Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dallimi i thekshëm ndërmjet diversitetit dhe diversionit

Shko poshtë

Dallimi i thekshëm ndërmjet diversitetit dhe diversionit Empty Dallimi i thekshëm ndërmjet diversitetit dhe diversionit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 13, 2009 8:22 pm

Dallimi i thekshëm ndërmjet diversitetit dhe diversionit

Kostaq Xoxa


Fjala diversitet nuk gjendet në fjalorin e hershëm shpjegues të vitit 1984. Kuptohet se vihet re njëfarë tendencioziteti ideologjik, ndonëse duhet thënë se shpjegimet në termat që s’kanë të bëjnë me politikën janë dhënë saktësisht. Është dhënë saktësisht, për shembull, fjala diversion, që përdorej gjerësisht në debatet politike gjatë kohës së luftës së ftohtë, në të dyja kampet. Diversiteti shpjegohet thjeshtësisht me një togfjalësh të ngjeshur, që ka të bëjë me mendimin ndryshe. Të dy termat, për të cilët po flasim kanë të njëjtën etimologji, paçka se janë të përkundërta.
Meqë erdhëm në shpjegime terminologjike, mund të themi, në kalim, se Fjalori që përmendëm nuk u është shmangur kritereve shkencore të një fjalori të mirëfilltë, siç janë shkurtimet në f. XVII (fj.u. ~ fjalë e urtë) etj. Por në asnjë fjalor të huaj nuk shohim, ta zëmë, fjalën i njerëzishëm dhe, nga ana tjetër, mungesën e antonimit çnjerëzor. Si pasojë, gjersa shpjegohet diversioni, detyrimisht duhej të kishte vend edhe për diversitetin, në Fjalorin tonë. Kjo krijon dyshimin që lexuesi të nënkuptonte se nuk kishte vend për mendimin ndryshe, në botëkuptimin e partisë, në kohën kur u botua Fjalori.
Për vendet demokratike diversiteti i opinioneve është i mirëpritur në çdo parti politike, natyrisht duke respektuar më tej platformat dhe programet politike, kur këto janë ligjëruar në një vendim. Për aq sa thamë, mendimet e Blushit dhe të të tjerëve që mendojnë si ai, janë në dobi të partisë në të cilën ai aderon dhe në përshtatje me Statutin e partisë së tij. Diversiteti i mendimeve, në këtë debat të madh kur rrezikohet përçarja në PS për shkak të kryeneçësisë së ish-kryetarit i cili, ipso facto, quhet madatprerë, janë në përshtatje me demokracinë e brendshme partiake. Por Edvin Rama, që e ka personalizuar partinë, sillet si një diversionist nga ana e tij, duke i kërcënuar debatuesit se do t’i përjashtojë nga partia! (Edhe këtu flet në numrin njëjës...).
Tani, na duhet të riprodhojmë fjalën diversion në Fjalorin tonë (f. 210), e cila nuk bie ndesh me fjalorët e huaj që kemi shfletuar për përqasje, me përjashtim të një budallallëku të vogël, që nuk na prish punë. Do ta themi edhe këtë. Më parë le të citojmë: “Diversion: Veprimtari dëmprurëse që zhvillon një shtet armik në një vend a në prapavijat e kundërshtarit, me anë të agjentëve të vet e të mjeteve të ndryshme me qëllim që t’i dobësojë forcën ushtarake e ekonomike dhe t’i minojë rendin politik e shoqëror; veprimtari kriminale e sabotuese e armikut të klasës (ja ai, hajvanllëku!). Diversion ideologjik (kulturor). Akte (mjete) diversioni. Usht. Veprim ushtarak sulmues, që kryhet nga reparte të vogla dhe që ka për qëllim të largojë vëmendjen e kundërshtarit nga vendi ku drejtohet goditja kryesore. Fig. Veprim që bën dikush për të larguar vëmendjen e të tjerëve nga çështja kryesore” (Kursivet janë të tekstit).
Thamë se edhe fjalorët e huaj i kanë pak a shumë shpjegime të tilla, natyrisht pa luftën e klasave që është futur pykë në shpjegimet e Fjalorit tonë. Por e rëndësishme për fjalorin tonë është elementi figurativ, në fund, për largimin e vëmendjes së të tjerëve nga çështja kryesore. Cila është çështja kryesore në debatin që ka shpërthyer në PS? Është dorëheqja e kryetarit të partisë, nëse kjo parti del humbëse në zgjedhjet, sipas nenit 28 të statutit të PS-së. Kjo është çështja kryesore, e përsërisim. Të tjerat janë sofizma, për t’i bishtnuar kësaj çështjeje thelbësore.
A thua se nuk i dinte këto marifete të Ramës, ish-kryetari Fatos Nano, që të mos e lëshonte partinë? Ka qenë e mangët PS-ja në vendosjen dhe caktimin komisionerëve më të mirë, më të devotshëm, e më syçelët në numërimin e votave? Tani këta u dashkan quajtur tradhtarë e të shitur, sepse nuk u realizua ëndrra e Edvin Ramës për t’u bërë kryeministër? Paska qenë i shitur edhe Komisioni Qendror Zgjedhor që, me votim unanim, ka dekretuar rezultatet përfundimtare për shpalljen e mandateve? Duke dashur rihapjen e kutive të votimit, kur ato i kanë vendimet e rregullshmërisë, me firmat e komisionerëve socialistë (si edhe të komisionerëve të tjerë), kjo do të thoshte që, nga njëra anë të delegurve të tu, t’u vije mjekër priftërore dhe, nga ana tjetër, t’u rruaje mjekrën! Ky mosbesim (më saktësisht: kjo pabesí) ndaj komisionerëve të tij, të mandatuar nga ai vetë, nuk është veçse një truk (hile) për të jetësuar me çdo kusht një qëllim të tij, pavarësisht nga mjetet që përdor, - siç është shprehur Makiaveli .
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi