Që t’u shpëtosh torturave, sajoji vetes një fajësi!
Faqja 1 e 1

Luan Myftiu
“Në urrejtje nuk ka as drejtësí, as virtyt”
Duke dëgjuar këto ditë “kushtet” e socialistëve për të hyrë në parlament, një bashkëvuajtësit tim iu kujtua befas një episod nga arrestimi i tij në kohën e diktaturës. Më lejoi ta publikoja, veç nëse u kërkoja më parë të falur të burgosurve të asaj kohe, të cilët padyshim që kanë vuajtur më tepër. Ia premtova. Ndaj, ja ç’më tregoi:
“U arrestova pa e kuptuar shkakun. Tre “skifterë” më rrëmbyen, kur po haja dy kafshita bukë në një mëngjesore të varfër. Më mbuluan me batanije dhe nuk e di se ku më shpunë. Diktatura ishte në çaste tërbimi. Më ngjitën në një kodër të lartë. E kuptova këtë vetëm nga rënkimi i “gazit 69”. Derën e dhomës ku më mbyllën, e kishin “tapuar” me dyshekë meshini, mbushur me pambuk. Ulërimat e mia kështu nuk mund të dëgjoheshin nga askush. “Skifterët” nxorën nga brezi pistoletat e mbushura dhe i vendosën në tavolinën e gjatë. U dëgjua vetëm klithma e kryehetuesit: “Fol!”. Kur unë heshta, një shishe boje më goditi në fytyrë. U detyrova t’i pyes: “Përse më keni arrestuar?”. Si?! - ulëriti njëri prej tyre - dashke dhe arsyen?! Pse, kur të bësh ti ndonjë proçkë, u dashka të të arrestojmë ne?! Ankesës sime se kështu qenkësha një bedél, iu gjegjën se isha mish i therur në frigorifer, që ata do të më hanin, kur t’u tekej. Njëri nga “skifterët hipi mbi tavolinë dhe nisi të më ngrinte peshë, të kapur nga flokët. Pas disa përplasjeve në çimenton e dyshemesë, nisi të më rridhte gjak nga kyçet e duarve, mbërthyer në hekura gjermane, të papunuara mirë nga kovaçi. Pas disa përplasjeve, xhelati u zverdh dhe, me sytë e zgurdulluar, u shtrinë në një divan. Bishat e tjera mu sulën me shkelma, duke më akuzuar si vrasës i shokut të tyre. Instinktivisht u thashë se ai po më vdiste mua. Në atë kulm zemërimi kasapët nuk e mbajtën dot një të qeshur. Jeta më kishte detyruar të punoja edhe me rrugaçë, por sharje të atilla nuk më kishin dëgjuar veshët. Nuk po kuptoja ç’kërkonin prej meje. Veçse serioziteti, me të cilin më torturonin, më bëri të dyshoja dhe vetë se diçka të keqe duhej të kisha bërë. Mos, vallë, edhe sadizmi është një art më vete? Sepse rezultoi që e gjitha kjo qe vetëm një tragjikomedi e sajuar. Torturat vazhdonin me orë, ndërsa pushimet ishin me minuta. Kur u lodhën, filluan nga presionet psikologjike. Bisedonin me zë të lartë se do të urdhëronin rojet e bregdetit të më vrisnin, pastaj do të hapnin lajmin se kisha tentuar të arratisesha. Duke kujtuar fundin tragjik të njerëzve të mi, nuk mund t’i merrja vetëm si kërcënime ato klithma. Në një çast njëri prej tyre tha: “Na vjen më shumë keq për fishekun, se koston gjashtë lekë!”. Mbas disa ditësh, u ndieva i paaftë të arsyetojë më tepër se një fëmijë. Megjithatë, nuk di pse ngulja këmbë të dija se ç’kisha bërë vërtet. Por dhe ujqit dukeshin të dëshpëruar, ndaj papritur njëri prej tyre më pyeti jo për t’u tallur: “A don që të shpëtosh nga torturat?”. Dhe, kur heshtjen time, e mori si aprovim, vazhdoi: Sajoje vetë akuzën! Ti do të dënohesh doemos. (Ose do të dënohemi ne!? Dhe u ngërdhesh) E qartë?!... Partisë i duhet një “kurban” për të justifikuar ato qindra pushime nga puna punonjësish, që nuk i plotësonin kushtet për në atë sektor delikat. Nuk do ta kisha besuar një cinizëm kaq të hapur. Ndoshta prandaj njerëzit dhe nuk na kuptojnë sot, kur u tregojmë episode të tilla. Ç’të bëja? Kriminelët më kishin piketuar për të më bërë shembull. Atyre u duhej fajësia ime për të “justifikuar” padrejtësínë e tyre. Vendosa të mos shpif kundër vetes. Një Zot e di ç’kam hequr për të duruar ato që më punuan. Më katandisën gjysmë të pavetëdijshëm dhe përgatitën fajësira monstruoze, me të cilat nuk di se ç’bënë. Në gjyq u detyrova të pranoja ca gjëra, që mund t’i kryente dhe një anëtar i partisë së tyre. Ata u hodhën përpjetë nga gëzimi, kurse salla u terrorizua me absurditetin e arsyeve, për të cilat po merrnin lirinë, ndoshta, për dekada, sepse komunistët na ridënonin në burg për të njëjtin “faj”.
Për të burgosurit politikë të diktaturës këto histori, vëlla, janë nga më të rëndomtat. Por t’i them këto fjalë, se duroj dot tek dëgjoj se si krerët socialistë i kanë vënë kushte Kuvendit për të marrë pjesë në të. Dhe mu duk sikur janë po ata hetues mizorë, që nuk donin t’ia dinin nëse kisha kryer vërtet ndonjë vepër të dënueshme. Si atyre, edhe krerëve socialistë u duhet sot një alibi për të “justifikuar” humbjen dhe kaq. Kaq u duhet hienave për të ruajtur të paprekura privilegjet e pamerituara, postet e humbura nga vota e lirë dhe, ndoshta, miliardat e grabitura nga një popull i uritur. Dhe, duke kaluar nëpër mend një të mijtën e atyre, që këta xhelatë kanë përdorur ndaj nesh, më duken normale shpifjet dhe gjithë “kushtet” absurde, që ata vënë sot për të detyruar Parlamentin t’u bëjë lëshime. Madje, nuk do të më dukej çudí të dëgjoja prej gojës së humbësve të zgjedhjeve sikur t’i kërkonin koalicionit fitues të shpifte ndaj vetes duke pranonte sikur gjoja u ka vjedhur votat dhe t’u dorëzojë pushtetin në tavolinë pa bërë me ta debate. Është e vështirë të merret me mend se deri ku arrin arroganca dhe cinizmi i atyre, që u mësuan ta trajtojnë popullin si kafshë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Aleksander Rrema:Ik o vëlla ik, që të shpetosh!
» Deshira Haxhi:I perkas vetes!
» Itali: Shqiptari i vë flakën vetes
» Riza Çato: S'dal dot prej vetes
» Ardi Omeri:Mes Dallgës dhe Vetes...
» Deshira Haxhi:I perkas vetes!
» Itali: Shqiptari i vë flakën vetes
» Riza Çato: S'dal dot prej vetes
» Ardi Omeri:Mes Dallgës dhe Vetes...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi