Enver Gjergjeku
Faqja 1 e 1
Enver Gjergjeku
Besa Nje dore e paftuar ma dhuroi shkendine Dhe ma beri zemren xixe te strallit n’vere Tash m’ben drite si diell, me cel si pranvere Nje fjale n’gjak e lindur, qe kaplon gjithsine… Ruaju mos e thuaj, se t’ben ujem prore Kur te dridhet kemba, sa here te leshon zemra; Ktheje gjithnje ballin, mos u sh’ndet me themra Fjala thyen dhe eshtra ne lak t’asaj dore Ajo fjale dy here s’lind nga buzet tona Nuk ia njofim shpinen, mohin n’dite te veshtira (As kur t’prek e keqja , as kur t’leshon e mira) Mburrjen e ka t’vogel, trupin nder kumbona Thu’j kur ndoj t’vonuar n’vater ta sjell shteku: “Me fat atij miku, qe pragun ma preku!” |
Bari
Ky dëshmitar i andrrimit të qetë,
Që shputat e shkelin pa mëshirë,
Na ruen në gjiun e vet nji dëshirë
Të cilën me e thanë s’mujtëm vetë.
Ky dëshmitar i netëve të shurdhueme,
Që yjt i pajton në prehnin e vet,
Asnji tingull t’trilluem s’e flet,
Përveç rritjes së vet të pahetueme.
Ky shërues i luleve të plagosuna,
Që ngjyrën e syve ia fali prillit,
Dhe ernave urimin e vet të parë,
Ky dëshmitar i fjalëve të përsosuna –
Prej qerpikëve flakërues të diellit
Nji kunorë në ballin tim e ka varë.
Kodrat e Dukagjinit
Po digjen flakë n’zjarr t’blerimit
Kësulat e fushave t’arta gjiplote.
Lumejt’ – udhëtarë t’palodhun n’mote
Vrapojnë me i zanë rrezet e agimit.
Si plis me nji sy në cikolet e veta
E vejnë borën për lindje e për dekë,
E s’guxon kush veç puhisë m’i prekë,
Kur nata zbret n’to me krahë t’le’ta.
O ujdhesa t’kohës mbi liqej t’grunit,
Që dënesni nën ortiqe, breshën e shi
E trupin e çlodhni nën hije t’drunit,
Në shputat e mia barin tuej e báj,
Nën gishtat e mi damar’t tuej i ndi’,
Për ju bukë e krypë prore do të ndaj.
Prill, 1964
Dilema e këngës
Kësulat e fushave t’arta gjiplote.
Lumejt’ – udhëtarë t’palodhun n’mote
Vrapojnë me i zanë rrezet e agimit.
Si plis me nji sy në cikolet e veta
E vejnë borën për lindje e për dekë,
E s’guxon kush veç puhisë m’i prekë,
Kur nata zbret n’to me krahë t’le’ta.
O ujdhesa t’kohës mbi liqej t’grunit,
Që dënesni nën ortiqe, breshën e shi
E trupin e çlodhni nën hije t’drunit,
Në shputat e mia barin tuej e báj,
Nën gishtat e mi damar’t tuej i ndi’,
Për ju bukë e krypë prore do të ndaj.
Prill, 1964
Dilema e këngës
A ky është kthimi, apo hap zbrazëtie?
Dielli kështu më zgjon? Apo rigon shi?
S’do t’i kthehem barit, as asaj errësie.
Kah do vemi, ditë, kur asgjë nuk ndi?
A jam tash i zgjuar, apo m’mashtron drita?
Ndëgjoj hap’n e vjeshtës, lulja fle në mua.
Çdo gjë që dash’rova – tek ajo s’arrita –
Askund ndonjë thnegël, sa për t’më shoqërua.
Kënga e munduar kishte për të treguar:
Se si njëherë moti ish feniks ndër ne.
Po. Është ajo vetë, që kurrë pa u friguar,
U la prore n’gjak, n’stuhi dhe rrufe.
Po ç’është tani kjo? Ëndërr o hap lashtësie?
Malli kështu më zgjon? Jo! Është hap’ humnera.
S’do t’i kthehem barit, as asaj errësie,
Që për sy të mi presin untë përhera.
Dielli kështu më zgjon? Apo rigon shi?
S’do t’i kthehem barit, as asaj errësie.
Kah do vemi, ditë, kur asgjë nuk ndi?
A jam tash i zgjuar, apo m’mashtron drita?
Ndëgjoj hap’n e vjeshtës, lulja fle në mua.
Çdo gjë që dash’rova – tek ajo s’arrita –
Askund ndonjë thnegël, sa për t’më shoqërua.
Kënga e munduar kishte për të treguar:
Se si njëherë moti ish feniks ndër ne.
Po. Është ajo vetë, që kurrë pa u friguar,
U la prore n’gjak, n’stuhi dhe rrufe.
Po ç’është tani kjo? Ëndërr o hap lashtësie?
Malli kështu më zgjon? Jo! Është hap’ humnera.
S’do t’i kthehem barit, as asaj errësie,
Që për sy të mi presin untë përhera.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Enver Hasani, Enver Sahani apo Enver Sahati
» AGIM GASHI:ENVER SHQIPTARI - Enver Malokut
» Enver Gjon Mehaj: Nuk jam Kastriot Celiku por Enver Gjon Mehaj
» Njoftim nga Enver Bytyçi
» LDK-ja përkujton Enver Malokun
» AGIM GASHI:ENVER SHQIPTARI - Enver Malokut
» Enver Gjon Mehaj: Nuk jam Kastriot Celiku por Enver Gjon Mehaj
» Njoftim nga Enver Bytyçi
» LDK-ja përkujton Enver Malokun
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi