Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gripi i derrave në koalicion

Shko poshtë

Gripi i derrave në koalicion Empty Gripi i derrave në koalicion

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 9:14 pm

Gripi i derrave në koalicion

Gripi i derrave në koalicion Edlira-gjoniiiii“Vaksina e AH1N1 edhe në Shqipëri”,- përsërisnin dje gazetat e televizionet.Në Greqi vdes një 25-vjeçar shqiptar nga gripi i derrit,- thoshte një gazetë tjetër.Në fakt i riu vuante nga një sëmundje e rëndë dhe aty ku sistemi imunitar është më i dobët, ky virus gjen më shumë vend e jep më shpejt efekt. Por a është vërtet gripi i derrit aq alarmant sa ç’bëhet në disa media apo në disa vende? Vend për të dyshuar ka plot. Në vendet e tjera lajmi trajtohet në hapësirën dhe me ngarkesën që i takon, i shoqëruar edhe me informacione shtesë rreth ecurisë dhe shkallës së përhapjes, si edhe me masat që duhen marrë.

Kurse në Shqipëri, gripi i derrit është i ndarë në dy kahe (si shumëçka tjetër); në një grupim të madh televizionesh e gazetash që deri para pak javësh ishin të bindur se Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet, këto javë pas-zgjedhore gripi i derrit është kthyer në motivin e vërtetë përse mbahen hapur redaksitë e lajmeve.
Kurse në mediat ku përgjithësisht ka gjetur strehë jehona pro-berishiane e para dhe pas zgjedhjeve, gripi ka qenë dhe mbetet lajm i dorës së fundit.
Paradoksale? Jo dhe aq. As e thjeshtë fare jo. Me humbjen e zgjedhjeve nga e majta, media e rreshtuar pro saj nuk sheh ndonjë arsye të fortë përse ta hapë edicionin apo faqen e parë më marrëveshjet politikë të Metës e Berishës. Kështu që mundohet t’i mbushë mendjen vetes dhe publikut se ka edhe gjëra të tjera më të rëndësishme në jetë. Një prej tyre është gripi i derrave, për të cilin as qeveria aktuale, as ajo pretenduese, nuk po e vënë ujin në zjarr hiç.
Nga ana tjetër, mediat PD-i-ste e LSI-ste nuk e kuptojnë dot hiç thelbin e mitizimit të gripit të derrit nga kundërshtarët e majtë. Vendi po kalon çaste historike me krijimin e një qeverie të paprecedent mirëkuptimi e bashkëpunimi, kurse këta merren me gripëra?
Provë e vështirë për LSI-në në fakt, që i caktuan shëndetësinë. Larg qoftë sikur të vërtetohen shqetësimet e të majtëve mediatikë për kasaphanën që do bëka ky grip, se Petrit Vasilit, Ilir Metës e Sali Berishës do ia ngecin fajin.
Po sikur alarmi i ngritur të jetë i vërtetë? (edhe pse deri tani mediat e palodhura grip-derrash akoma nuk na kanë sjellë fytyrën, fjalën apo dëshminë e ndonjë të sëmuri-njeri apo të ngordhuri-derr).
Si do reagojnë mediat që anojnë djathtas? Me siguri do ia vënë fajin dëshirës së madhe majtiste për bashkëpunim të fshehtë me virusin.
Po përtej fatkeqësisë së renditjeve që nuk janë rastësore, serioziteti qëndron tek përzgjedhja e ndërgjegjshme e përcjelljes së lajmeve që bëjnë të dyja kahet. E më shumë se kaq, edhe tek toni dhe mënyra se si përcillen lajmet, qoftë për gripin e derrit, qoftë për qeverinë e re.
Në të dyja rastet, asnjëra nuk e ka shkallën e vërtetësisë që përpiqen të shesin flamurtaret e shitjes së lajmit; as gripi i derrave nuk është shqetësimi që duhet injektuar me aq forcë; as krijimi i qeverisë së re nuk është shpëtimi që shpallet me aq kryelartësi. Të dyja kanë rëndësinë e tyre, por nuk janë aspak as unike, as përjashtuese.
Sigurisht që përzgjedhja dhe renditja e lajmeve shkon në linjë me politikën editoriale të çdo medie, por në asnjë mënyrë nuk i jep kjo të drejtën ndonjë televizioni apo gazete që të luajnë me forcën më të cilën i mëshojnë informacionit. Në të shumtën e rasteve, ai duket sikur përdoret qëllimisht për të zhvlerësuar rëndësinë e informacioneve të tjera, më shumë sesa të theksojë rëndësinë e lajmit që po japin vetë. “O njerëz, ju do vdisni nga gripi i derrave si ky shoku në Greqi, edhe besoni se ka rëndësi të merreni me turpet e Berishës e të Metës” – përkthehet intensiteti gripor i njërit kah.
“Milet i dashur, punët e jashtme u zëvendësuan me punët e brendshme. 160 mijë vende pune ne, e 100 mijë Iliri, keni në dispozicion 260 mijë vende pune tani. Vërtet i besoni përrallat me derra”? – duket sikur thonë kronikat pa fund për koalicionin nga krahu tjetër.
Mua më duket se më e rëndësishme se të dyja është përgatitja psikologjike e popullsisë dhe ajo teknike e spitaleve për të përballuar gripin; apo ruajtja e kujdesshme e linjës në politikën e jashtme, vazhdimi i investimeve në infrastrukturë e siguria se pas katër policëve, nuk do të vriten edhe katër të tjerë në mes të ditës. Pa për gjërat që thuhen në emër të këtyre, pak hapësirë gjej për të menduar se mes lajmeve të prodhuara apo të blera mund të ketë ndonjë të vërtetë.
Akoma më shumë, më duket se investimi kohor në arsim apo punësim është edhe më interesant. Por medias nuk i duket kështu. E përderisa Rama humbi zgjedhjet, personalizoi PS-në, neutralizoi kundërshtarët e brendshëm e çimentosi ata të jashtmit, sigurisht që radha për pak vëmendje i erdhi edhe gripit të derrave (se Berishën dhe Metën nuk e vënë kurrë në lajm të parë).
Ironi. Po aq sa anashkalimi i përgjegjësive për të gjithë ata që po mendojnë se pushteti është personal.
A do të bjere epidemia e derrit në katër vjetët e qeverisjes së koalicionit?
Për hir të lajmit, bathët duken se jo.


\n
gjedlira@yahoo.co.uk



This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi