. Në më pak se tri dekada nga ajo kohë, ai borxh është rritur dymbëdhjetë herë. Borxhi kombëtar do të tejkalojë $11 trilionë në vitin 2010, dhe parashihet të tejkalojë $20 trilionë deri në 2020. (Edhe sikur ratat e interesit të qëndronin në 5 përqind, vetëm interesi vjetor i borxhit tonë kombëtar do të kalonte $1 trilion për dhjetë vite.) Dhe, kjo nuk përfshinë problemin madhor që ne kemi: dhejtra triliona dolloarë të pallogaritura në detyrime të pafinancuara, kryesisht për Sigurimin Shoqëror dhe Medicare, gjë që shpeshë humbë nga debati sa herë që fokusohemi në cështjen e dificitit dhe borxhit kombëtar. Edhe me keq, ne po bëhemi peng i vendeve si Kina—së cilës tani i kemi borxh pjesën më të madhe të $2 trilionëve ndaj vendeve të huaja—që kjartazi nuk ndajnë vlerat amerikane.
Dhe, kur të shqyrtohen numrat e vërtetë, realiteti është tejet i hidhur. Sic raportohet nga Fondacioni Peter G. Peterson, ka një vrimë prej $56 trilionëve, e cila edhe po rritet, në financat e vendit tonë, përtej borxhit majtë të debatuar prej $11 trilionëve. E humbur në debatin e nxehtë për ngritjen e shpejtë të deficiteve federale dhe borxhit kombëtar gjendet dicka që të gjithë Kontabilistët e Certifikuar Publikë (CPA) e dijnë dhe të cilën thuajse të gjithë politikanët nuk duan ta njohin—e kjo është dështimi i menaxhimit financiar në korporatat amerikane as që i ofrohet këtij dështimi nga ana e qeverisë së SHBA-ve. Në nivel federal, ka një mori problemesh buxhetore, shumë detyrime të pallogaritura, dhe manipulime financiare që do të fusnin në burg shumë ekzekutivë të shoqërive aksionare publike për mashtrime me sigurime. Sipas mendimit tim, aty edhe ndodhet themeli i fiaskos buxhetore dhe financiare të SHBA-ve sot—një standard i dyfisht që i lejon Kongresit dhe Presidentit t’i rregullojnë numrat ashtu që kolektivisht të mos prezentojnë drejtë gjendjen financiare të qeverisë së SHBA-ve.
Ka kaluar koha e rikthimit të integritetit të procesit buxhetor. “Buxheti i unifikuar,” i cili ishte implementuar nën Presidentin Lyndon Johnson për të fshehur koston e vërtetë të luftës në Vietnam duhet të flakët anash njëherë e mirë. Duke përvjedhur suficite vjetore në të ashtuquajturat Trust Fonde si Sigurimi Shoqëror, kundrejtë deficiteve nga të gjitha aktivitetet tjera të qeverisë, ne tmerrshëm po e nënraportojmë deficitin vjetor të SHBA-ve. Kjo lejon të ndodhë një “Ponzi skemë” të shkallës së lartë kundër gjeneratave të ardhëshme ende të papërfaqësuara. Reformat buxhetore që rrodhën pas “buxhetit të unifikuar” që ishte jofer, sic ishin “Ligji për Zvogëlimin e Deficitit i Gramm-Rudman” i vitit 1984, apo “Ligji për Zbatimin e Buxhetit,” i vitit 1990 (që tentoi të krijojë një sistem të pagesës (pay as you go, apo paguaj sa harxhon)), kanë dështuar për të kontrolluar rritjen e deficitit dhe për të balancuar buxhetin. Themeluesit tonë do të duhej të kishin vënë një kriter për një buxhet të balancuar në Kushtetutë, por ja që ata nuk e kanë bërë këtë.
Zvogëlimi i deficitit dhe menaxhimi efektiv fiskal kërkojnë një proces buxhetor të drejtë dhe fer dhe kontabilitet objektiv sikur edhe standarde të raportimit. Por, mbi të gjitha, kërkojnë vullnet politik. Kongresi, i udhëhequr nga parimi bazik për rizgjedhje, e bënë situatën edhe më të vështirë duke zvarritur reformat kuptimplota. Secili në Washington flet për deficitin federal, por asnjëri nuk duket se ka ndonjë plan konkret apo qëllim për të zgjidhur këtë problem. Cka po mungon është lidershipi i Kontabilistëve të Certifikuar Publikë dhe i të gjithë atyre me ekspertizë financiare (si Kontabilistët e Certifikuar për Menaxhment, Menaxherët Financiarë Qeveritarë të Certifikuar, dhe profesionistët e tjerë financiarë) për t’u ngritur si qytetarë të informuar për të bindur Kongresin se duhet rregulluar politikat fiskale dhe dokumentimet financiare të qeverisë sonë, dhe për të udhëhequr Amerikën drejt një të ardhme të qëndrueshme ekonomike.
Reforma fiskale më e rendësishme do të ishte konvertimi i sistemit të tanishëm të kontabilitetit bazuar në kesh, që përdoret në buxhetimin federal dhe procesin e përllogaritjeve sot, në një sistem të “principeve kontabiliste përgjithësisht të pranueshme (GAAP).” SEC (Komisioni për Sigurime dhe Këmbime) kërkon që ky sistem të zbatohet nga korportat publike, përveq 50 shteteve dhe 84,000 qeverive lokale, për të mbrojtur gjeneratat e reja nga shpenzimet e tepërta që do u mbesin barrë nga gjenerata e tanishme. Është koha që të ndajmë përpunimin e numrave – buxhetin, kontabilitetin, dhe procesin e raportimit—nga politikanët. Një pikënisje e mirë për të filluar kontrollimin e shpenzimeve federale do të ishtë përdorimi i GAAP në shqyrtimin e të gjitha shpenzimeve dhe të gjitha planeve për shpenzime. Një tjetër do të ishte bërja e postit të Zyrtarit Kryesor Financiar (sic edhe kisha propozuar më 1986) post kabineti (te Presidenti) në mënyrë që të hiqej nga Departamenti i Thesarit roli i menaxhimit dhe raportimit financiar.
Si një CPA dhe ish-Kongresist që ka shërbyer në Komitetin për Operacione Qeveritare dhe atë për Banka , dhe tani si një avokat vullnetar për përgjegjësi fiskale, unë fuqishëm besoj se ne duhet të kërkojmë pavarësi dhe objektivitet në përpilimin e politikave monetare dhe fiskale në mënyrë që të largojmë influencën politike nga kontabiliteti, raportimi financiar, dhe auditimi qeveritar. Në një koment të dates 16 korrik 2009 në New York Times mbi arsyeshmërinë e pavarësisë së Sistemit Federal të Rezervave (FED), Rob Cox dhe Richard Beales përfunduan se, për të siguruar politikë efektive monetare, FED duhet të largohet nga politika, sepse vendimet e tij mund të jenë të papërshtatshme politikisht. E njejta duhet bërë edhe për politikat fiskale duke krijuar një funksion të ri, sikur ai i FED-it, për të implementuar një proces të drejtë të buxhetimit, kontabilitetit, dhe raportimit. Kështu, më në fund mund të sjellim llogaridhënie dhe transparencë tek Amerika përmes një sistemi të llogarive dhe raporteve financiare të ndërtuara mbi bazën e paanësisë, pavarësisë, dhe objektivitetit—larg edhe nga të gjitha konfliktet e mundëshme të interesit.
(Autori është një CPA dhe ish-Kongresist që ka përfaqësuar Westchester County, New York, për dy mandate (1985-1989). Aktualisht është një avokat publik për përgjegjësi fiskale si lider i “Besimit në Qeveri” -Truth In Government, një organizatë jopolitike dhe joprofitabile)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dr. Sali Berisha-Koha për ndryshime
» Mira Korance:KA ARDHUR KOHA,E KOHA NUK PRET..?!
» FAHRI XHARRA:E kujt është “Koha Ditore” ? ose “Kud svi turci , i “ Koha Ditore” tamo !
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Mbi lirinë ekonomike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi