Shaban Peraj: Mbeturinat e komunizmit
Faqja 1 e 1
Shaban Peraj: Mbeturinat e komunizmit
Mbeturinat e komunizmit
Nga Shaban Peraj
Si çdo shqiptar tjetër që në këto momente nuk do të dëshironte të ishte në lëkurën e mbeturinave të komunizmit edhe unë kam shqetësimin tim me ate çfarë po ndodhë në Shqipëri, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Një problem ky fundamental për politikën shqiptare që ka kapluar tërë opinionin e që prek në interesin e përgjithshëm kombëtar të ndihmuar nga mediat të cilat fryejnë problemin e një personi të vetëm a thua se ai na qenka shpëtimtari ynë, në një kohë kur është e qartë se nuk i shërben situatës politike të krijuar. Përkundrazi, nuk ka mbetur më “shqiptar e shqiptare” që nuk është ngopur me zërin e tij prej megafoni dhe me talljet që u bënë “qorrave e shurdhëmemecëve” të tij, që hudhen nga vet dora e tij atje ku askush nuk do të dëshironte. Të kota ishin deklarimet e tia gjatë fushatës elektorale se gjoja do të ndryshojnë “shqiptarët e shqiptaret”, pa ndërmarrë ndonjë iniciativë konkrete për të zgjidhur hallet e tyre. Halli i vetëm i tij paska qenë dhe është ruajtja e karrigës së kryetarit të partisë që i takon si dhe vazhdimi i koncepteve komuniste, gjë që është e qartë edhe për ata langojë që i mbajnë krahun. Ky dhe langojt e tij harrojnë se në jetë ka tre elemente të rëndësishëm që mbajnë gjallë kombet: feja, urtësia, arma. Urtësinë mund ta interpretojnë si përvehtësim të filosofisë duke e lidhur atë ngushtë me jetën, duke harruar se bota është një vend prove ku çdo gjë zë vend sipas kuptimit me anë të përvojës dhe vlerave të fituara. Atij këtu i ka mbetur ora, përvoja e tij është ajo e kohës komuniste, ndërsa vlera nuk ka pasur e nuk ka çka i bënë langojt e tij të strumbullohen nën një çadër që nuk hapet kurrë. E kaluara ka dhënë prova të mjaftueshme, por nuk duhet lënë gjë mangut në provat dhe vlerësimet e reja që informacionit t’i ruhet saktësia dhe pjelloria.
Si parim për qeveritarët e lartë janë ndjeshmëria dhe ndjenja e përgjegjësisë, në drejtuesit lokalë sigurimi i rregullit në jetën e përditshme, i sigurisë dhe i qetësisë, në gjykaterit paanshmëria dhe guximi qytetar. Këtu qëndron problemi i asaj që mundon “shpirtin” e këtij politikani e të një pjese të politikanëve komunist, pa pasur mënyra të justifikueshme për atë që sipas tyre “ndodhi në datën e 28 qershorit”. Ky person po edhe langojt e tij vazhdojnë edhe pas kësaj date të bëjnë gabime duke e kuptuar politikën vetëm në formën e partisë, propagandën, zgjedhjet dhe luftën për pushtet. Po çka i bënë këta të mos ndryshojnë konceptet shtet dhe pushtet? Asgjë tjetër veçse e kaluara i ka mësuar me shembuj nga jeta dhe tablo mësimdhënëse. Ata nuk janë të aftë ta shohin dhe vlerësojnë mirë se “shqiptarët dhe shqiptaret” e kanë kaluar këtë provë, ata po shkojnë përpara drejtë Evropës për të zotëruar të nesërmen me sukses. “Shqiptarët e shqiptaret” nuk kanë kohë për të humbur duke i pritur këto të strumbulluar derisa të hapen, i përjetshëm është sundimi i të drejtës dhe drejtësis, të tjerat shkojnë e vinë, është jashtë çdo diskutimi se në të ardhmën do të dalin fitues! Prandaj, politikën më të madhe duhet kërkuar në anësimin ndaj të drejtës e drejtësisë...
Të thuhet se u manipuluan zgjedhjet, se u përdorën standarde të dyfishta, se pati koalicione të mshefta parazgjedhore, se mu vodhën votat, se... u përzie në punën e atdheut dhe kombit është marrëzi. Atdheu dhe kombi nuk mund të jenë vetëm të një pesoni apo i strumbullarve që nuk shohin më shumë se deri te praku i derës. Prandaj kërkohet sinqeritet, besueshmëri ndaj njëri-tjetrit për të mirën e përgjithshme, ku politikën në nivel nuk duhet kërkuar me servilizëm dhe postet e fituara me hipokrizi dhe as në popullaritetin artificial të shtënë në dorë me shtytjen e një sërë strukturash lokale të dyshimta të cilët as familjarët e tyre nuk i njohin mirë. Kështu ky garnizon komunist duhet ta kenë të qartë se është një kuvend ku diskutohen qënia, vazdimësia dhe qartësia e kombit, dhe atje për çdo çështje të përcillet shqetësimi sipas detyrës dhe kompetencave të tij, atëherë kombi zotëron kuadrin administrativ dhe politikë me ideal. Kjo formë e veprimit siguron ardhmëri kombëtare, ndryshe duke u ndarë në kampe, do të thotë të mbyllesh sytë para shembjes dhe asgjësimit. Këtyre mjeranëve komunist të sotëm mund t’ju lejohet të bëjnë gabime për të hedhur vetën në rreziqe, por kurrsesi s’kanë të drejtë të sillen kështu në emër të “shqiptarëve e shqiptareve”! Duket se akoma nuk e kanë përvehtësuar pjekurinë e vet me çdo individë dhe kjo kërkon prej tyre që politika t’u dorëzohet personave më të informuar, më të aftë e largpamës. Për një komb nuk mund të përfytyrohet një fatkeqësi më e madhe se dorëzimi i punëve të shtetit njerëzve të paditur, të paaftë e miopë siç kërkojnë e dëshirojnë ta kenë nxënësit e nomenklaturës komuniste. Iku koha e atyre që pretendojnë për mbret, por as zëvendësve dhe pasuesve të tyre më të afërt nuk u lejohet të quhen sundimtar ose sulltan. Mbreti doli në shesh dhe u bë mjet shkatërrimi i atyre vlerave të demokracisë që kërkon koha dhe moment, me iluzione në shkretirë si një çardak i varur gati në të rënë ku s’mund të dihet...por dihet se ata që përfillin parimet demokratike janë shumica e shqiptarëve të cilët mendojnë ndryshe nga mbeturinat e komunizmit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shaban Peraj: Përplasjet që nuk na duhen
» Shaban Peraj: Bashkimi që solli qeverinë
» Shaban Peraj: Egoizmi me shumë lloje
» Shaban Peraj: E keqja është e keqe
» Shaban Peraj: Çfarë nuk të dëgjojnë veshët!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi