KOSTT plaçkitet nga Serbia
Faqja 1 e 1
KOSTT plaçkitet nga Serbia
KOSTT plaçkitet nga Serbia
Serbia, në emër të rrjetit transmetues të Kosovës, vazhdon të përfitojë nga 5 milionë euro në vit. Ky rrjet, edhe pas 83 milionë eurosh investime, ende nuk është në gjendjen më të mirë. Aktualisht mund t’i bartë 930 MW, kurse KOSTT shpreson që fuqia e tij të rritet edhe për 320 MW
Nga Agon Sinanaj
Edhe po të prodhohet në Kosovë energji elektrike për furnizim 24:0, sërish konsumatorët do të mbeteshin në terr! Kjo do të ndodhte për shkak të rrjetit të vjetër, i cili ka kapacitet të kufizuara, krahasuar me kërkesat e tregut. Krahas këtij problemi, Kosova ende nuk ka krijuar legjitimitet ndaj këtij rrjeti, ashtu që ai të mos shfrytëzohet nga askush pa pyetur Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), i themeluar para tri vjetësh. Për shfrytëzimin ndërkombëtar të këtij rrjeti edhe më tej bisedohet në Beograd. Serbia vazhdon të prezantohet si pronare e aseteve transmetuese të Kosovës, duke përfituar nga transiti i energjisë elektrike nëpër Kosovë miliona euro.
“Nga tranziti nëpër Kosovë, Serbia përfiton rreth 2 milionë euro në vit në emër të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës, kurse nga alokimi i kapaciteteve interkonektive të Kosovës përfiton edhe rreth 3 milionë euro të tjera”, ka deklaruar për “Express” Fadil Ismajli, drejtor i KOSTT-it.
Po ashtu, operatori i transmisionit nga Serbia shkakton dëme indirekte në rritjen e çmimit të importit të energjisë. Sipas vlerësimeve të KOSTT, ky dëm në total vjet ka implikuar një kosto prej 15 milionë eurosh, të cilën e kanë bartur konsumatorët e Kosovës.
Kjo kaptinë në një masë është e ndërlidhur me problemet politike, përkatësisht me statusin. Prandaj edhe KOSTT-i, përkatësisht sistemi energjetik i Kosovës nuk gëzon subjektivitet të plotë në tregun ndërkombëtar të energjisë elektrike.
Me qëllim të lirimit nga varshmëria e rrjetit të Serbisë, preokupim më i madh i KSTT-it është lidhja e rrjetit transmetues të Kosovës me atë të Shqipërisë. Aktualisht kjo lidhje bëhet përmes një linjë interkonektive 220 kv, kurse e reja do të jetë me kapacitet dy herë më të madh - 400 kv.
“Projekti pritet të fillojë në mot dhe do të kryhet më së voni për 22 muaj. Ai konsiston me ndërtimin e një linje të tensionit të lartë 400 kv, e gjatë 238 kilometra, prej të cilëve 85.5 kilometra janë në territorin e Kosovës”, ka thënë Ismajli.
Mirëpo, KOSTT-i ka edhe shumë punë për të aftësuar rrjetin e brendshëm, sado që fuqia bartëse rritet për çdo vjet. Madje, më shpejt se oferta e Korporatës Energjetike të Kosovës, si me prodhim,ashtu edhe me energji të importuar. Në këtë rrjet nuk është investuar me vite të tëra. Këtë e ka vërejtur edhe ministrja e Energjisë dhe e Minierave, Justina Pula – Shiroka, duke arsyetuar mungesën e energjisë elektrike, thotë se kapacitetet transmetuese të KOSTT-it janë të kufizuara.
“Mos të harrojmë se edhe kapacitetet transmetuese të KOSTT-it i kemi të kufizuara”, Ndërkaq, Fadil Ismajli me plot bindje thotë se që nga viti 1990, kur ky rrjet ishte në dorë e të regjimit serb, aty nuk ka pasur investime serioze.
“Prej vitit ’90 deri më 2003 nuk ka pas investime në rrjetin e transmisionit. Kjo bën që asetet e transmisionit të kenë një moshë mesatare me të lartë se sa duhet”, shton Ismajli.
Aktualisht ky rrjet ka fuqi bartëse për 930 MW, mirëpo me implementimin e disa projekteve deri në pjesën e parë të vitit 2010, kapacitetet bartëse rriten deri në 1250 MW. Për të arritur deri në këtë gjendje, këtu janë investuar 83 milionë euro. Në proces janë edhe rreth 28 projekte të financuara nga donacionet që kanë ardhur nga Komisioni Evropian, Qeveria gjermane, Banka Botërore dhe nga buxheti i Kosovës.
“Sipas bilancit elektro-energjetik, në vitin 2007 ngarkesa e lejuar ishte 850 MW, ndërkaq në pik është realizuar 933 MW. Vjet nga 880 MW të lejuar është arritur deri në 976 MW, kurse sivjet është lejuar ngarkesa 930 MW”, thotë drejtori i KOSTT-it.
Përmirësime në furnizim nga aspekti i transmisionit, sipas KOSTT-it, do të ketë në rajonin e Dukagjinit me përfundimin e paket projektit Peja 3, i cili deri së bashku me rajonin e Anamoravës ka qenë fyt i ngushtë.
Mirëpo, as Korporata Energjetike e Kosovës aktualisht nuk ka kapacitete prodhuese aq të mëdha. Sipas zyrtarëve të saj, furnizuesi i vetëm me energji në vend e harmonizon kërkesën e vet me fuqinë bartëse të rrjetit të transmisionit. “Ka përpjekje për ta rritur kapacitetin transmetues në bazë të projekteve”, ka thënë Viktor Buzhala, zëdhënës në KEK.
Sipas raportit të fundit, Korporata Energjetike e Kosovës të martën ka ofruar 632 MW. Nëse në prodhimi aktivizohet edhe një bllok i TC ”Kosova A”, atëherë oferta do të rritet edhe për 200 megavate, që nuk paraqet ngarkesë për rrjetin e transmisionit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» KEK-KOSTT, në tension, pa rrymë
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Kosova dhe Sërbia me një doganë
» Serbia ta njohë Kosovën
» Arrestohen dy vetë nga Serbia
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Kosova dhe Sërbia me një doganë
» Serbia ta njohë Kosovën
» Arrestohen dy vetë nga Serbia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi