Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

S’ka cak, pa u nisur

Shko poshtë

S’ka cak, pa u nisur Empty S’ka cak, pa u nisur

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 7:21 pm

S’ka cak, pa u nisur



Haptas po bëhet reperkusioni mbi drejtësinë dhe kushtetutshmërinë e sovranitetit të shpallur me verdiktin e popullit të Kosovës, hiç më pak seç bëri UNMIK-u dhjetë vjet pa rreshtuar. A do të ketë pasoja fatale, apo dhuna politike dhe ekonomike, në emër të OKB-së, do të vazhdojë deri në një pambarim të padurueshëm? Çka do të mund të ndodhte nëse vazhdon luksi i të debatuarit pakufi mbi “zbatime” të reja, protokolle të njëpasnjëshme midis Evropës dhe Serbisë, prapa shpinës së shqiptarëve? E kemi përmend disa herë mundësinë e refuzimit pacifist, ndërprerjen e bashkëpunimit me atë “pjesë” ndërkombëtare që haptas është pozicionuar kundër pavarësisë së Kosovës. Ata që shkaktuan Kosova të vuante 100 vjet robëri, fundja ata që vendosën për këtë robëri, tash janë organizuar në një bashkësi politike ekonomike, e cila nuk funksionon për veten e saj, por për të tjerë. Bashkimi Evropian bonapartian, ka marrë një përgjegjësi mbi Kosovën. Por, kujt do t’i jap përgjegjësi, mbase Kombeve të Bashkuara, apo të të Paangazhuarve të Nehrus? Duke e pasur të ditur qëndrimin historik të “bashkimit evropian” ndaj shqiptarëve në Gadishullin ballkanik, ne sot po shohim reprizën e dështimit të politikës evropiane kundruall shqiptarëve. Prapë si gjithmonë, argument i këtij qëndrimi evropian, po dalin raportet tradicionale të Evropës me Rusinë. Kështu si kanë filluar punët, që nga data 9 dhjetor 2008, a shihen diku në horizont përpjekjet e BE-së për ta korrigjuar “historinë e marrëdhënieve” me shqiptarët, apo do t’i konservojnë marrëdhëniet e saj tradicionale me Rusinë? Qe 10 vjet vetëm çështjen e shqiptarëve e sabotojnë të zgjidhet. Sidoqoftë, kjo në Kosovë është shanse e fundit për Evropën, dhe kur themi kështu, nuk paragjykojmë ndonjë fitore, por pikërisht humbja është një motiv që na bënë të vazhdojmë vazhdimësinë e Lëvizjes Kombëtare, dhe nuk ka cak pa u nisur. Është thënë disa herë: Rusia ka fituar gjithmonë luftërat kundër shqiptarëve, por kurrë nuk ia ka dalë ta fshijë Shqipërinë nga harta e Evropës. Shqiptarët sot janë një popull shumë i vogël, që nuk janë faktorë politikë në përmasa botërore, por ama shqiptarët ekzistojnë dhe ekziston Shqipëria. Shqipëria nuk e falë vetveten, siç po u duket të tjerëve, pasi që sillen me ne sikur të ishim një grumbull etnik, fisnor. Qe dhjetë vjet, ata që e urrejnë kombin shqiptar dhe që OKB-ja i ka vendosur në Kosovë, kanë krijuar bindje të gabuara duke “bashkëpunuar” dhe bërë “politikë” me aparatçikët e ish-bashkim – vëllazërimit, që sot e kanë ideal “integrimin” internacionalist, si proletarët e Leninit dikur. Një gjë kuptohet vetvetiu: në bazë të situatave të reja politike që po shfaqen këtyre ditëve në Kosovë, do të paraqitet një lëvizje e re politike, sepse bashkëpunëtorët 10-vjeçar të OKB-BE-së (administratës serbe 1244), e kanë arritur qëllimin dhe kulmin e veprës së tyre, ndaj janë të harxhuar, të papërdorshëm. Fjalët e tyre tashmë nuk pinë ujë, dhe kjo është situatë para të cilës gjendemi të gjithë. Gënjeshtrat dhe rrenat kanë dalë në kanar. Kjo situatë duhet ndryshuar. Nuk e ndryshojnë dot ata që e kanë krijuar këtë situatë! Ata janë të interesuar të vazhdojë ky “stabilitet” i Kosovës, po të ishte e mundur, derisa të na shfarosin, sepse janë bërë pasanikë. Por e kanë kot! Në një linjë gati njëvjetore, editoriali i “Botës sot” është përpjekur që të skicojë një “sinopsis” për platformë politike të ndonjë lëvizjeje të re, ose të konvertimit mbarë të ndonjë lëvizjeje “të vjetër”, e cila do të kishte guxim që me vetëkritikë, të heqë dorë nga kjo politikë kuislinge, që ka ndjekur hiç më pak se tash e 10 vjet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi