Fajdet, paratë që ndodhen jashtë shtetit
Fajdet, paratë që ndodhen jashtë shtetit
Fajdet, paratë që ndodhen jashtë shtetit
Prokurorët: Miliona USD janë transferuar edhe në Turqi, Itali, Hungari dhe Austri
Prokurorët: Miliona USD janë transferuar edhe në Turqi, Itali, Hungari dhe Austri
Miliona USD, kursime të shqiptarëve, të depozituara në firmat piramidale dhjetë vjet më parë, janë transferuar në Turqi, Itali, Hungari, Austri dhe Zvicër. Krahas depozitave të firmës "Cenaj&Co", që gjenden në bankat greke, prokurorët që kanë përfaqësuar akuzën në hetimet dhe gjyqet e zhvilluara ndaj drejtuesve të firmave rentiere "VEFA", "Gjallica", "Xhaferri", "Populli" etj., konstatojnë se dhjetëra miliona të këtyre firmave gjenden në bankat e shteteve të sipërcituara. Por, sjellja e tyre në Shqipëri, megjithëse janë evidentuar shumat me anën e transaksioneve, nuk mund të realizohet, pasi Shqipëria nuk ka ratifikuar Konventën Evropiane për pastrimin, depistimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve të krimit. Prokuroria e Tiranës tha dje se prokurori Albert Demirneli, i cili ka hetuar një pjesë të firmave piramidale, ka përcaktuar se disa dhjetëra miliona USD të firmës "Vefa" janë transferuar në Greqi dhe Hungari. I njëjti prokuror që ka hetuar edhe firmat rentiere "Cenaj", "Xhaferri", "Populli", "Sude" etj., deklaron në kërkesat për gjykim të këtyre dosjeve se prokuroria disponon dokumente që vërtetojnë se janë kryer dhjetëra transferta parash nëpër banka të huaja, konkretisht në Greqi, Turqi, Itali, Hungari, Austri dhe Zvicër. Zyrtarisht Prokuroria e Tiranës thotë se janë rreth 60 milionë dollarë që janë transferuar, por shuma mund të dyfishohet ose trefishohet nëse të gjitha organizmat e shtetit shqiptar veprojnë të bashkuara për një rihetim të të gjitha shumave të piramidave që kanë dalë nga Shqipëria. Prokuroria e Tiranës saktëson se gjatë viteve nën hetim për firmat huamarrëse është bërë i mundur sigurimi i dokumenteve që vërtetojnë se i njëjti fenomen ka ndodhur edhe me shtetas italianë, turq, austriakë apo hungarezë, të cilët kanë nxjerrë miliona dollarë.
Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme thotë se përfaqësuesi i organit të akuzës në dosjen "Gjallica", Bilbil Mete, ka dokumentuar që dhjetëra milionë USD të kësaj firmë janë transferuar jashtë shtetit, ndërsa miliona të tjera janë përdorur për qëllime "bamirësie". Gjatë hetimeve, prokuroria ka disponuar dokumente që vërtetojnë se transferta parash janë kryer dhe në shtete të tjera të huaja, përveç Greqisë. Organi qendror i akuzës deklaron se shteti shqiptar, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, duhet të hartojë ligje dhe të nënshkruajë konventa jo vetëm me Greqinë, por edhe me shtetet e tjera ku dokumentohet se janë transferuar lekë. "Kemi të gjitha dokumentet dhe bankat ku janë transferuar kursimet e shqiptarëve të depozituara në disa firma piramidale. Mjafton hartimi i ligjeve dhe besohet se paratë do të vijnë dhe mund të shpërndahen", deklaron Prokuroria e Përgjithshme. Por ende një pjesë e mirë e këtyre transfertave vazhdojnë të jenë në formën e llogarive bankare, ndërsa në disa shtete, pas kalimit të viteve, depozitat mund të jenë kthyer në pasuri të paluajtshme.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Paratë e privatizimit jashtë Kosovës
» Ministri Makolli dënon aktet kriminale që ndodhën ne Zvicër
» Ekskursion me paratë e popullit
» Dodona Qose:Asgje mos beni jashte mundesive tuaja, dhe , kurre mos pretendoni te arini dicka , jashte mundesive tuaja!
» Blendi Gashi: Sa shqiptarë ndodhen në burgjet serbe?
» Ministri Makolli dënon aktet kriminale që ndodhën ne Zvicër
» Ekskursion me paratë e popullit
» Dodona Qose:Asgje mos beni jashte mundesive tuaja, dhe , kurre mos pretendoni te arini dicka , jashte mundesive tuaja!
» Blendi Gashi: Sa shqiptarë ndodhen në burgjet serbe?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi