Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paratë e privatizimit jashtë Kosovës

Shko poshtë

Paratë e privatizimit jashtë Kosovës Empty Paratë e privatizimit jashtë Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 25, 2009 11:24 pm

Paratë e privatizimit jashtë Kosovës Astrit_ibrahimi_privatizimi_03-490x320












Paratë mbeten jashtë Kosovës


Nga Zekirja Shabani më 25.01.2009 në ora 14:10

Qeveria e Kosovës, nuk do të përzihet në vendimet e Agjencionit Kosovarë të Privatizimit, për paratë e privatizimit. Kështu ka pohuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, duke thënë se AKP-ja gëzon pavarësi të plotë dhe vendimet e bordit të AKP-së, nuk janë të ndikuara nga qëndrimet e Qeverisë.

Krasniqi thotë se shqetësimet e shefit të ICO-së, Piter Faith, janë të drejta, por megjithatë nuk mund të përzihen në asnjë institucion të pavarur.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës Hajrdein Kuçi i ka thënë të përditshëm “Koha Ditore” se paratë e privatizimit përfundimisht do të investohen jashtë Kosovës.

Ndërkaq, burime të gazetës brenda AKP-së, thonë se asnjëherë nuk është kërkuar investimi i mjeteve të privatizimit në Kosovë, por në vendimin e fundit të bordit është kërkuar garanci për mjetet e privatizimit.

“Nuk duam që edhe me paratë e privatizimit të ndodhë sikur me ato të Trustit”, thotë burimi i gazetës. Sipas këtij burimi AKP-ja ka kërkuar që të ketë siguri për paratë që janë grumbulluar nga shitja e ndërmarrjeve. Pasi të jetë arritur kjo, bordi do të vendosë në pajtim me rekomandimet e të gjitha institucioneve për mundësinë e investimeve të parave të privatizimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi