Për poetin e talentuar Mëhill Velajn
Faqja 1 e 1
Për poetin e talentuar Mëhill Velajn
Për poetin e talentuar Mëhill Velajn |
Këtë mes gushti, pa u mbyllur dita e të Shenjtës Maria, më telefonon krijuesja e talentuar korçare, Raimonda Moisiu, që kishte mbërritur nga CT USA në Tiranë dhe unë vrapoj, ashtu me flokët ende të pa thara nga dushi, që më jepnin freski atë mbrëmje të nxehtë, për të takuar mikun e poetin e talentuar Mëhill Velaj. Së bashku me ta ishte edhe poetja e gazetarja Fatime Kulli, që të tre për këtë vit janë ftuar në Netët e Poezisë në Strugë. U përqafuam si miq të vjetër, ndonëse ai ishte takimi i parë, sepse ishim njohur nëpërmjet magjisë së fjalës së vëllimit poetik “Lule që rritemi në gur”, që më sjell ndër mendje prezantimin që kam bërë dikur për gratë shqiptare, duke i krahasuar me lulet që rriten në gurë. Buzëqeshur, ai fliste plot dashuri për vendlindjen, teksa ngrinte me dorë flokët paksa të thinjur, sikur të lëmonte gjurmët që jeta kishte gdhëndur ndër vite. Me fillin e logjikës dhe përfytyrimit artistik, zoti Velaj shëtit nëpër kujtime e përjetime të asaj çka e godet më tepër emocionalisht nga dekori i jetës, duke derdhur çdo emocion në poezi. Përvoja e jetës e ka bërë Mëhillin më jetësor, i ka mprehur shikimin dhe i ka përqendruar vëmendjen në thelbin filozofik të dukurive. Ndaj poezia e tij është jetësore, e ndjerë dhe e kthjellët. Ajo përcjell mesazhin e dashurisë duke theksuar me forcë rëndësinë që ka shfaqja e mendimeve dhe mbresave jetësore, përmes përjetimit emocional, befasisë dhe thjeshtësisë bindëse të vargut. Diçka për jetën e Mëhill Velajt Poeti Mëhill Simon Velaj, është lindur në Gllogjan të Pejës, Kosovë. Ka mbaruar studimet për Gjuhë -Letërsi, në Universitetin e Prishtinës dhe ka punuar arsimtar për nëntëmbëdhjetë vjet. Një mësues i përkushtuar dhe i dashuruar shpirtërisht pas botës fëminore, që zgjoi frymëzimin e tij, duke u bërë një urë lidhëse me penën, talentin, muzën e pasion, në letërsinë për fëmijë. Një burim i pashtershëm frymëzimi dhe vargjesh për botën fëminore që e quan "çelës magjik", -ku gjej veten e qetësoj shpirtin-shprehet poeti. i do aq shumë fëmijët sa ka vargje pafund që ua kushton ish-nxënësve të tij, të cilët janë përjetësuar në shpirtin e zemrën e tij. Në vitin 1995, nxjerr librin e parë për fëmijë "Gërshetat e Aulonës", pasuar nga Metamorfoza e rruzullit", dhe është bashkautor i disa antologjive letrare, të botuara nga Fotjonart-"Itaka e fjalës" dhe"Zemra prindërore" nga bashkësia virtuale "Mëmëdheu", korrespodent në shtypin shqiptaro-amerikan, përkatësisht gazetat "Illyria" dhe "Bota Sot", në USA, shtypin shqiptar në Kosovë dhe website-t e forumet e bashkatdhetarëve në internet. Botimi i këtij libri, tregon se ai gëzon trinomin Poet - Njeri- Dashuri njerëzore! – është shprehur Raimonda Moisiu, në “Shënim për autorin”. Megjithëse larg Kosovës, kjo nuk e ka penguar aspak që ai të kontribuojë për çështjen kombëtare shqiptare, për çështjen e Kosovës që ai e do shumë. Është një aktivist i shquar, ku synimi i tij është që të përhapë bashkimin njerëzor, paqe, dije e urtësi ndër shqiptarët. Mëhill Velaj është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, që prej themelimit të saj, në vitin 2001 dhe që nga viti 2004 është Nënkryetar i Shoqatës. Ai jeton dhe punon në qytetin e bukur të Stamfordit, ku menaxhon me sukses bizneset e familjes në industrinë kulinare. Krahas menaxhimit të tyre ai i përkushtohet krijimtarisë letraro-artistike. Është babai i pesë fëmijve: dy djem dhe tre vajza. Mëhilli është krenar për ta dhe atë çka fëmijët e tij kanë zgjedhur në jetën e tyre. Vajzat e poetit Velaj, ndryshe nga pasioni i të atit për letërsinë, kanë zgjedhur sportin e bukur të futbollit (soccer) e janë yje të futbollit amerikan. Si krijues, dashamirës i artit e letërsisë, i të bukurës e të madhërishmes në art e histori, ai nuk kursen jo vetëm talentin, kontributin e tij intelektual, bamirës e shpirtëror, por edhe sponsorizon financiarisht në lulëzimin dhe përjetësimin e tyre. Mëhill Velaj është edhe nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, ndaj pritja e parë iu rezervua nga drejtori i Institutit Kombëtar të Diasporës, në Ministrinë e Jashtme, z. Flamur Gashi i shoqëruar nga specialisti Thimi Nika. Si “trimi i mirë me shokë shumë” zoti Velaj shoqërohej nga poetja Raimonda Moisiu, gazetarja Kozeta Zavalani, Arqile Gjata sekretar i shoqatës “LiterArt” me qendër në Athinë dhe krijuesi Ndue Hila ardhur nga Micigani USA. z. Gashi u uroi mirëseardhjen dhe shpalosi disa nga arritjet e Shqipërisë në këto katër vitet e fundit. Pasi e falënderoi për mikpritjen zoti Velaj tha: ”Skënderbeu erdhi me kalë në Shqipëri unë erdha me “Skënderbeg air” me pronar shqiptar, një arritje e madhe që na mundëson të vijmë në atdhe brenda ditës, me të cilën mund të pijmë kafe në mëngjes në Tiranë dhe në mbrëmje të çlodhemi në kullat e Manhatanit.”Takimi i dytë ishte në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta me zv. ministren znj. Marieta Zaçe (Pronjari).-Kam këmbyer e-maile me Eleonora Gjoken nga “Bota e Gruas shqiptare” në USA, e cila më ka kërkuar informacion për gjendjen e gruas në Shqipëri dhe më ka informuar për veprimtarinë tuaj në diasporë- thotë znj. Zace, duke u uruar mirëseardhjen. -Ndihem i nderuar për pritjen tuaj – vazhdon poeti Velaj – madje jam i kënaqur sepse për herë të parë ndodhem midis tri korçareve të bukura. – Dhe jo vetëm, por që kanë vlera – ndërhyj unë. – Po, jemi të mira - thotë znj. Zaçe - sepse unë kam një vajzë dhe kur e përkëdhel atë nuk i them; e bukura e nënës, por e mira e nënës, sepse mirësia është më e vlefshme. Këtë mirësi jam munduar ta ve ne punën time në këtë ministri, që ka tre misione kryesore; punësimin e formimin profesional, shërbimin social dhe shanset e barabarta ku kemi future edhe barazinë gjinore, një drejtori e veçantë që u bë gjatë këtij mandate qeverisës. Gjatë 4 viteve kemi pasur një ecuri të barazisë gjinore, sepse ne i kemi ngritur strukturat e nevojshme dhe aktualisht jemi në një stad që kemi edhe shumë detyrime ndërkombëtare, ndaj integrimit në BE, ndaj duhet edhe shumë punë. Të nesërmen ata shkuan në qytetin e Korçës, Veprimtaritë e zhvilluara aty i ka pasqyruar bukur publicisti, Erget Cenolli, për KorcaNeës. Në takim prezantues në lokalin elitar “Sofra voskopojare” ai zhvilloi një bisedë të përzemërt plot humor me Kryetarin e Shoqatës së shkrimtarëve “Bota e Re” zotin Ylber Merdani dhe zonjën Zhaneta Tuxhari (poete dhe mësuese veterane), me zotërinjtë Nonda Kajno dhe një prej pronarëve të lokalit, zoti Vangjel Themeli. Zoti Mëhill Velaj u njoh me një pjesë të qytetit dhe bëri një vizitë në muzeun e “Mësonjëtores së parë shqipe” ku drejtuesi i tij e njohu me detaje të hollësishme të këtij institucioni 122 vjeçar, djep i diturisë dhe krijimtarisë mbarë shqiptare. Promovimi në qytetin e kulturës, krijimtarisë dhe serenatave, në Korçë rrymë shqiptare" për të mbajtur gjallë frymën shqiptare në një farë mënyre si mbijetesë në kohë-modernizmin e sotëm. Por, ndërsa lexoj poezinë e tij, ndjej këtë risi të gërshetuar bukur, që formon vargun poetik dhe e bën atë të rrjedhshëm, lexues, kuptimplotë. Është një kombinacion jetik, tërë filozofi, fjalëzgjedhje dhe që sfidon didaktin dhe simplicitetin e fjalës. Poezia e Velajt në këtë pikë është një mesazh, një argument me vlera, një transparencë për të djeshmen, një mësim për të sotmen dhe një vizion për të nesërmen.” Erget Cenolli recensoi për librin me proza “Ishulli i pulëbardhës”, ndërsa intelektualja Tuxhari për vlerat e librit “Metamorfoza e rruzullit”. Poeti korçar Robert Vangjeli recitoi një poezi me motive kosovare. Në takim e morën fjalën edhe zotërinj të tjerë pjesëmarrës midis të cilëve u veçua fjala e zotit Riza Lahi. Veprimtaria u ndërpre herë pas here nga këngë patriotike dhe këngë dashurie të grupit të serenatistëve. Aktori Andrea Pepi recitoi disa nga poezitë e zotit Velaj. Në fund zoti Velaj e vlerësoi takimin si nga më të bukurit, të paharrueshmin dhe më prekësin të zhvilluar ndonjëherë për të, në qytetin e bukur të serenatave. vijon |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Për poetin e talentuar Mëhill Velajn
Takimi me Kryetarin e Këshillit të Qarkut
Mëhill Velaj u prit në një takim mjaft mbresëlënës prej Kryetarit të Këshillit të Qarkut zotit Ilo Milo. Takimi me Milon ishte shumë njerëzor, ku nëpërmjet një bisede të ngrohtë të dy personalitet shkëmbyen konsiderata dhe mendime. Zoti Milo tha se ndihej mjaft i nderuar që një përfaqësues i lartë i letrave shqipe në SHBA, ndodhej në qytetin e Korçës, qytet me tradita të larta patriotike dhe kulturore. Milo theksoi se një natë më parë ai kishte udhëtuar natën vonë posaçërisht për t’u takuar me zotin Velaj dhe se ndonëse profesioni i tij është mësues fizike, letërsinë e lexon me kënaqësi. Zoti Velaj tha se në Korçë vinte pas 22 vitesh dhe nuk gjente asnjë krahasim me Korçën e atyre viteve, zhvillimi ishte shumë i madh dhe tejet mbresëlënës. Velaj theksoi se i kishte bërë përshtypje të veçantë mënyra e komunikimit jashtë rregullave të ngurta zyrtare e Kryetarit të Qarkut Korçë, mënyrë komunikim që dy ditë më pare, e kishte hasur në Tiranë nga një tjetër korçare, zonja Marjeta Zaçe (Pronjari), në takimin me të në Ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta. “ U jam shumë mirënjohës për pritjen tuaj. Kam me vete njërës shumë të mirë që me mbështesin që janë pjesë e arritjes së kulturës së Korçës. Jam këtu megjithëse nuk jam politikan, por përfaqësoj një komunitet te madh të shkrimtarëve shqiptarë- amerikanë, sepse nuk ka letërsi pa pushtet politik, ndaj dua tu përgëzoj për fitoren në zgjedhje. Unë e dua bregdetin e Durrësit ashtu si e dua edhe atë të Ulqinit. Ju keni ardhur në ketë karrige me punë ndaj kombit tuaj. Edhe unë nuk shoh ëndrra me Statujën e Lirisë apo Kullën Eifl, unë ëndrrat i shoh aty në kasollen time të dashur, ku u linda dhe u rrita. Kthehem në Korçë pas 22 vjetëve dhe shoh ndryshime të mëdha në infrastrukturë e kudo dhe më duket sikur jam në Londër apo Paris, megjithëse ka ende punë për të bërë…Unë u ndjeva mjaft mirë në shtëpinë e librit sepse kishte erë vendlindje, por do të dëshiroja që në të ardhmen të mos mungojë as –eir kondishënër, apo kondicioneri-si i thoni juve…” Kritiku e studiuesi Fatmir Terziu shprehu konsideratën ndaj faktit që gjuha jonë e përbashkët është mirëkuptimi e mirësjellja, sepse dikur nuk mundet të trokisnim ne krijuesit nëpër këto dyer që përgjithësisht u përkasin politikanëve, por sot ne jemi të lirë dhe nuk kërkojmë të panjohurën ashtu si dikur nëpërmjet ushtarit të panjohur, por kalojmë edhe përtej tij .Ne emocionet i kemi flakur tutje, sepse njerëzit e popullit janë dashamirës ndaj fjalës së lirë. Mëhill Velaj se bashku me Raimonda Moisiun na bënë që Kosovën ta sjellim midis nesh me krijimtarinë që lexuam, Me promovimin e librit “Kritika ndryshe” zoti Mehill Velaj ka hyre ne historinë e letërsisë shqipe, në Universitetin e Tiranës, Tetovës, Shkupit, Prishtinës, etj. Në fjalën e saj Raimonda Moisiu u shpreh: - Ndihem krenare dhe e nderuar për pritjen tuaj që më bëtë mua, si bija e Korçës dhe poetit e prozatorit Mehill Velaj, bir i Kosovës në Korçën time. Kjo tregon lidhjen e vlerat midis popullit tonë në treva të ndryshme dhe se si ne i adaptojmë këto vlera në një komb me vlera kombëtare si në Korçë që përfaqëson Shqipërinë, por edhe në CT, USA, aty ku ne jetojmë… Në fund zoti Velaj i dhuroi zotit Milo 3 librat e tij të cilat kreu i Qarkut premtoi se do t’i lexonte me kënaqësi. Në fund të kësaj dite të ngjeshur me aktivitete zoti Velaj zhvilloi një takim me zotin Behar Koçibelli dhe zonjën e tij Krisanthi, që është pronar i Hotel-turizmit që mban emrin e Koçibellit. Gjatë takimit nga mikpritësi u vlerësua vizita dhe promovimi i librave prej zotit Velaj në kryeqytetin shqiptar të kulturës. Zoti Velaj pasi falënderoi për mikpritjen, tha se 22 vite më parë, kur ai kishte qenë në Korçë, kishte fjetur në këtë hotel (atëherë shtetëror) dhe kujtonte se aty nuk kishte pasur as ujë dhe as drita, “Ndërsa sot- tha zoti Velaj, pasi vizitoi ambientet e lokalit, ky hotel nuk ndryshon aspak nga hotelet dhe restorantet më të mira të Amerikës.”
Në Mbrëmjet Strugane të Poezisë
Poezia e Mehill Velajt ishte përzgjedhur midis poetëve shqiptarë në edicionin e sivjetmë në evenimentin ndërkombëtar rë promovimit të artit poetik bashkëkohor, që zhvillohet prej 48 vitesh në Strugë, Maqedoni, me titullin:”Mbrëmjet Strugane të Poezise”. Porsa mbërritëm në Strugë u takuam me Kryetarin e Komunës Z. Ramiz Merko e Xhemi Hajredini, të cilët kishin organizuar edhe koktejlin e mirëseardhjes për 75 poetë të huaj nga 50 vende të ndryshme të botës, pjesëmarrës në Festivalin e Poezisë “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”. Laureat i sivjetmë i këtij manifestimi ndërkombëtarë të poezisë, i 48 me radhë është poeti slloven Tomazh Shalamun, kurse poeti senegalez Usman Sar-Sarus, fituesi i çmimit të UNESCO si poet më i ri.
Bukuria e liqenit të Ohrit, valët lozonjare të Drinit të Zi, në mbrëmjet e verës strugane do të ishin të zbehta dhe nuk do të kishin shkëlqimin e koloritit që vetë natyra bujare dhe Zoti ia dhuroi qytetit të Strugës dhe struganëve, pa kumbimin e gjuhës sonë të bukur shqipe. Ishin zërat kumbues të Mehill Velajt e Raimonda Moisiut, të Prec Zogajt e Fatime Kullit, që u duartrokitën fuqishëm nga gjithë shqiptarët e Maqedonisë, veçanërisht kur poeti Velaj tha se perfaqësonte shtetin më të ri në botë Kosovën. Në manifestimin ndërkombëtar “Netët Strugane të poezisë” në simpoziumin: “Poezia dhe muzika” Mehill Velaj, poet e prozator dhe poetja Rajmonda Moisiu, krijues shqiptar me banim në Amerikë, diktuan për lidhjet midis muzikës dhe poezisë. Laureat i Kurorës së Artë të MSP, për vitin 2008, ishte poeti ynë i talentuar Fatos Arapi. Tomazh Shalamun ka lindur në vitin 1941 në Zagreb, ndërsa fëmijërinë e kaloi në Kopër. Diplomoi histori të arteve në Universitetin në Lubjanë. Krahas në vendin e tij amë - Slloveni, përkohësisht jeton edhe në SHBA. Ka qenë profesor i Universitetit në Ajova dhe atashe i kulturës në Përfaqësinë diplomatike sllovene në Nju-Jork. Librat e Shalamunit janë përkthyer në pothuajse të gjitha gjuhët evropiane. Kurse Usman Sar - Sarus ka lindur në qytetin Dakar, ndërsa në vitin 1999 udhëton për studime në Francë ku mbaron letërsi dhe është posdiplomues në studimet për sociologji dhe filozofi të politikës.
"Ne poetët ekzistojmë qa ta ruajmë dinjitetin e trupave të gjallë të njerëzve, të emrave të tyre, të hapësirave të tyre konkrete dhe simbolike. Zbusim, qetësojmë dhe e thellojmë kuptimin, edhe pse nëpërmjet dhimbjeve dhe plagëve. Pa marrë parasysh gjithçka e ruajmë baraspeshën dhe reflektojmë dritë - ka deklaruar Tomazh Shallamun, me rastin e shpalljes laureat të MSP. Autoritetet vendore i kushtuan mjaft rëndësi kësaj veprimtarie, që nga Ministrja e Kulturës deri tek vetë presidenti Ivanov me bashkëshorten. Poetët kanë gdhendur në memorien e aparateve fotografike momentet më të bukura të këtij takimi, që do të behën burim frymëzimi për krijimtari të reja në të ardhmen.

Similar topics
» Mëhill Berisha 1952 - 2012
» Ndërroi jetë Mëhill Berisha veprimtar i çështjes kombëtare
» At SHTJEFË GJEÇOVI - (MËHILL KONSTADIN GJEÇI KRYEZIU 1873 - 1929)
» Ardi Omeri:I prezantoj Sofres Poetike dhe krijuesve te saj poeteshen e talentuar RUDINA CUPI
» Ejup Ceraja: Esetë metaforike të një poeti të talentuar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi