Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maroni: Me 1 janar 2010, hiqen vizat për shqiptarët

Shko poshtë

Maroni: Me 1 janar 2010, hiqen vizat për shqiptarët Empty Maroni: Me 1 janar 2010, hiqen vizat për shqiptarët

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 9:28 pm

Maroni: Me 1 janar 2010, hiqen vizat për shqiptarët




[img:0c2a]http://www.botasot.info/te_vogla/roberto-maroni[1].jpg[/img:0c2a]
Ministri i Brendshëm i Italisë Raberto Maroni


Ministri i Brendshëm i Italisë Raberto Maroni rikonfirmoi dje gatishmërinë e qeverisë “Berluskoni” dhe të Bashkimit Evropian për të ndihmuar qeverinë “Berisha 2”, në mënyrë që në janar të 2010, shqiptarët të udhëtojnë pa viza për në vendet e hapësirës “Shengen”
TIRANE – Italia mbështet Shqipërinë për liberalizimin e vizave, deri në janarin e vitit 2010. Gatishmërinë e saj Italia e ka rikonfirmuar nëpërmjet Roberto Maroni, Ministrit të saj të Brendshëm, në një takim të bërë dje me Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian në Lubjanë të Sllovenisë.
Pas takimi të ministrave të brendshëm të BE-së në Lubjanë të Sllovenisë, ku u diskutua gjerësisht mbi temat e vizave dhe emigracionin klandestin, ministri i Brendshëm italian, bëri një deklaratë konfirmuese të asaj që kryeministri Berisha ka ripërsëritur shumë herë gjatë mandatit të parë.
Roberto Maroni, Ministri i Brendshëm i Italisë në një takim me Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian theksoi në një deklaratë për shtyp se Italia është e gatshme të mbështesë dhe monitorojë Shqipërinë deri në liberalizimin e vizave me vendet e BE-së në janar të vitit 2010. Deklarata e lëshuar nga Ministri i Brendshëm italian është bërë në takimin e për kontrollin dhe frenimin që mund t’i bëhet emigracionit klandestin nga Libia dhe vendet e tjera Afrikës. Brenda diskutimit për këtë temë Ministri Maroni nënvizoi se liberalizimi i vizave për vendet e gadishullit Ballkanik do të jetë një zhvillim i ri. Ai tha se “sistemi i vizave dhe kontrolli efikas i hyrjeve është një mënyrë për të kontrastuar emigracionin klandestin: kjo do të thotë më shumë siguri, një përafrimi me standardet e BE të kontrollit të arealit ballkanik, të uljes së fluksit të emigracionit të parregullt”.
Ndër të tjera Ministri Maroni shpjegojë se “ky është një proces i nisur 6 vjet më parë. Deri tani Maqedoni është në rregull, Mali i Zi dhe Serbia po i afrohen, por Shqipëria dhe Bosnja ka edhe disa hapa për të bërë deri në janar të 2010. Italia është e disponueshme të japi mbështetjen e saj logjistike që Shqipëria t’ia arrijë qëllimin brenda janarit”, rikonfirmoi Raberto Maroni, Ministri i Brendshëm i Italisë në një takim të bërë dje me Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi