Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Ushtria e Kosovës faktor paqeje në Ballkan

Shko poshtë

Berisha: Ushtria e Kosovës faktor paqeje në Ballkan Empty Berisha: Ushtria e Kosovës faktor paqeje në Ballkan

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 12:30 am

Berisha: Ushtria e Kosovës faktor paqeje në Ballkan

Bota sot, Tiranë
Komandanti i Forcës së Sigurisë i Republikës së Kosovës, Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi, gjatë vizitës së tij në Shqipëri u prit nga kreu i qeverisë shqiptare, dr. Sali Berisha.


Berisha: Ushtria e Kosovës faktor paqeje në Ballkan ---berFsk
Nga takimi, Berisha-Selimi, ku çmohet lart roli i ushtrisë së Kosovës për paqe dhe stabilitet rajonal.


Kryeministri i Shqipërisë, dr. Sali Berisha priti në një takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtnant Sulejman Selimi. Me këtë rast, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për vizitën e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe vlerësimin më të madh për Forcën e Sigurisë, reformat e ndërmarra për konsolidimin e saj, duke e shndërruar atë në një faktor të rëndësishëm të paqes, sigurisë dhe integrimit te Kosovës në strukturat e Aleancës së Atlantikut te Veriut. Kryeministri gjithashtu u shpreh se i ndjek me shumë admirim zhvillimet e rëndësishme pozitive në Kosovë, konsolidimin e pavarësisë si dhe rolin e pozitiv që luan Kosova për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kryeministri Berisha e siguroi Komandantin e Forcës së Sigurisë se Kosovës së Shqipëria është e hapur për bashkëpunimin e ngushtë midis dy forcave tona, dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në konsolidimin e saj. Nga ana e tij, Komandanti i Forcës se Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtnant Sulejman Selimi shprehu kënaqësinë për pritjen dhe falënderoi për mbështetjen që Shqipëria dhe Kryeministri kanë dhënë për Kosovën dhe institucionet e saj. Po ashtu, Komandanti i FSK-së Selimi e njohu Kryeministrin Berisha me reformat e ndërmarra për konsolidimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se në përbërje të saj ka rreth 8% nga minoritetet. Kjo është një arritje e madhe theksoi Kryeministri Berisha. Më tej zoti Berisha u shpreh se është shumë rëndësishme që të parandalohet dhe shmanget çdo lloj provokacioni me të cilin synohet të errësohen arritjet e mëdha te Kosovës. Kryeministri Berisha i kërkoi Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjeneral Lejtnant Selimi t’u dërgonte përshëndetjet e tij Presidentit dhe Kryeministrit të Kosovës dhe u shpreh se pret me kënaqësi vizitën e tij të ardhshme në Kosovë.Berisha: Ushtria e Kosovës faktor paqeje në Ballkan --ushtria

Kthehu | 05.09.2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi