Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Cmendet" Rama: Hapni kutite, ndryshe perdorim forcen

Shko poshtë

"Cmendet" Rama: Hapni kutite, ndryshe perdorim forcen Empty "Cmendet" Rama: Hapni kutite, ndryshe perdorim forcen

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 21, 2009 3:43 pm

"Cmendet" Rama: Hapni kutite, ndryshe perdorim forcen

21.11.2009
"Cmendet" Rama: Hapni kutite, ndryshe perdorim forcen Protesta_e_opozites_shqiptare,_20_nentor_20092676 Pas protesave në disa rrethe të vendit Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar nga sheshi përpara kryeministrisë edhe njëherë hapjen e kutive të votimit.
Në fjalën e tij në protestën e opozitës Rama ka theksuar se nëse nuk do të hapen kutitë opozita do të kërkojë largimin me forcë të kësaj qeverie me zgjedhje të parakohshme.
Foto nga protesta e opozites ne Tirane

"Cmendet" Rama: Hapni kutite, ndryshe perdorim forcen Protesta_e_opozites_shqiptare,_20_nentor_20092678
"Miqtë tanë ndërkombëtarë kërkojnë që ne të jemi në parlament, porn e nuk mund të jemi në Kuvend sepse nuk duam që t'i hapim rrugë abuzimeve në të ardhmen theksoi Rama duke shtuar se kutitë e mbyllura janë simboli i protestës së opozitës dhe jo motivi i vetëm i bojkotit.
"Ne nuk kemi çfarë të bëjmë me një parlament të ngritur mbi kutitë e mbyllura"theksoi Rama duke shtuar se jo vetëm nuk do të hyjnë në Kuvend por edhe do të përshkallëzojmë protestat.
Rama gjithashtu ka theksuar se zgjedhjet e manipuluara po zvarrisin për ditë e më shumë rrugën e shqiptarëve drejt integrimit.
"Sot më shumë se kurrë duhet të tregojmë se e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Sot më shumë duam të provojmë që liria e votës dhe e drejta për numërimin e ndershëm të saj janë një liri që nuk blihet dhe nuk shitet" theksoi Rama
"Berisha po e drejton Shqipërinë në rrugën e interesave të familjes ë tij theksoi Rama duke shtuar se çdo ditë e më shumë po tregohet prova e kapjes së shtetit nga korrupsioni.
Ai gjithashtu theksoi se kjo nuk është një luftë për pushtet por një betejë për drejtësi që nuk i merr dot pushteti i radhës. Sipas Ramës protesta për hapjen e kutive nuk është një lëvizje anti europiane por është një lëvizje për një Shqipëri europiane.
Integrimin nuk e pengon bojkoti ynë por arsyet të cilat na shtyjnë drejt kësaj rruge theksoi Rama duke shtuar se Berisha është përgjegjësi kryesor për vonesën e integrimit të Shqipërisë.
Partia Socialiste ka vendosur që protesta për hapjen e kutive të votimit të zgjasë tre ditë ndërkohë që organizatorët e kësaj proteste kanë vendosur që deputetët, por edhe qytetarët që do t'i përgjigjen thirrjes së tyre në mbrojtje të kauzës së votës së lirë, do të qëndrojnë me çadra dhe do të ndërrohen me turne.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi