Poezi nga Halit Bogaj (Drenica, Policia e Kosovës, Palestinës, Praga)
Faqja 1 e 1
Poezi nga Halit Bogaj (Drenica, Policia e Kosovës, Palestinës, Praga)
DRENICA
Kjo Drenica plot mundime
Shpesh na zgjon neve kujtime
Nëpër lufta e beteja
Hidhej shpesh sikur rrufeja
2
Shumë armiq gjakatarë
Atje shkonin si gjahtarë
Për të vrarë për të sunduar
Atë Drenicë për ta nënshtruar
3
Nga mesjeta e tutje
Ajo ish si Promethe
Me qendresën heroike
Përherë ishte shumë stoike
4
Pashallarë e gazdallarë
Shpesh atje ishin vrarë
Burra t’fortë kishte Drenica
Azem Bejta Lec Gradica
5
Kamer Loshi Ahmet Delia
Keq tronditej mbarë Serbia
Thanë Azemi fluturonte
Çdo çetnik nisi besonte
6
Në Gjilan thoshin po shkon
Me sekonda fluturon
Shqipet kishin një refren
Azem Bejta tash po vjen!
7
Prandaj serbët bitevi
E besonin atë çudi!
Ai përherë kishte besim
Nëpër luftra për çlirim
8
Shkonin shpesh ta sulmonin
Shumë armiq andej kalonin
Shumë bejlerë e pashallarë
Vërtet keq ishin ndarë
9
Frikë nuk kishte nga dushmanët
Nga çetnikët kapetanët
Frikë nuk kishte asnjëherë
Si në dimër e pranverë
10
Kjo Drenicë në histori
Luftën bënte për liri
Dha shumë trima atdhetarë
Dhe heronj e çlirimtarë
11
Moj Drenicë sa shumë durove
Aq shumë lufta përjetove
Të sulmonin nga çdo anë
Turq bullgarë e kallushanë
12
Por gjithmonë u tronditën
Kur me ty u përpëlitën
Kur me ty i zinte sherri
Fort në sy u binte terri
13
Pra Drenicë ti kishe emër
Trimërinë mbaje në zemër
Na dhurove krenari
Nga rinia n’pleqëri
14
Thonë armiqtë të ngacmonin
Edhe qentë ty t’i lshonin
Ardhmërinë ta rrezikonin
Edhe prore të sulmonin
15
Vinin ujqit anembanë
Kurrë të qetë nuk të lanë
Vinin trupin ta lëndonin
Edhe zemrën ta sëmbonin
16
Por Drenicë nuk u dorëzove
Shumë beteja i fitove
Azem Bejtën në një shpellë
Ti e hodhe atje thellë
17
Në Serbi mos ta çonin
Edhe trupin t’ja coptonin
Mirë menduan njerëzit tanë
Në atë shpellë kur e lanë
18
Të ndihmonte Perëndia
Që të mposhtej mizoria
Shumë rrethime çau Drenica
Nga çetnikët me kapica
19
Ish betuar n’besë e fe
Ta ndihmonte këtë atdhe
Dhe gjithmonë e përgatitur
Shumë armiq kishte tronditur
20
Në Drenicë shkonte haberi
Si plumb pushke maliheri
Merrte vesh për rrethim
Atë e mbronin me kushtrim
21
Në Drenicë dihej rendi
Ku ish vendi e Kuvendi
Dhe atje për çdo ditë
Çmohej fort ajo traditë
22
Me vullnet e trashëguam
Nga e cila shumë mësuam
Dhe të mirat ne i morëm
Faqebardhë përherë u nxorëm
23
Dhe Drenica kish adet
Shumë armiq me vra përvjet
Shumë armiq me vra për vjet
Pushka e saj akoma qet
24
Kjo Drenica për liri
U përball me shumë stuhi
U përball me shumë stuhi
Shkonin vinin shumë ordi
25
Donin atë që ta nënshtronin
Që ta ndiznin asgjasonin
Ngrihej prapë sikur Anteu
E mësoi vetë Skënderbeu
26
Na shtoi neve fort lavdinë
Dhe na solli ardhmërinë
Me heroin tonë kombëtar
Me Ademin legjendar
27
Që mbarë botën e tronditi
Vendin tonë në qiell e ngriti
Dhe Serbinë shumë keq e theu
I tregoi çka është atdheu
POLICIA E KOSOVËS
Dhjetëvjetori i policisë
Shënon fazën e lirisë
Prandaj erdhi ajo ditë
Që na bëri aq shumë dritë
2
Erdhi dita e lumturisë
Dhe arritja e Pavarësisë
Prandaj jemi shumë krenarë
Me policët atdhetarë
3
Erdhi dita kur dhe ne
Që të kemi pak hare
Kur policët nga Serbia
Kishin shkuar kah Shumadia
4
Të mos rrahin më shqiptarë
Siç veprojnë ata qyqarë
Të mësuar 100 vjet
Në Kosovë të kenë pushtet
5
Kur e pamë një ditë ushtrinë
Dhe pas saj policinë
Ne e dinim fare mirë
Do ta kemi Pavarësinë
6
Pra gëzim kishim atë ditë
Që u dolëm ne në pritë
Nuk kam fjalë për ta thënë
Çfarë përshtypje më kanë lënë
7
Policia dhe ushtria
Defilonin kah liria
Dhe na bënin neve nder
Që se patëm asnjëherë
8
Herë më dukej ëndërroja
Kur ata unë i shikoja
Herë më dukej e vërtetë
Që fillonte tjetër jetë
9
Çdo mëngjes në punë kur shkoja
Policinë tonë e takoja
Policinë tonë e takoja
Dhe nga zemra e uroja
10
Shumë të rinj plot shëndet
Hynë aty me shumë vullnet
Të shërbenin sa më mirë
Në Kosovën tonë të lirë
11
I shikonim tek kalonin
Si petrita fort marshonin
Në detyrë kur kërkohej
Që e drejta mirë të mbrohej
12
Beogradi kish zaval
Sikur ujqit në atë mal
Tek e shihte mrekullinë
Fill pas saj dhe lumturinë
13
Këtë Kosovë këtë vendin tonë
Ai e humbi përgjithmonë
Prandaj kishte ai siklet
Që nuk kishte më pushtet
14
Çdo pushtet e çdo ndikim
Se ka më në vendin tim
Që po ec e po lulëzon
Dhe përpara që po shkon
15
Prandaj sot kjo polici
Fort e mbron fjalën liri
Kurse Forca ushtarake
Do t’vendoset në kufi
16
Kurse Forca ushtarake
Me standarde paraprake
Bashkë me NATO-n defilon
Dhe të gjithëve na gëzon
17
Policia në një anë
Dhe ushtria këtu pranë
Do t’na mbrojnë me kushtrim
Siç e lyp ky vendi im
18
Prandaj sot n’këtë dhjetëvejeçar
Ky festim është paraparë
Jubileun që e kremtojmë
Madhështinë kurrë s’e harrojmë
PALESTINËS
Palestinë moj Palestinë
Kush ta mori ty lirinë?
Kush ta mori ty lirinë
Dhe ta solli robërinë?
2
Fatin tënd e kishim ne
Që kërkonim këtë atdhe
E kërkonim dhe lirinë
E luftonim egërsinë
3
Palestinë moj Palestinë
Mbi kokë shpatat ty të rrinë
Por një ditë ti më çudite
N’Beograd se si u prite
4
Ai Mahmuti se çka fliste
Ne të gjithëve na habiste!
Tha Kosova është Serbi
Sikur t’ishte axhami!
5
Prandaj ne oj Palestinë
Prapë kërkojmë për ty lirinë
Edhe pse trimi Abaz
Para neve u bë gaz
6
Dhe vërtet bënim çudi
Se si shkoi ai në Serbi?
Çfarë fitimi kish atje
Që na shiti të gjithë ne!
7
Ai Abazi Abazziu
Një tradhëtie seç I priu
Me Tadiqin gju mbi gju
Kundër nesh ishin drejtu!
8
Por të mjerët I kshillojmë
Në Evropë ne tash po shkojmë
O Tadiq kuku për ty
A po sheh ti me ata sy
9
Edhe ti Abas Mahmut
Tjetër here fort mos u ngut
Ke kujdes se ku shkon
Ngase njerëzit I lëndon
10
Dhe mos bë ti armiqësi
Je akoma n’ robëri
Por kërko ti aleat
O Mahmut me shpirt të ngratë
11
Se Kosova s’të harron
Dhe përherë ty të mallkon
Pra Mahmut o Mahmut ziu
Edhe toka të përpiu
PRAGA
Praga e bukur Praga e artë
Me dëshirë e gas të zjarrtë
Në një vit fort ishte ngritur
Me një ngjarje të papritur
2
Kishte dalur një djalosh
Një pushtim për ta varrosë
Por së shpejti okupimi
U vulos fort nga trishtimi
3
Në atë Pragën legjendare
Shkonin bandat gjakatare
Që nga Moska gjer në Kinë
Për ta mbytur prapë lirinë
4
Prapë Çekia u molis
Në terr t’zi u katandis
Jan Pallahu ra dëshmor
Në një shesh të bardhë dëborë
5
Jan Pallahu ra dëshmor
Si simbol i ri botëror
Dhe askush se kishte pritur
Një vendim të tillë të ndritur
6
Një pranverë në atë Çeki
Ishte mbushur me errësi
Dhe u shtyp me shumë barot
I vjen era deri sot
7
Jan Pallahu plot liri
Kishte hyrë në çdo shtëpi
Ishte bërë pjesë me ne
Se e donte at atdhe
Kjo Drenica plot mundime
Shpesh na zgjon neve kujtime
Nëpër lufta e beteja
Hidhej shpesh sikur rrufeja
2
Shumë armiq gjakatarë
Atje shkonin si gjahtarë
Për të vrarë për të sunduar
Atë Drenicë për ta nënshtruar
3
Nga mesjeta e tutje
Ajo ish si Promethe
Me qendresën heroike
Përherë ishte shumë stoike
4
Pashallarë e gazdallarë
Shpesh atje ishin vrarë
Burra t’fortë kishte Drenica
Azem Bejta Lec Gradica
5
Kamer Loshi Ahmet Delia
Keq tronditej mbarë Serbia
Thanë Azemi fluturonte
Çdo çetnik nisi besonte
6
Në Gjilan thoshin po shkon
Me sekonda fluturon
Shqipet kishin një refren
Azem Bejta tash po vjen!
7
Prandaj serbët bitevi
E besonin atë çudi!
Ai përherë kishte besim
Nëpër luftra për çlirim
8
Shkonin shpesh ta sulmonin
Shumë armiq andej kalonin
Shumë bejlerë e pashallarë
Vërtet keq ishin ndarë
9
Frikë nuk kishte nga dushmanët
Nga çetnikët kapetanët
Frikë nuk kishte asnjëherë
Si në dimër e pranverë
10
Kjo Drenicë në histori
Luftën bënte për liri
Dha shumë trima atdhetarë
Dhe heronj e çlirimtarë
11
Moj Drenicë sa shumë durove
Aq shumë lufta përjetove
Të sulmonin nga çdo anë
Turq bullgarë e kallushanë
12
Por gjithmonë u tronditën
Kur me ty u përpëlitën
Kur me ty i zinte sherri
Fort në sy u binte terri
13
Pra Drenicë ti kishe emër
Trimërinë mbaje në zemër
Na dhurove krenari
Nga rinia n’pleqëri
14
Thonë armiqtë të ngacmonin
Edhe qentë ty t’i lshonin
Ardhmërinë ta rrezikonin
Edhe prore të sulmonin
15
Vinin ujqit anembanë
Kurrë të qetë nuk të lanë
Vinin trupin ta lëndonin
Edhe zemrën ta sëmbonin
16
Por Drenicë nuk u dorëzove
Shumë beteja i fitove
Azem Bejtën në një shpellë
Ti e hodhe atje thellë
17
Në Serbi mos ta çonin
Edhe trupin t’ja coptonin
Mirë menduan njerëzit tanë
Në atë shpellë kur e lanë
18
Të ndihmonte Perëndia
Që të mposhtej mizoria
Shumë rrethime çau Drenica
Nga çetnikët me kapica
19
Ish betuar n’besë e fe
Ta ndihmonte këtë atdhe
Dhe gjithmonë e përgatitur
Shumë armiq kishte tronditur
20
Në Drenicë shkonte haberi
Si plumb pushke maliheri
Merrte vesh për rrethim
Atë e mbronin me kushtrim
21
Në Drenicë dihej rendi
Ku ish vendi e Kuvendi
Dhe atje për çdo ditë
Çmohej fort ajo traditë
22
Me vullnet e trashëguam
Nga e cila shumë mësuam
Dhe të mirat ne i morëm
Faqebardhë përherë u nxorëm
23
Dhe Drenica kish adet
Shumë armiq me vra përvjet
Shumë armiq me vra për vjet
Pushka e saj akoma qet
24
Kjo Drenica për liri
U përball me shumë stuhi
U përball me shumë stuhi
Shkonin vinin shumë ordi
25
Donin atë që ta nënshtronin
Që ta ndiznin asgjasonin
Ngrihej prapë sikur Anteu
E mësoi vetë Skënderbeu
26
Na shtoi neve fort lavdinë
Dhe na solli ardhmërinë
Me heroin tonë kombëtar
Me Ademin legjendar
27
Që mbarë botën e tronditi
Vendin tonë në qiell e ngriti
Dhe Serbinë shumë keq e theu
I tregoi çka është atdheu
POLICIA E KOSOVËS
Dhjetëvjetori i policisë
Shënon fazën e lirisë
Prandaj erdhi ajo ditë
Që na bëri aq shumë dritë
2
Erdhi dita e lumturisë
Dhe arritja e Pavarësisë
Prandaj jemi shumë krenarë
Me policët atdhetarë
3
Erdhi dita kur dhe ne
Që të kemi pak hare
Kur policët nga Serbia
Kishin shkuar kah Shumadia
4
Të mos rrahin më shqiptarë
Siç veprojnë ata qyqarë
Të mësuar 100 vjet
Në Kosovë të kenë pushtet
5
Kur e pamë një ditë ushtrinë
Dhe pas saj policinë
Ne e dinim fare mirë
Do ta kemi Pavarësinë
6
Pra gëzim kishim atë ditë
Që u dolëm ne në pritë
Nuk kam fjalë për ta thënë
Çfarë përshtypje më kanë lënë
7
Policia dhe ushtria
Defilonin kah liria
Dhe na bënin neve nder
Që se patëm asnjëherë
8
Herë më dukej ëndërroja
Kur ata unë i shikoja
Herë më dukej e vërtetë
Që fillonte tjetër jetë
9
Çdo mëngjes në punë kur shkoja
Policinë tonë e takoja
Policinë tonë e takoja
Dhe nga zemra e uroja
10
Shumë të rinj plot shëndet
Hynë aty me shumë vullnet
Të shërbenin sa më mirë
Në Kosovën tonë të lirë
11
I shikonim tek kalonin
Si petrita fort marshonin
Në detyrë kur kërkohej
Që e drejta mirë të mbrohej
12
Beogradi kish zaval
Sikur ujqit në atë mal
Tek e shihte mrekullinë
Fill pas saj dhe lumturinë
13
Këtë Kosovë këtë vendin tonë
Ai e humbi përgjithmonë
Prandaj kishte ai siklet
Që nuk kishte më pushtet
14
Çdo pushtet e çdo ndikim
Se ka më në vendin tim
Që po ec e po lulëzon
Dhe përpara që po shkon
15
Prandaj sot kjo polici
Fort e mbron fjalën liri
Kurse Forca ushtarake
Do t’vendoset në kufi
16
Kurse Forca ushtarake
Me standarde paraprake
Bashkë me NATO-n defilon
Dhe të gjithëve na gëzon
17
Policia në një anë
Dhe ushtria këtu pranë
Do t’na mbrojnë me kushtrim
Siç e lyp ky vendi im
18
Prandaj sot n’këtë dhjetëvejeçar
Ky festim është paraparë
Jubileun që e kremtojmë
Madhështinë kurrë s’e harrojmë
PALESTINËS
Palestinë moj Palestinë
Kush ta mori ty lirinë?
Kush ta mori ty lirinë
Dhe ta solli robërinë?
2
Fatin tënd e kishim ne
Që kërkonim këtë atdhe
E kërkonim dhe lirinë
E luftonim egërsinë
3
Palestinë moj Palestinë
Mbi kokë shpatat ty të rrinë
Por një ditë ti më çudite
N’Beograd se si u prite
4
Ai Mahmuti se çka fliste
Ne të gjithëve na habiste!
Tha Kosova është Serbi
Sikur t’ishte axhami!
5
Prandaj ne oj Palestinë
Prapë kërkojmë për ty lirinë
Edhe pse trimi Abaz
Para neve u bë gaz
6
Dhe vërtet bënim çudi
Se si shkoi ai në Serbi?
Çfarë fitimi kish atje
Që na shiti të gjithë ne!
7
Ai Abazi Abazziu
Një tradhëtie seç I priu
Me Tadiqin gju mbi gju
Kundër nesh ishin drejtu!
8
Por të mjerët I kshillojmë
Në Evropë ne tash po shkojmë
O Tadiq kuku për ty
A po sheh ti me ata sy
9
Edhe ti Abas Mahmut
Tjetër here fort mos u ngut
Ke kujdes se ku shkon
Ngase njerëzit I lëndon
10
Dhe mos bë ti armiqësi
Je akoma n’ robëri
Por kërko ti aleat
O Mahmut me shpirt të ngratë
11
Se Kosova s’të harron
Dhe përherë ty të mallkon
Pra Mahmut o Mahmut ziu
Edhe toka të përpiu
PRAGA
Praga e bukur Praga e artë
Me dëshirë e gas të zjarrtë
Në një vit fort ishte ngritur
Me një ngjarje të papritur
2
Kishte dalur një djalosh
Një pushtim për ta varrosë
Por së shpejti okupimi
U vulos fort nga trishtimi
3
Në atë Pragën legjendare
Shkonin bandat gjakatare
Që nga Moska gjer në Kinë
Për ta mbytur prapë lirinë
4
Prapë Çekia u molis
Në terr t’zi u katandis
Jan Pallahu ra dëshmor
Në një shesh të bardhë dëborë
5
Jan Pallahu ra dëshmor
Si simbol i ri botëror
Dhe askush se kishte pritur
Një vendim të tillë të ndritur
6
Një pranverë në atë Çeki
Ishte mbushur me errësi
Dhe u shtyp me shumë barot
I vjen era deri sot
7
Jan Pallahu plot liri
Kishte hyrë në çdo shtëpi
Ishte bërë pjesë me ne
Se e donte at atdhe
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» 10 Poezi nga Halit Bogaj
» Halit Bogaj: Halit Gashi
» Halit Bogaj: Doris Pak dhe çështja e Kosovës
» Halit Bogaj: ’’Xhemail Abria- pleqnar i Kosovës’’
» Halit Bogaj: Poezi për Ismail Kadarenë dhe Sali Berishën
» Halit Bogaj: Halit Gashi
» Halit Bogaj: Doris Pak dhe çështja e Kosovës
» Halit Bogaj: ’’Xhemail Abria- pleqnar i Kosovës’’
» Halit Bogaj: Poezi për Ismail Kadarenë dhe Sali Berishën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi