Jozefina dhe katolikët në qeveri
Faqja 1 e 1
Jozefina dhe katolikët në qeveri
Jozefina dhe katolikët në qeveri |
Qeveria e re është pa asnjë katolik për herë të parë në 18 vjet demokraci. Rast unik, duke ditur raportet perfekte fetare në Shqipëri, kur dihet tashmë se përherë ka patur në mos dy, të paktën një katolik në qeveritë shqiptare, çka dëshmonte hartimin me kujdes të çdo kabineti qeveritar. Të mërkurën në darkë në mbledhjen e Kryesisë së vogël të PD, të përbërë nga Berisha, Topalli e Patozi, ishin dhe dy emra për ministra me prejardhje katolike, por u sakrifikuan menjëherë prej kryetares së parlamentit. Në letrat e skrivanisë së kryeministrit Berisha, i cili duhet pohuar se mbetej në këto vite mjaft i kujdesshëm në këto raporte përfaqësimi, ndodheshin edhe dy emra deputetësh katolikë; Mark Marku për ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe një variant si në formë rezerve i deputetit Uldedaj për ministër i Bujqësisë. Ndonëse dihen raportet e mira mes Jozefinës dhe Uldedajt, përsëri kryetarja e Kuvendit e sakrifikoi deputetin e listës së Shkodrës, sikurse fshiu në letrat e kryeministrit edhe njeriun e Kulturës dhe të Medias, deputetin Mark Marku. Mund të ishte një temë e fortë se ku e gjen gjithë këtë pushtet zonja Jozefinë mbi Berishën, por më mirë të mos i devijojmë titullit të shkrimit. Fakti tashmë mbetet publik; nuk ka asnjë emër ministri me prejardhje katolike. Natyrisht që kjo lojë dinake është vetëm e Jozefinës, e cila nuk pranon t’i bëjë “hije” në politikë asnjë emër tjetër nga bota katolike shqiptare. Ajo duke e quajtur veten si njeriun e vetëm të dërguar nga Zoti për të përfaqësuar katolikët e Shqipërisë, ka një strategji ogurzezë e shpirt keqdashës; nuk lejon të bëjë karrierë në politikë asnjë katolik tjetër ose me djallëzi ajo lejon të hyjnë sa për të thënë në vathën e politikës disa emra që janë shumë nën nivelin e saj të ulët kulturor e politik, në mënyrë që duke qenë ajo mes katolikëve, që i ka zgjedhur me deformime kulturore e dinjiteti, të ngrihet personaliteti i saj në politikë e në shoqëri. Pra të krijohet përshtypja e gabuar në popull se “Jozefina i përfaqëson katolikët!” Ajo detyroi kryeministrin të fshinte emrin katolik për ministër Kulture të mërkurën, duke shënuar të parin precedent në historinë e këtyre 18 viteve, ku qeveria nuk ka nga bota katolike një përfaqësues në qeveri. Nuk është problem se duhej një ministër me këtë prejardhje, pasi qeveria nuk është raport kulturash fetare, pasi mund të ishin dhe pesë ministra katolikë. Rëndësi ka që përzgjedhja të tregojë se edhe komuniteti katolik ka plot intelektualë që mund të drejtojnë apo bashkë-vendosin në qeverisjen e vendit. Shqipëria ka vetëm një Jozefinë dhe pa atë katolikët duhet të vënë kujën! Madje, për mendimin tim ajo është simboli më i keq i katolikeve për mënyrën se si flet, se si sillet, se si e ka shpirtin apo për aftësitë e saj, të cilat mungojnë për atë çka përfaqëson sot në hierarkinë shtetërore. Ajo është katolikja më antikatolike në Shqipëri për dëmin që po i bën imazhit të katolicizmit. Ajo gjithashtu është femra më antifemër në politikë. Janë të njohura në politikë rastet kur ajo tjetërsohet e zymtohet, kur një tjetër femër bën karrierë në politikë, pasi në PD nuk lejon asnjë të ngjisë shkallët e selisë blu. Edhe kur u bë ministre Majlinda Bregu, kam qenë dëshmitar në një takim politik, kur Jozefina u bë zi e më zi! Fytyra i rrëzonte dashakeqësi të madhe, kur shikonte se si kryeministri Berisha i buzëqeshte ministres Bregu, e cila duhet pranuar se ka një sharm të veçantë e miklues pozitiv. Dikush mund të pyes ndër ju se, çfarë ka kjo femër e fortë që palos cilin të dojë në PD apo dhe në politikë? Realisht këtë pyetje edhe unë ia kam bërë vetes disa herë që prej natës së dërgimit të listës së kandidatëve për deputetë të PD në KQZ. Ku e ka këtë forcë kjo grua; te bukuria apo te kultura, te paraja apo te shpirti? Jam munduar brenda vetes t’i shoshit një e nga një faktet, variantet dhe spërdredhjet e saj. Kam arritur deri diku të bind veten se ajo ka problem me shpirtin, ka shpirt të keq ndaj kujtdo që i bën hije në oborrin që ajo gabimisht e quan të sajin; në politikë e në fe. Ai shpirt i keq e bëri të largonte një prej shkrimtarëve e poetëve më në zë, si dhe një prej themeluesve të PD, Preç Zogajn, nga lista e PD në Lezhë; po ai shpirt mendoj se veproi edhe për spostimin me dinakëri të Nikollë Lesit prej listës për deputetë, duke lënë jashtë parlamentit një prej zërave më të pavarur dhe po ajo Jozefinë është që, sapo ka dëgjuar apo parë se një katolik po ngjit shkallët e karrierës me këmbët e veta, i ka prerë me nxitim, ose shkallët, ose këmbët! Kjo është Jozefina që thotë se është dhe katolike! Nënshkruar me Don Jozefi, Gazeta TEMA |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Qeveri teknike apo qeveri e pakicës
» Fahri Xharra: Katolikët shqiptarë dhe Serbia!
» Dr.Don Lush Gjergji: Edhe për ne katolikët Adem Jashari do të shkojë n’xhehnet !
» Ne nuk mund të harrojmë-Jozefina Topalli
» Jozefina Topalli:Edvin Rama, ose vetëposhtërimi
» Fahri Xharra: Katolikët shqiptarë dhe Serbia!
» Dr.Don Lush Gjergji: Edhe për ne katolikët Adem Jashari do të shkojë n’xhehnet !
» Ne nuk mund të harrojmë-Jozefina Topalli
» Jozefina Topalli:Edvin Rama, ose vetëposhtërimi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi