Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtohen masat e sigurisë publike

Shko poshtë

Shtohen masat e sigurisë publike Empty Shtohen masat e sigurisë publike

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 9:17 pm

Shtohen masat e sigurisë publike

Bota sot
Komisari i Shërbimit Korrektues të Kosovë vizitoi QKSPEZH-në


Shtohen masat e sigurisë publike VIZITA
U.D. e Kryeshefit Ekzekutiv të Qendrës së Kosovës për Siguri, Taibe Canolli, priti Komisarin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Resmi Hoxha.

U.D. e Kryeshefit Ekzekutiv të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, znj. Taibe Canolli, priti Komisarin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Resmi Hoxha. Qëllimi i vizitës ishte thellimi i bashkëpunimit në mes të Qendrës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim dhe Shërbimit Korrektues, në fushën e edukimit dhe trajnimit të zyrtarëve të këtij institucioni. Në takim u diskutua për planet afatgjate të programeve të edukimit dhe zhvillimit të zyrtarëve të sigurisë publike, në veçanti për përkrahjen në trajnimin e oficerëve korrektues. Komisari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z Resmi Hoxha njoftoi se në kuadër të SHKK-së funksionon, Njësia e Transportit që bënë përcjelljen e të burgosurve në Qendra Korrektuese. Z. Hoxha kërkoi mbështetje nga QKSPEZH-i, për trajnim me armë të gjata të oficerëve korrektues që sigurojnë perimetrin e jashtëm të institucioneve korrektuese dhe për Njësitin e Transportit për Përcjellje të Burgosurve. U.D e Kryeshefit Ekzekutiv të QKSPEZH, znj. Taibe Canolli premtoi se: “përkrahja e Shërbimit Korrektues në zbatimin e planit të trajnimeve nuk do të mungojë as në të ardhmen. QKSPEZH do të përkujdeset të zbatojë me përpikëri misionin e saj, për mbështetje edukative dhe teknike për të gjitha Agjensionet e zbatimit të ligjit””,- theksoi znj. Canolli. Si rezultat i misionit të përafërt dhe synimit të përbashkët për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, Shërbimi Korrektues i Kosovës i zhvillon trajnimet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe agjencionet tjera të Sigurisë Publike. Në veçanti trajnimet e avancuara vazhdojnë të mbeten vizion i përbashkët i këtyre agjencioneve. Në QKSPEZH-së funksionon Akademia e Shërbimit Korrektues të Kosovës, e cila nën udhëheqjen e koordinatorit të trajnimeve dhe stafit korrektues, përgatitë planin strategjik të trajnimeve dhe menaxhon trajnimet e zyrtarëve korrektues, sipas nevojave që parashihen me planin strategjik të trajnimit, gjithmonë në koordinim me QKSPEZH-in. Shërbimi Korrektues është një ndër katër Agjencionet e Sigurisë Publike që ndajnë hapësirën e trajnimit bazik dhe të avancuar në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, në Vushtrri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi