Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Djemtë e Grabovcit rrahin policin

Shko poshtë

Djemtë e Grabovcit rrahin policin Empty Djemtë e Grabovcit rrahin policin

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 20, 2013 11:37 am

Djemtë e Grabovcit rrahin policin


Djemtë e Grabovcit rrahin policin Largea_grabofci1361319868Dy djemtë e shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) Adem Grabovcit, Ngadhnjim dhe Guxim Grabovci e kanë rrahur deri në alivanosje një polic të Kosovës në mesnatën e 14 shkurtit, pasi i kishte ndalur ata për tejkalimin e shpejtësisë në magjistralën Prishtinë-Fushë Kosovë.Polici nga Vushtrria Avni Selaci gjendet në pushim mjekësor, duke vuajtur pasojat që ia shkaktuan dy djemtë e “shefit të shefave”.
Ai ka pësuar lëndime në fytyrë nga goditjet e rënda që ka marrë nga vëllezërit Grabovci.
Polici Selaci bashkë me një kolegë të tijin kishin qenë duke patrulluar në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, ndërkohë që kishte tejkaluar një veturë e tipit BMW me shpejtësi të madhe.
Policët iu kishin vënë në “ndjekje” të tyre duke e ndalur kështu veturën në hyrje të Fushë Kosovës. Shoferi i veturës që më vonë ishte kuptuar se është djali i Adem Grabovcit, nuk e kishte me vete librezën e veturës. Vozitësi e kishte bërë një telefonatë me qëllim që t’i sillej libreza. Nuk kishte vonuar shumë dhe në vendin e ndalimit kishte ardhur edhe vetura e dytë, një xhip. Veturën e dytë kishte qenë duke e vozitur djali tjetër i Adem Grabovcit ndërsa kishte qenë i shoqëruar me një djalë dhe një vajzë. Polici kishte qenë duke pritur që t’i tregohej libreza e sjellë dhe djali që kishte qenë nën shoqërinë e djalit të Grabovcit tenton të afrohet tek makina. Polici Selaci ia kishte tërhequr vërejtjen që të mos afrohej dhe pa pritë, djali i Grabovcit që po voziste veturën xhip, i kishte rënë policit grusht në fytyrë.
Për të zmbrapsur sulmin, polici i goditur kishte përdorur edhe sprejin ndërsa kishin ardhur edhe përforcime të tjera nga policia. Policët e posaardhur e kanë dërguar kolegun e goditur për t’ia dhënë ndihmën e parë ndërsa dy djemtë e Grabovcit dhe dy dëshmitarët okularë ishin shoqëruar për në stacion policor.
Polici tregon se ishte goditur nga vozitësi i veturës xhip që kishte ardhur për t’ia sjellë librezën e veturës shoferit të ndaluar.
“Më ka goditur ai që ka ardh për t’ia sjellë librezën. Nuk e di nëse ka pasur diçka në dorë, më ka sulmuar në fytyrë”, thotë polici Selaci nga stacioni policor në Fushë Kosovë
Burime brenda organeve të rendit, qartësojnë se e tëra ka ndodhur në orët e para të ditës së premte, të javës që po lëmë pas.
Pa dhënë detaje se kush kanë qenë sulmuesit, Flora Ahmeti nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës njofton se ka ndodhur një rrahje në afërsi të një pompe në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, për çka një polic i Kosovës është detyruar të përdorë sprej.
“Ngjarja që në polici është regjistruar si mospërfillje e urdhrave të ligjshme apo mospërfillje e urdhrave të policit është regjistruar më datën 15 shkurt në ora 1 e 15. Një polic i njësisë së trafikut kishte urdhëruar ndaljen e një veture për çka edhe ka pësuar një rrahje ku është sulmuar i njëjti polic”, ka thënë Ahmeti duke konfirmuar shoqërimin e dy të dyshuarve dhe dy dëshmitarëve për në vend të ngjarjes.
“Të dyshuarit janë të lindur më 1991 dhe 1993 por nuk mund të flasim për detaje të tjera”, ka shtuar më tutje ajo.
Ndonëse Ahmeti nuk ka dhënë detaje të tjera përkitazi me rastin, zyrtarë policorë me kusht anonimiteti që në atë kohë kanë qëlluar në stacion kur janë sjellë të dyshuarit, tregojnë për sjellje të pahijshme të tyre.
“Ata janë sjellë duke reaguar se pse janë sjellë aty duke e pasur parasysh se djemtë e kujt janë”, ka thënë një zyrtar policor.
Pas intervistimit në stacion policor dhe në konsultim me prokurorin themelor, të ndaluarit sipas saj janë liruar në procedurë të rregullt.
Departamenti i përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prishtinë përkatësisht prokurorja Merrushe Llugiqi tashmë ka në duar këtë rast. E kontaktuar nga gazeta për të mësuar më shumë rreth rastit që ka në duar që nga 15 shkurti, prokurorja e rastit me të kuptuar interesimin e gazetës, ka thënë se nuk ka kohë që të flasë me gazetarët.
Shefi i saj madje, kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Imer Beka as që është lajmëruar, pavarësisht tentimeve të disahershme të medias.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi