Berisha: Po hetimit të zgjedhjeve, por kutitë kurrë nuk do të hapen
Faqja 1 e 1

Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha
Kryeministri Berisha dha sot një konferencë për shtyp, në të cilën ftoi Kryetarin e Partisë Socialiste, që në interesin më të mirë të vendit, të rikthejë në parlament grupin parlamentar të PS-së.
Në deklaratën e tij, Kryeministri u shpreh:
“Jam sot para jush për t’i bërë thirrje dhe për të ftuar Kryetarin e Partisë Socialiste, në interesin më të mirë të vendit, në interesin më të mirë të Partisë Socialiste, të rikthejë apo të fusë në parlament grupin parlamentar të PS-së. E garantoj atë se ky akt do të shoqërohet me ngritjen e menjëhershme të Komisionit Hetimor parlamentar, për të hetuar me seriozitetin më të madh të gjitha pretendimet e zotit Rama, natyrisht, përveç çështjeve të gjykuara, të cilat, në asnjë rrethanë, nuk mund të jenë objekt shqyrtimi politik.
Së dyti, dua të garantoj opozitën se qeveria është e vendosur të bashkëpunojë gjerësisht e ngushtësisht në të gjithë procesin e reformave, në veçanti në reformën zgjedhore, ku, sikundër deri më sot, si zë kryesor do të njohë zërin e opozitës. Ka qenë dhe mbetet qëndrimi im i palëkundur se mazhoranca i takon t’i japë opozitës të gjitha garancitë e nevojshme për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. E bëmë këtë në zgjedhjet e 28 qershorit dhe jemi të gatshëm ta bëjmë këtë në të gjitha proceset zgjedhore. Nuk ka një qeveri në Evropë e cila të ketë pranuar që sistemin zgjedhor ta përcaktojë opozita, përveç qeverisë sime, mazhorancës sime dhe kemi bërë shumë mirë. Sërish ne i qëndrojmë kësaj.
Mendoj se është bërë universalisht e qartë se bojkoti nuk mund të pranohet. Ju e keni ndjekur debatin e djeshëm dhe më duhet të them se, në atë debat, kishte nga anëtarë të partive komuniste që kanë në platformën e tyre doktrinën e Marksit, deri tek përfaqësues të partive të djathta, jo të qendrës së djathtë, por parti të djathta. Siç e patë, të gjithë bashkoheshin në union, pavarësisht nga dallimet ideologjike dhe programore që kanë dhe mbartin në një çështje, bojkoti nuk pranohet.
Në këtë kontekst, mendoj se përdorimi i bojkotit për të dëmtuar interesat e vendit përbën një përgjegjësi të jashtëzakonshme, një përgjegjësi që nuk duhet ta marrë asnjë njeri që i beson shtetit ligjor, Kushtetutës së vendit, rregullave bazë të demokracisë.
Ndaj, edhe njëherë, uroj dhe e besoj që zoti Rama, jashtë emocioneve, të dëgjojë zërin e sinqertë të tempujve të mëdhenj të demokracisë evropiane, Parlamentit Evropian, Këshillit të Evropës, por edhe të çdo institucioni ndërkombëtar, të cilët janë të qartë se bojkoti është antidemokratik kur është sine materia, kur është pa bazë, kur është i kësaj forme të pa precedent, ku thuhet “njoh rezultatin e zgjedhjeve por nuk njoh parlamentin”. Por, kur njeh rezultatin e zgjedhjeve nuk ka absolutisht asnjë lloj arsyeje tjetër, përveç doktrinës marksiste të dikurshme të revolucionit permanent, e cila është një doktrinë tërësisht e dështuar edhe në periferi të botës, lere pastaj në zemër të Evropës.
Pyetje: Zoti Kryeministër, zoti Rama, menjëherë pas miratimit të rezolutës, ka bërë të ditur se nuk do të ndërpresë bojkotin dhe protestat, pa u hapur kutitë e votimit. Duket se kemi një rrugë pa zgjidhje në këtë mënyrë.
Kryeministri Berisha: Nuk kam dalë këtu për komentuar daljen nervoze të njërit apo tjetrit, qoftë edhe të zotit Rama. Unë jam këtu për të ftuar zotin Rama të dëgjojë dashamirësit e tij, nuk po e ftoj të dëgjojë dashamirësit e mi, por ata që, qartësisht, kanë faktuar veten si miq të palëkundur të Partisë Socialiste, në Bruksel apo në Strasburg, të cilët, absolutisht, e bëjnë thirrjen, vetëm e vetëm, në respekt të shtetit ligjor. Dy ditë më parë, ju i dëgjuat eurosocialistët evropiane të deklaronin se statuti i partisë nuk mund të bie ndesh kurrë me Kushtetutën e vendit dhe kjo sepse duhet të jesh i përcaktuar për shtetin ligjor, kjo sepse Kushtetuta është statuti më madhor i çdo partie, është ai që bie statutin nën Kushtetutën. Respekti i Kushtetutës është detyrimi më madhor, respektimi i institucioneve, kur ato kanë dalë nga zgjedhje të lira, të ndershme e të pakundërshtuara dhe nuk janë palët që përcaktojnë karakterin e zgjedhjeve, sepse ato janë në konflikt flagrant interesi. Palët kanë të drejtë t’u paraqesin arbitrave dokumente, kjo është e drejta e tyre, por jo të jenë ato që vlerësojnë zgjedhjet, sepse kjo nuk pranohet as në Shqipëri, as në botë. Është e vërtetë që Sali Berisha ka kundërshtuar, por ka kundërshtuar me dokumente. Është e vërtetë që në raport, ndërkombëtarët kanë shkruar se, pas dokumenteve që paraqiti opozita, u detyruam të ndryshonim pozicionin. Por nuk mund të bësh gjykatësin, që të besohesh, por bazoi thëniet e tua në dokumente dhe çdo njeri në një status është i detyruar t’i përfillë ato. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, qeveria është qeveri e një vendi anëtar të NATO-s dhe kjo e detyron dy herë më shumë qeverinë që të respektojë rregullat. Kështu që, nëse zoti Rama fakton se nuk janë respektuar rregullat, t’i paraqesë dokumentet komisionit hetimor. Unë e ndoqa dje daljen e tij publike dhe mendoj se dashamirësit duhet të dëgjohen dhe disa prej atyre që folën atje janë mbështetës të flaktë të Partisë Socialiste dhe kjo është normale, se ata janë socialistë që do të mbështesin linjën socialiste në Shqipëri.
Pyetje: Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kufijve, dje ka pasur një reagim të ministrit plotësues të Greqisë dhe ish ministres Bakojanis që vë në dyshim edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Kryeministri Berisha: Vendimi i Gjykatës nuk është zbardhur. Pavarësisht nga kjo, dy gjëra janë të sigurta. Së pari, vendimi i gjykatës, të pëlqen apo jo, nuk diskutohet dhe do të pranohet. Së dyti, do të autorizohet menjëherë grupi për të nisur punën dhe Shqipëria dhe Greqia do të kenë marrëveshjen. Në bindjen time, ligji i detit është zbatuar me korrektesën më të madhe, por provohet për së dyti vërtetësia e asaj që Gjykata ka vendosur. Pra, zbatimi i vendimit të Gjykatës, e theksoj të pëlqen apo jo, nuk diskutohet. Ai do të zbatohet. Edhe marrëveshja me Greqinë do të ecë përpara. Përcaktimi i kufirit shtetëror me vendin fqinj, mik, vend anëtar i NATO-s është shumë i rëndësishëm. Ne do të vazhdojmë edhe me vende të tjera, në qoftë se kemi probleme dhe do t’i zgjidhim ato në përputhje me konventat ndërkombëtare, me ligjet më të mira që ekzistojnë.
Pyetje: Ju e ftuat sërish zotin Rama, gjë që e keni bërë vazhdimisht që nga dita kur opozita nuk ka pranuar të hyjë në parlament, por ndërkohë rezoluta e miratuar dje në Asamblenë e Këshillit të Europës pranoi atë që ju nuk e keni pranuar gjatë këtyre ditëve, pra, krizën politike dhe sugjeron uljen në dialog me ndërmjetësues Presidentin e Republikës. A do të uleni ju në një tryezë me opozitën për të diskutuar për zgjidhjen e kësaj krize?
Kryeministri Berisha: Së pari, më duhet të them se delegacioni shqiptar dha një kontribut thelbësor në qartësimin e rezolutës. Ne e pranuam rezolutën edhe kur ishte projekt, pasi nga dje është rezolutë. Delegacioni shqiptar bëri një punë të shkëlqyer. Unë kam qenë katër vjet anëtar i atij tempulli, jam edhe autor rezolutash. Kështu që, unë dua të përshëndes punën e shkëlqyer të delegacionit dhe kontributin që ai dha në të gjithë punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kontribut që mori vlerësimin më të madh, me miratimin e amendamentit 5, që përbënte thelbin e saj. Të garantoj jo se në filozofinë e Këshillit të Europës nuk ekziston kurrë shqyrtimi politik i vendimeve të gjykatave, por kini parasysh që në diversitetin e madh të anëtarësisë aty, nga ‘far left’ në ‘far right’, nuk mund të them se ka interpretim të njëjtë për gjithçka dhe kjo është normale. Por kontributi që dha delegacioni shqiptar ishte palcor dhe ju vetë e patë, sesi u votua amendamenti, i cili u bë me të vetmin qëllim dhe absolutisht, jo për të zhvlerësuar rezolutën, por për të forcuar rezolutën. Në rast se do të lihej shprehja siç ishte në projekt, komision për të hetuar zgjedhjet, njëra palë mund të thoshte se kjo i përfshin të gjitha. Por në fakt nuk mund t’i përfshijë, sepse ka një limit dhe këto limite i ka përcaktuar Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese e vendit. Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që ka autoritetin e plotësimit të Kushtetutës, aty ku Kushtetuta ka paqartësi ose vakum. Vendimi i saj duhet të lexohet gjithnjë si një nen i munguar në Kushtetutë. Ky është rregulli i të drejtës kushtetuese. Nuk po hyj e të flas për termat, por ju garantoj se jam plotësisht dakord me rezolutën.
Tjetër është koncepti im për krizën, tjetër është koncepti i një tjetri. Këtë e shpjegoi bukur një nga diskutantët në Asamble. Këtu, tha ai, flitet vazhdimisht për krizë në Europë, krizë në sport, ne e kemi ndryshe, ndërsa në Shqipëri ka një konotacion tjetër. Por merrni rezolutën dhe lexoni që thotë institucionet janë “intact”. Pretendimi për krizë institucionale u tërhoq në mënyrë të vetvetishme, të natyrshme.
Vijmë tek Presidentit Bamir Topi. Do t’ju rrëfej diçka timen të brendshme. Gjatë këtyre muajve, janë jo të paktë personat, personalitete, individë që vijnë e më thonë të ndërmjetësojnë. Unë, Sali Berisha nuk refuzoj asnjë. Unë kam një interes, atë të vendit dhe interesi i vendit është që opozita të marrë vendet në parlament. Cilido, që mund të japë kontributin e tij në këtë drejtim, as nuk është i paragjykuar, as nuk është i keqpritur. Por kam konstatuar se asnjë, qoftë edhe një individ i vetëm, nuk ka pranuar kurrë që të pranojë rinumërimin e votave dhe shqyrtimin politik të vendimit të gjykatave. Kjo është e papranueshme. Në këtë kontekst, nuk është çështje e imja, por në qoftë se Presidenti i Republikës e gjykon se mund të bindë zotin Rama për t’u përshtatur me rregullat themelore të shtetit ligjor, që janë respektimi i gjykatave, unë e mirëpres pa asnjë hezitim dhe jo vetëm të Presidentit, por të cilitdo. Unë e kam dëgjuar Presidentin, por edhe ju e keni dëgjuar, të deklaroi në mënyrë të përsëritur se si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk mund të konceptojë që të merret me vendimet e gjykatave. Unë nuk paragjykoj askënd. Cilido që mund të japë kontributin më të vogël është i mirëpritur dhe garantoj secilin se ato që janë shpallur janë serioze dhe do t’u përmbahem. Natyrisht, asnjë njeri i lirë nuk mund të kërkojë shpërblim për bojkotin, sepse shpërblim për bojkotin do të thotë të legjitimosh doktrinën e revolucionit permanent, gjë e cila është jashtë çdo lloj koncepti. Nuk mund të ketë shpërblim për bojkotin, por respekt të plotë dhe hapësirë të nevojshme për opozitën, në përputhje me rregullat e lojës.
Pyetje: Zoti Berisha të qëndrojmë edhe pak tek kjo çështje. Ju e ftonin zotin Ramën të vijë menjëherë në parlament, ndërkohë që ...
Kryeministri Berisha: Nuk e ftoj unë, por e fton e gjithë Europa. Unë jam shumë i interesuar, është e vërtetë, por ftesën e ka nga miqtë më të mirë të Partisë Socialiste në Europë.
Pyetje: Ndërkohë zoti Rama do që të ulet në një tryezë me ju tek Presidenti Topi. Ju jeni i gatshëm të uleni në një tryezë bisedimi me të?
Kryeministri Berisha: Që nesër.
Pyetje: Çfarë i ofroni? Apo oferta publike është vetëm seancë pajtimore?
Kryeministri Berisha: Ju doni të bëni gjykatës presidentin, por është shumë e papërshtatshme për postin e tij ta shpallësh si të tillë. Edhe një javë më parë kam deklaruar se takohem me zotin Rama dhe me cilindo. Unë nuk kam mure për t’u takuar ose jo me këdo, është jashtë filozofisë sime. Unë kam ofertën. Qëndrimin e djeshëm të zotit Rama nuk dua ta komentoj, sepse tingëllonte si karshillëk. Kur të gjitha thirrjet ishin kthehu në parlament, bojkoti është antidemokratik, bojkoti është i papranueshëm, doli dhe tha se do të vazhdojmë bojkotin. Ky nuk është një problem bilateral.
Pyetje: Në se nuk do të ketë një zgjidhje deri para datës 7 mars, kur përfundon dhe afati kushtetues për mandatet e deputetëve, duke patur parasysh këtu edhe frymën e rezolutës, a është e bindur mazhoranca ti shkojë deri në fund ndërprerjes së mandateve të deputetëve?
Kryeministri Berisha: Qeveria çdo ditë po drejton thirrje për deputetët e opozitës që të zënë vend në parlament. Kushtetuta e vendit nuk mund të mbetet kurrë peng i bojkotit. Në nenet e saj, deri në datën 4 mars janë të gjithëfuqishëm. Mosbërja e betimit është përcaktuar në kushtetutën e vendit, si një kusht i pavarur për të humbur mandatet. Kjo është kushtetuese. Mosparaqitja për 6 muaj rresht është përcaktuar si kusht për të mbrojtur parlamentin nga bojkoti. Në 4 mars, për fat të keq, të dy këto kushte hynë në fuqi. Nuk është shumica që vendos, këtu është zoti Rama që vendos tua djegë mandatin ose jo atyre 64 deputetëve.
Pyetje: Çfarë mendimi keni për një skenar që po qarkullon së fundi, për një futje në parlament dhe një ridalje të opozitës vetëm për të mos djegur mandatet?
Kryeministri Berisha : Përsa i përket këtij vendimi, nuk mendoj se mund të marrin një vendim të tillë, pasi do të ishte një absurditet madhor. Se kjo është si të thuash, do të shkoj një natë nuse, por të nesërmen do të kthehem.
Pyetje: Problemi me sa duket qëndron tek krijimi i një autoriteti hetimor për zgjedhjet. Cili do të jetë ky autoritet që do të hetojë zgjedhjet, thellësia e hetimit dhe fuqia prapavepruese? A mendoni ju se një komision hetimor parlamentar I plotëson këto kushte, pra është një autoritet i mjaftueshëm , pasi KQZ zotëron ekspertiza dhe materialet zgjedhore, pasi duhet një autoritet që ta kalojë KQZ-në dhe gjykatat. Si mund të krijohet një autoritet i tillë?
Kryeministri Berisha: Komisioni hetimor parlamentar është një kërkesë legjitime e opozitës dhe kushtetuese. Opozita nuk ka asnjë arsye, për t’ia quajtur nder qeverisë, se po pranon komisionin hetimor parlamentar, pasi 29 firma mjaftojnë për këtë dhe mazhoranca është e detyruar ti thotë po.
Së dyti, opozita në kundërshtim me ligjin e komisioneve hetimore parlamentare ka kërkuar të ketë shumicën që sipas këtij ligji nuk i takon. Shumica është e gatshme nëpërmjet një taktike ligjore t’ia krijojë këtë mundësi opozitës. Domethënë të zgjidhen sipas kërkesës ligjore dhe pastaj anëtarë të saj të mungojnë në komision mënyrë konstante, në mënyrë që opozita të ketë shumicën në votime. Kjo është e zgjidhshme sepse është një marrëveshje bilaterale. Hetimi është i dobishëm për të faktuar të gjitha pretendimet.
Po të lexoni me vëmendje raportin për një të tretën e qendrave të numërimit, problem është se shpesh lexohet data 26 dhe 28 dhe nuk lexohet data 27, pra po të lexoni me vëmendje thuhet se në shumicën e këtyre qendrave, komisionerët me shumicë ishin socialistë. Megjithatë hetimi mund të përfshijë çdo gjë tjetër, por jo vendimet e gjykatave. Kjo është absolutisht jashtë çdo lloj koncepti. Ai sovranitet që iu është dhënë gjykatave të vendit dhe të çdo vendi të lirë, ai është i paprekshëm nga çdo autoritet tjetër, parlament , qeveri, apo president qoftë ai. Vetë zoti Rama adaptoi formulën, që hetimin ta bëjmë , por rezultatin të mos ta ndryshojmë. Unë e nënkuptoj tërësisht si një lojë fjalësh, sepse në se do të rinumëroja Fierin, do të fitoja një mandat dhe unë nuk mund ta kuptoj se si do të rrinte dikush tjetër me mandatin tim. Pra, nuk preket më vendimi i gjykatave. Sepse në zgjedhje, me vendimet e gjykatave ka një të fituar dhe një të humbur. Ndërsa për sa i përket hetimit dhe disa aspekteve që zotëria thotë, si psh implikimi i dikujt në mënyrë të paligjshme, kjo do të faktohet ne se është I tillë dhe do të marrë përgjigjen e duhur. Gjithashtu, për sa i përket lirimit të të burgosurve dhe dhënies së lejes për ta, kjo është një praktikë konstante, por implikimi i personave që mund të kenë dhënë leje në mënyrë të paligjshme do të vërtetohet. Pra, jam dakord që të bëjmë transparencën e pretendimeve dhe mbi të gjitha opozita më shumë se për çdo gjë tjetër është e interesuar për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Janë një seri rekomandimesh. Zoti Rama të bëjë të gjitha nenet dhe amendamentet dhe ne do ti votojmë . Në se zoti Rama kërkon që të ndryshojë sistemin përsëri, sepse i duket i papërshtatshëm, unë e lë në dorë të tij. Një gjë është e sigurt që nuk shkohet më drejt Dushkut. Për këtë jemi të sigurt të gjithë. Ky është një kusht sinekuanon. Edhe opozita ka treguar vullnet për të mos patur Dushk. Dje do të thoja se ka qenë një seancë jashtëzakonisht e përgjegjshme, kur i tërë spektri, edhe komunistet, edhe të djathtët, kanë deklaruar se bojkoti do të jetë i papranueshëm.
Pyetje: Pra përveç komisionit parlamentar, nuk do të ketë asnjë autoritet tjetër?
Kryeministri Berisha: Komisioni parlamentar ka fuqi ligjore të madhe. Politika, të vetmin instrument hetimi real ka Komisionin hetimor parlamentar , I cili shfrytëzon në veprimtarinë e tij, edhe prerogativa të procedurës penale , civile, etj, pra fuqinë ligjore e ka shumë të madhe. Nuk e di se si mund të krijohet ndonjë komision më I fuqishëm se sa ai parlamentar. Sipas meje ai është më i fuqishmi këtu dhe në çdo vend.
Pyetje: Duke kaluar nga kriza politike tek ajo ekonomike,a do të ndërhyhet në buxhetin e vitit 2010 për ta ndryshuar, duke parë se të ardhurat e 2009-s nuk ishin ato të pritshmet?
Kryeministri Berisha: Unë parashikoj një vit të mbarë ekonomik. Është e vërtetë që ka patur një zvogëlim të të ardhurave, por është e vërtetë që u realizuan gjithë këto objektiva. U rritën rrogat dhe pensionet, sipas premtimeve. U përfunduan veprat e parashikuara. Situata është shumë premtuese. Qeverisë shqiptare i besojnë, për financime të fuqishme dhe shumë të rëndësishme, ndërkombëtare. Janë miq, donatorë që po ofrojnë mbështetje dhe ndihma, jashtë parashikimit. Financime për rrugën e Arbrit, financime për tunelin e Elbasanit, tuneli i Jugut dhe Juglindjes, pra nuk mund të them se do të ketë apo jo nevojë për rishqyrtim sepse janë të gjitha këto që do të mblidhen së bashku.
Jemi të vendosur të ecim me disiplinën më të madhe të mundshme të kuadrit makroekonomik, pra të mos rrisim më tej borxhin , por të fillojmë uljen e tij. Është hera e parë në histori që ne dalim në tregun evropian me bonde, por mund tu them se interesi është real për blerjen e tyre. Një numër shumë I madh bankash kanë treguar një interes real dhe kjo sepse një ekonomi, që në kulmin e krizës rritet me 3 apo 4 % është një ekonomi shumë e besueshme. Është një ekonomi që mbajti flamurin e rritjes. Bankat janë të shëndetshme, interesi i investitorëve është i madh.
Pyetje: Zoti Kryeministër, ditën e djeshme një nga forcat e opozitës, grupimi 99, depozituan në KQZ kërkesën, e cila ka në bazë të saj konspektimin e fotokopjeve të votimit , të Beratit dhe të një njësie tjetër. A ëhstë e realizueshme kjo kërkesë apo këto dokumente do të cilësohen si dokumente shtetërore?
Kryeministri Berisha: Këtë problem ata e kanë me njëri-tjetrin. Këtë e vendos KQZ-ja, nuk ka punë kryeministri me këtë çështje.
Pyetje: Kur do të mblidhni këshillin Kombëtar për zgjedhjet në PD?
Kryeministri Berisha: Do të mblidhet së shpejti. Brenda 10 ditëshit të parë të muajit shkurt. U shty pak dhe kjo si shkak kryesor pati situatën e përmbytjeve , e cila u menaxhua sipas vlerësimit të qytetarëve të atyre zonave, vlerësimit ndërkombëtar dhe vlerësimit të gjithanshëm, në mënyrën më të përgjegjshme. Në një situatë të tillë, nuk mund të shkëpusja eksponentë të rëndësishëm të partisë, të cilët ishin ditë e natë në krye të procesit të menaxhimit dhe tu bëja mbledhje për zgjedhjet. Gjatë 10 ditëshit të parë të shkurtit do të kemi edhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të zgjedhur, kryesinë, sekretarët, udhëheqjen e PD-së.
Pyetje: Pak ditë më parë, në një të përditshme kemi parë një propozim që ka ardhur nga zoti Xhufi, ku kërkohet që ti lini PS-së të drejtën për të patur Presidentin dhe Prokurorin e Përgjithshëm, ndoshta në këmbim të tij do të hynë në parlament, duke iu rikthyer normalitetit.
Kryeministri Berisha: Unë mendoj se Kushtetuta është e përcaktuar shumë qartë. Fatmirësisht kjo reformë kushtetuese është bërë me pëlqimin e plotë të të dy palëve. Po të ishte me tre të pestat do të hyhej në procesin e negocimit. Unë jam dëshmuar negociatori më luajal, ndaj partnerëve dhe partive të tjera. Tani ky kapitull në historinë e vendit u mbyll nga kryetarët e forcave kryesore politike të vendit, ndonëse unë doja që Presidenti i Republikës të zgjidhej nga populli, por kur negocion nuk hyn kurrë me mendimin që të realizosh çfarë do dhe tjetri të dalë bosh. Këtë ma kundërshtoi në mënyrën më të prerë zoti Rama. Më thanë se u zemërua dhe zoti Topi, por unë kam qenë serioz, me qëndrimin tim kam kërkuar që të zgjidhet nga populli. E kam bërë këtë me bindjen më të madhe. Zoti Rama ishte kategorikisht kundër dhe unë e pranova. Këto i ka zgjidhur kushtetuta në mënyrë të prerë. Prokurori I Përgjithshëm është prokuror dhe nuk besoj se do të ketë një parti politike që të pretendojë. Prokurorin e përgjithshëm e emëron Presidenti i Republikës. Të jeni të sigurt se emri është përzgjedhur nga presidenti dhe është votuar nga parlamenti. Nuk mund të them se ka prokurorë të PD-së apo të PS. Ata jenë njerëz që ushtrojnë detyrën e tyre.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kutitë e 28 qershorit për të fshehur kutitë e 26 shtatorit
» Berisha: Pas zgjedhjeve Rama do të thotë, fajin e ka populli
» Berisha: Shqipëria do të ecë me shpejt se kurrë drejt BE. Rama, një politikan i shanseve të humbura
» ELIDA BUÇPAPAJ:KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!
» Vullnet Mato: KURRË MË, KURRË !

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi