Thaqi rikandidon kryetarët
Faqja 1 e 1
Thaqi rikandidon kryetarët
Rikandidon kryetarët
PDK’ja vendosi t’i rikandidojë 16 kryetarët aktualë të komunave të saj edhe për një mandat tjetër. Këshilli Drejtues miratoi në tërësi rekomandimet e Kryesisë me vetëm një abstenim. Xhavit Haliti u caktua shef i Shtabit Zgjedhor. Nasim Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga çdo funksion në PDK, ndërsa Jakup Krasniqi e ka vlerësuar atë si vendim individual
Nga Përparim Isufi
Partia Demokratike e Kosovës ka kryer gjysmën e punës për një pasdite të vetme, duke rikandiduar 16 kryetarët aktualë të komunave që kontrollon kjo parti edhe për një mandat tjetër.
Vendimi është marrë të martën nga Këshilli Drejtues i PDK’së, pas një debati njëorësh, ku nuk pati asnjë votë kundër dhe vetëm një abstenim.
“PDK ka analizuar dhe vlerësuar shumë pozitivisht punën dhe suksesin e arritur të të gjithë njerëzve të zgjedhur për këtë mandate qeverisës, si në nivelin lokal, ashtu edhe në nivelin qendror. Qeverisja e mirë dhe demokratike, sundimi i ligjit, transparenca, efikasiteti në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës na obligon, para së gjithash, ta respektojmë vullnetin e qytetarëve që në komunat fituese të vazhdojmë me kandidatët dhe ekipet fituese”, thuhet në pikën e dytë të propozimit që Kryesia e PDK’së, një ditë më parë i kishte dërguar Këshillit të Përgjithshëm.
Në emër të Këshillit Drejtues të PDK’së, kryetari Hashim Thaçi ka paraqitur një deklaratë politike, e cila u miratua unanimisht nga të gjithë anëtarët e Këshillit.
Në këtë deklaratë, PDK thotë se angazhohet për zgjedhje të lira, fer, demokratike dhe për transparencë maksimale në procesin elektoral.
“Qëndrimi zyrtar i PDK’së është për instalimin e kamerave në çdo vendvotim dhe vendnumërim në Republikën e Kosovës”, ka thënë kryetari Thaçi. Gjithashtu PDK ka vendosur që kandidatët e mundshëm për kryetarë në komunat ku ajo është në opozitë, të propozohen në konsultim me Kryesinë e PDK’së, ndërsa vendimi përfundimtar rreth kandidaturave i është lënë barrë Këshillit Drejtues që pritet të mblidhet edhe një herë para 15 shtatorit, dita kur skadon afati i dorëzimit të listave të kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Partia ka emëruar Xhavit Halitin në pozitën e shefit të Shtabit Zgjedhor, ka kërkuar nga degët që t’i formojnë menjëherë shtabet komunale zgjedhore dhe ka obliguar deputetët që të angazhohen në fushatën elektorale nëpër komunat prej nga vijnë.
Por, pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje kanë mbetur pa fjalë atëherë kur anëtari i Këshillit Drejtues, Nasim Haradinaj, është ngritur dhe ka ofruar dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet partiake.
Haradinaj është kushëri i afërm i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. “Prej sot jap dorëheqje nga PDK. Ju falënderoj për punën, për mirëkuptimin që keni pasur. Ju falënderoj të gjithëve, I falënderoj shokët e paraluftës, gjatë luftës dhe të pasluftës”, ka thënë Nasim Haradinaj, pa dhënë ndonjë arsye dhe pa shfaqur ndonjë shenjë pakënaqësie.
Pasi ka përshëndetur kolegët e tij të deridjeshëm, ai ka dalë nga salla. Sekretari i përgjithshëm i PDK’së, Jakup Krasniqi, e ka cilësuar si çështje individuale largimin e Nasim Haradinajt.
“PDK asnjëherë nuk ka ndjekur rrugën e partive moniste për të përjashtuar anëtarë as nga Kryesia as nga Këshilli Drejtues. Nëse dikush mendon se mund ta ushtrojë më mirë veprimtarinë e vet në ndonjë parti politike regjionale, mund ta shfrytëzojë të drejtën e vet”, është shprehur ai, duke aluduar në vendimin e AAK’së, ditë më parë, për ta përjashtuar Bujar Dugollin nga të gjitha funksionet partiake.
Të rikandiduarit e PDK’së
1. Bajram Rexhepi (Mitrovicë)
2. Bajram Mulaku (Vushtrri)
3. Sami Lushtaku (Skenderaj)
4. Nexhat Demaku (Drenas)
5. Sokol Bashota (Klinë)
6. Shukri Buja (Lipjan
7. Bajrush Xhemajli (Ferizaj)
8. Nexhmedin Arifi (Viti)
9. Begzad Sinani (Kamenicë)
10. Qazim Qeska (Rahovec)
11. Ramadan Muja (Prizren)
12. Naim Ismajli (Shtime)
13. Salim Jonuzi (Dragash)
14. Qemajl Mustafa (Gjilan)
15. Isni Kilaj (Malishevë)
16. Xhabir Zharku (Kaçanik)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Behgjet Pacolli rikandidon për president të Kosovës
» E nderojnë amerikanët, nuk ia vendosin fotografinë as kryetarët e komunave
» Urimet për Ditëlindje nga miqët e mi!
» Hafiz Gagica:Telegram ngushllimi për shuarjen e Gani Azemit
» Mentor Thaqi:

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi