Agim Vuniqi: Kush të paguan atij i jep përgjegjësi
Faqja 1 e 1

Kush të paguan atij i jep përgjegjësi
Nga Agim Vuniqi
Korrupsioni, premtimet..., nga balashët politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve.
Shumica e shteteve të taborit socialist evrolindor e kaluan fazën e tranzicionit me shumë mund, të ngulfatur nga vala e krimit dhe korrupsionit. Si duket "demokracia" parlamentare për vendet e ish taborit socialist ishte drrasë kërcyese për të krijuar pasuri enorme.
Kosova ishte diç tjetër, zgjedhjet lokale dhe ato qendrore filluan dhe përfunduan, me premtime të papërgjegjëshme, me recitale, dhe garim i mujsharëve që përqafuan sistemin zgjedhor proporcional me lista të mbyllura, duke krijuar kështu nga servilët partiakë-pushtetarë, të pasurit ekskluziv.
Sistemi zgjedhor i tetëvjetshit pas çlirimit ishte një debakël i vërtetë që u kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve. Sistemi zgjedhor proporcional me lista te mbyllura krijoi shoqërinë e mbyllur, papëgjegjësinë institucionale, vjedhjen, korrupsionin, anarkinë. Krijoi brezin e politikanëve servilë, ngase të gjithë ishin të zhytur thellë ne vorbullin e krimit, duke vendosur bordet në ndërmarrjet publike sipas kriterit partiak, dhe kështu u përbuzë në skajshmëri kriteri i aftësisë dhe përvojës shumëvjeqare në punë. Edhe tash selitë partiake diktojnë çdo gjë: doganat, policinë, drejtësinë, burgjet, ndërmarrjet publike..., e çuditshme, apo jo? Dhe përsëri "vezirët" politik angazhohen ta ruajnë statusin e të paprekshmëve, edhe pse gishti tregues i korrupsionit të hapur drejtohet në ta. Tash së fundi kanë filluar të dëgjohen prap "klithjet" zgjedhore, dhe të pragut zgjedhor. A do të pranohet “5” perqindeshi, “3” perqindeshi apo “2.5” perqindeshi, i pragut zgjedhor, këte të drejtë duan ta mbajnë…, si të drejtë ekskluzive “4”-shi i madh. Edhe tash ata largojnë qytetarin sovran nga kutia votuese, dhe asnjëherë asgjë nga fjala e qytetarit, nuk ka referendum, dhe ashtu ata aludojnë të krijojnë shurdhmemecin votues.. Përçudshëm si mund të luajnë aq lehtë me jetën e qytetarit, me të ardhmen e tij.
Edhe këtyre ditëve të nxehta u dëgjuan shumë fjalë për zgjedhjet dhe pragun zgjedhor, u zëvendësua retorika politike e pavarësisë së menjëhershme me atë të zgjedhjeve "të lira", tingllojnë shumë keq këto fjalë, kur aq shumë u mësuam me fjalorin e përditshëm pavarësi, dhe në çdo tubim të çfarëdo karakteri: sportiv, kulturor, edukativo-arsimor, shkencor..., i referohej pavarësisë, edhe pse çdo gjë mbetë në fjalë. Korrupsioni, premtimet..., nga balashët politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve.
Bajlozët e UNMIK-ut, të siguruar me imunitet diplomatik, komandonin vendorët dhe micëronin ndihmat dhe donacionet e dedikuara për Kosovën, me ndihmën e vendorëve, ngase veprimet e tyre nuk u nënshtroheshin ligjeve vendore, por as gjykatave vendore. Si duket demokracia e instaluar në Kosovë, kishte tjetër përmbajtje dhe qëllim, nga të zgjedhurit u krijuan vartësite, duke bërë yrysh në log të “mejdanit”, hyçmet, uzurpim e plaçkitje. Si të kuptohet atëherë, vërtetë, domethënia e demokracisë parlamentare dhe sistemit zgjedhor, nëse është ashtu. Nëse ligji nuk zbatohet, dhe askush nuk përgjigjet para ligjit, atëherë garat zgjedhore dhe listat zgjedhore janë të pakuptimëta, ashtu si është i pakuptimshëm edhe zgjedhja e organit legjislativ ligjvënës, kuvendit. Lind pyetja nëse ata që kryejnë detyrat me përgjegjësi "shtetërore" nuk i dijnë detyrimet e veta, atëherë atyre duhet t'u jipet përshkrimi i detyrave të punës, përndryshe do të sorrollaten pa krye, duke mos ditur se cilat jane detyrat e tyre, për të cilat paguhen nga buxheti i konsoliduar i Kosoves, jo nga arkat partiake. Si asnjëherë nuk u shkon në mendje të mendojnë kush i paguan ata, anëtarësia partiake, arka partiake, apo ata paguhen nga tatimpaguesit qytetarë, dhe zakonisht është një logjikë shumë e thjeshtë kush të paguan atij i jep përgjegjësi, pra edhe detyrat e përditshme jane në interes të qytetarit votues, dhe atij që nuk voton, edhe ai është qytetarë, e jo në interes të partisë që përfaqësonë, duhet kuptuar edhe përgjegjësitë në atë nivel.
Si duket të moskuptuarit e demokracisë parlamentare, jo, partiake, ka thelluar jazin në mes të qytetarit dhe pushtetarit, dhe qytetari është krejtësisht i zhveshur dhe i pavlerë, ndërsa pushtetari ka monopolizuar çdo gjë, edhe mirëqenien e qytetarit. Të moskuptuarit e demokracisë parlamentare, apo mos dashja e të kuptuarit, do të mbetet zorrë qorre edhe për të ardhmen e Kosovës, prandaj në fazën tranzitore mbikqyrëse të pavarësisë, do të ishte shumë e arsyeshme të bëhen ndryshime “minore” në sistemin zgjedhor, edhe pse preferohet, ai proporconal me lista të hapura.
Sigurisht që do të ishin më me efekt po të shtohen kompetencat e kryetarit të vendit dhe ai të zgjedhet drejtpërsëdrejti nga qytetarët (kriza institucionale në Shqipëri për zgjedhjen e presidentit, është edhe një argument më tepër). Kryetari i zgjedhur kështu do të ruante autoritetin institucional dhe do të vendoste për shumë prioritete, duke mbikqyrur kështu kushtetushmërinë e vendimeve, ai do të ishte personi më i pranueshem, nga qytetarët. Kështu do të zvoglohej ndikimi, aq i madh i liderëve partiak, dhe nga aq shumë liderë partiak do të kishim njëshin, që do të përfaqësonte shumicën shqiptare dhe minortitet.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Vuniqi: Kush ishte në piknik e kush me detyrë zyrtare në Denver
» Agim Vuniqi:Kush janë shtet-ndërtuesit e kush shtet-rrënuesit e Kosovës?
» Agim Vuniqi: Kush janë shtet-ndërtuesit e kush shtet-rrënuesit e Kosovës?
» Agim Vuniqi:Kush është "princi" i arit të zi?
» Agim Vuniqi: Rri drejt e fol shtremt

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi