Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KEK-KOSTT, në tension, pa rrymë

Shko poshtë

KEK-KOSTT, në tension, pa rrymë Empty KEK-KOSTT, në tension, pa rrymë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 11:18 pm

KEK-KOSTT, në tension, pa rrymë


KEK-KOSTT, në tension, pa rrymë Jetmiri-490x320
Një defekt për një kohë të shkurtër ka lënë tërë Kosovën në terr. KOSTT-i fillimisht jep një komunikatë, të cilën më vonë është dashur ta plotësojë KEK-u

Nga Express

Një lidhje e shkurtër, e cilësuar si kalimtare, në stabilimentet e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) në orët e hershme të mëngjesit të së hënës e ka sjellë tërë Kosovën buzë kolapsit energjetik. KOSTT-i në mëngjes ka lajmëruar se për shkak të këtij defekti ka mundur të bjerë nga prodhimi blloku i tretë i termocentralit Kosova A. Mirëpo, sipas komunikatës, ekipeve të këtij operatori u ka mjaftuar një orë punë që linjat të kthehen në punë.

Korporata Energjetike e Kosovës ndryshe e ka përjetuar këtë rënie. Madje është dashur të japë më shumë elemente që të tregojë se situata është shumë më e rëndë dhe pa fajin e saj.

“Si pasojë e një lidhjeje të shkurtër në stabilimentet e KOSTT-it, te nënstacioni Kosova B, në mënyrë të dhunshme kanë rënë dy blloqe nga sistemi. Fillimisht ka rënë blloku B2 në ora 4:25 të mëngjesit të së hënës, e në ora 4:48 edhe blloku A3”, thuhet në njoftimin KEK-ut.

Kjo rënie ka shkaktuar mungesë të madhe të energjisë elektrike, duke e dëmtuar rëndë edhe materialisht KEK-un. Këtu nuk janë përmendur edhe dëmet e tjera financiare, si ajo nga mungesa e furnizimit me energji elektrike, por edhe shpenzimet shtesë që krijohen me rastin e aktivizimit të termocentraleve. Të hënën, blloku B1 është kthyer pas pesë orësh, ndërsa ai A3 në buzëmbrëmje.

“Dëmet aktualisht nuk mund të parashihen, por do të dihen saktësisht gjatë ditëve në vijim”,vazhdon komunikata.

Ndërkohë, menaxhmenti i KEK-ut ka reaguar menjëherë duke siguruar import emergjent nga Shqipëria deri 120 MW/h. Gjatë tërë ditës furnizimi është mbajtur nga B1–shi dhe nga sasia e importuar.

“KEK-u kërkon ndjesë ndaj konsumatorëve për rëndim të situatës së furnizimit më energji elektrike, edhe pse ai ka ardhur për shkak të problemeve në stabilimentet e kompanisë KOSTT”, përfundon komunikata.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi