Kutitë e 28 qershorit për të fshehur kutitë e 26 shtatorit
Faqja 1 e 1

Basir ÇOLLAKU
Ka nisur rrethimin politik në parti
Edi Rama pasi humbi shpresat e turbullta për një reagim disi më ndryshe të Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, për zgjedhjet, në këmbim të përgjigjes për letrën e tij për hetime të mëtejshme, iu kthye bahçes së partisë duke uruar e kërkuar zhvillime që e bëjnë atë protagonist. Në seancat parlamentare nuk ka deputetë të PS, që me urdhër të Edi Ramës kërkojnë të hapen kutitë e votimit, se atje na qenka e fshehta e zgjedhjeve. Robert, Bosch, Helmut Lohan dhe ambasadorja britanike kanë thënë hapur se deputetët, partitë duhet ta zhvillojnë betejën politike në Parlament, duke i dërguar në mënyrë të drejtpërdrejtë mesazhe drejtuesit në detyrë të PS, se nuk duhet bojkotuar Kuvendi. Dy seanca janë zhvilluar në mungesë të përfaqësuesve legjislativë të opozitës. Është rizgjedhur Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, është dekretuar në mandatin e tij të dytë kryeministri Sali Berisha dhe këto janë ngjarje që e zbehin luftën e mullinjve të erës së Edi Ramës. Jo për faktin se kapërcejnë për nga rëndësia, pasi pjesëmarrja e opozitës në seanca plenare në këtë periudhë dhe status që ndodhet vendi, janë të një rëndësie bazë e të jashtëzakonshme, sepse janë mandatuar nga qytetarët që u kanë depozituar atyre besimin për t'i përfaqësuar në sallën e Parlamentit.
Rama, tani duket se ka ndërtuar si platformë të konkurrimit në parti, agresivitetin dhe bojkotin, ka udhëzuar deputetët që të testojnë bazën për protesta, duke kërkuar në një formë tjetër "revoltën-mbështetje" për to që ai të mbetet kryetari, ndonëse nuk ka prodhuar asnjë fitore, vetëm asaj të bashkisë, që po t'i zbresësh votat e marra në Tiranë këtë herë, e nxjerrin Ramën jo kryebashkiak në 2007. Kërkesa për të hapur kutitë e votimit është një pretendim naiv dhe i pamatur, duke përçuar shpresën se aty gjendet sekreti që e bën Ramën fitues si koshi pas të vjelave. Kryebashkiaku që gjendet në presion jo të pakët, pas humbjes ka nisur rrethimin politik në parti, sigurisht për të shuar zërat që nuk thonë të njëjtat fjalë, ose fjali të përafërta në qëndrimet e tyre politike, për nisjen e betejës së dytë katërvjeçare në opozitë. Kritikët e Ramës në parti janë tani shënjestra e pushtetarit lokal, kjo edhe për arkivin që këta deputetë nuk janë ndërtues, apo kanë interesa të mirëfillta me kompani ndërtimi, e kjo nuk i vë në konflikt interesi me kryebashkiakun kandidat, që nuk do kurrsesi të humbasë sasinë e pushtetit që prodhon pushtet e transferon mirëqenie. Dalja e Lakrorit kandidat përballë kryekandidatit e ka qetësuar këtë të fundit, që mendon se ka vënë në vijë punët në parti e ka nisur opozitën e fortë ndaj Berishës, duke kërcënuar me gjuhën e së shkuarës se do të marrë pushtetin me çdo mjet, duke ia shtuar prapashtesën padashje, mjet demokratik. Kryebashkiaku është në dijeni se zgjedhjet, vota është mjeti më demokratik që delegon e përfaqëson pushtet për një subjekt politik, që më pas shndërrohet në shumicë në legjislativ për të formuar ekzekutivin.
Kutitë e qendrave të votimit kanë qëndruar hapur me orë të tëra, në jo pak raste dhe shumë orë nën presionin e dhunës së udhëhequr nga Ruçi, ashtu si ishte rasti i Fierit, e më pas të gjithë komisionarët e autorizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë nënshkruar duke e certifikuar procesin si më të mirin e deritanishëm. Jo më shumë se 10 apo 15 ankesa për KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor, kur zgjedhjet e shkuara kanë qenë me qindra, është një bilanc vërtet për t'u marrë në konsideratë seriozisht.
E nëse ekziston mundësia e hapjes së kutive, do të dalin akuzat e PSD, LSI e aleatëve të tjerë të PS, që kanë publikuar pretendimet e tyre se "Rama" u ka vjedhur votat. Pra, në kuti mund të zbulohen pabesitë e Ramës ndaj të tijve dhe pak shanse ka që kryebashkiaku të dijë të mbrohet pastaj se si ka ndodhur ky ylberizim votash, që ai e sjell si fenomen në zgjedhje.
Po përse atëherë kjo këmbëngulje e kryebashkiakut, pikërisht në momentin kur ai është në zgjedhje partiake, të cilat i ka dhunuar që në orët e para të konturimit të kandidatëve që u tërhoqën.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hapni kutitë e Sigurimit
» Musa Ahmetaj: Kutitë magjike
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!
» Berisha: Po hetimit të zgjedhjeve, por kutitë kurrë nuk do të hapen
» "Cmendet" Rama: Hapni kutite, ndryshe perdorim forcen

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi