Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Seriali turk ''Lugina e ujqve''

Shko poshtë

Halit Bogaj: Seriali turk ''Lugina e ujqve'' Empty Halit Bogaj: Seriali turk ''Lugina e ujqve''

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 1:07 am


Halit Bogaj: Seriali turk ''Lugina e ujqve'' U1_HalitBogajSERIALI TURK ’’LUGINA E UJQVE’

Nga Halit Bogaj

Kohëve të fundit në Kosovë dhe Maqedoni janë duke u shfaqur disa seriale turke të cilat kryesisht trajtojnë tema dhe motive nga jeta e përditshme.Dikush mund të thotë se edhe këto seriale na kanë lodhur sikurse ato latino-amerikane dhe meksikane, por sipas mendimit tim personal nuk mund të pajtohem asesi ngase serialet turke dallojnë krejtësisht nga ato latono- amerikane dhe meksikane të cilat për fat të keq janë me dhjetra e dhjetra që po shfaqen në televizionet shqiptare/Tiranë, Prishtinë, Shkup-Tetovë-Gostivar/.Serialet turke, edhepse pjesa dërmuese e tyre janë kryesisht aksionale/ashtu si edhe shumë filma të tjerë amerikan/ janë më të kapshme dhe më të afërta për syrin dhe botëkuptimin e spektatorit shqiptar.

Para disa javëve në televizionin 21 përfundoi’’Jeta e hidhur’’, me personazhet Mehmet Kosovarin, Nerminin dhe Enderin i cili shfaqej në orën 20 e 30 minuta .Dashuria tragjike e Mehmetit dhe Nermines shpeshherë na shkonte në nerva, saqë i thoshim vetes mbase do të ishte më mirë që Nerminen mos ta shihnim fare në atë serial, por të ishte vetëm si një figurë enigmatike, siç ndodhë në filmin amerikan’’Majat e Uraganit’’/sipas veprës homonime të shkrimtares Emili Bronte/në të cilin heroi kryesor Hitklifi e kujton dashurinë e tij të pafat /.

Seriali’’Jeta e hidhur’’është për t’u kritikuar për përkthim shumë të dobët me një gjuhë shqipe të bastardhuar, por na përvetësoi edhe nga shkaku se bënte fjalë për personazhin kryesor me nofkën’’Kosovari’’i cili posedon virtyte të larta pozitive me të cilat mund të mburret çdo njeri, aq më tepër kur një shqiptar me origjinë nga Kosova trajtohet me aq fuqi dhe përkushtim nga skenaristi dhe realizuesit e tjerë të serialit aq të gjatë.Pra’’Jeta e hidhur’’na kthen në një periudhë kur ne mendojmë për njerëzit tanë të shpërngulur në Turqi nga një shtet i cili donte të na humbte farën dhe të na i zhdukte rrënjët tona gjenetike.Duke e shikuar serilain dhe personazhin pozitiv/Mehmetin/ mund të themi se e ndienim veten të kënaqur ngase për herë të parë trajtohej si duhej një shqiptar në një film/serial/turk, madje madje qysh e kemi ne adet, qarkullonin edhe fjalët se Mehmeti, përkatësisht aktori kryesor Kenan Imirzaliogli qenka shqiptar, çka nuk ishte fare e vërtetë por i bënim qejf vetes!

Pas serialit’’Jeta e hidhur’’dhe suksesit të tij rekord në të shkuar, tani, gjithashtu në Televizionin 21, po shfaqet Serali tjetër prej disa episodash me titull’’Vitet e humbura’’, me aktorin Saruhan Hunel në rolin kryesor/Esmeri/,i cili gjithashtu është duke gjetur shumë të interesuar tek ne.

Edhe në këtë serial, përveç një dashurie të humbur në fëmijëri, e cila është në kërkim e sipër nga tre protagonistët kryesorë / Ezlema/Ajlina/,Esmeri dhe Aliu/, kemi të bëjmë me kriminalitetin e pamposhtur në Turqi dhe luftën e shtetit për t’i zhdukur bandat të cilat shpërndajnë drogë nëpër rrugët, sheshet, shkollat dhe dansinget e vendit.Si personifikim i pakopmromis i asaj lufte të tmershme është heroi numër dy i filmit/Aliu/një detektiv dhe inspektor policor i cili në të njejtën kohë është edhe në zbulim e sipër të njeriut i cili ishte shkaktar i drejtëpërdrejtë i vetëvrasjes së të dashurës së tij /kolege nga policia./

Edhe ky serial, ashtu si edhe’’Jeta e hidhur’’zgjoi shikueshmëri dhe interesim të madh. Në të përshtypje të jashtëzakonshme na bën jeta e vështirë e mjekes Ajlin/Ezlema/ e cila është një jetime e papërkrahur dhe e maltretuar nga bashkëshorti i saj maniak/Enderi/i cili vërtet është një mashtrues specifik të cilin rrallëherë e kemi parë në ndonjë film botëror.Aftësitë e tij për të mashtruar i tejkalojnë të gjitha mundësitë njerëzore, i cili, në një rast atypëraty e lëndon fytyrën e vetë vetëm e vetëm për t’ia mveshur gruasë/Ajlinës/së cilës ia marrin inat nëna dhe babai i saj të cilët e kishin adoptuar nga jetimorja ku ajo kishte jetuar në fëmijëri me dy kryeprotagonistët e filmit/Esmerin dhe Aliun/.

Në këto situata të dhembshme për shikuesin ajo kërkon ndihmë të përhershme, pa e ditur se ekzistojnë ata dy/Aliu dhe Esmeri/, të cilët përherë janë pranë saj dhe i ndihmojnë për të dalur nga kthetrat e burrit të saj të sëmurë psikikisht i cili e rrahte dhe e maltretonte pa mëshirë.Paraqitja e tyre në ato çaste aq të nevojshme dhe vendimtare, herëherë na duket si një mrekulli nga vetë Zoti/ por kuptohet se skenarin e kanë shkruar njerëzit për ta bërë sa më interesant serialin në fjalë./

Dhe tani do të flasim shkurtimisht edhe për serialin e tretë, i cili, jo rastësisht, është titulluar.’’Lugina e ujqve’’dhe është duke u shfaqur në ‘’Alsatin maqedon’’, disa pjesë të të cilit i kemi shikuar dhe po i shikojmë edhe ne.Ajo që më shtyri të shkruaj për këto tri seriale shumë të popullarizuara, jo vetëm në Turqi, por edhe tek ne,është pikërisht seriali’’Lugina e ujqve’’i cili me siguri do të shfaqet edhe në Kosovë.

Para një jave në Maqedoni ishin musafirë tre nga protagonistët e ktij seriali të cilët u pritën me nderime shumë të mëdha nga spektatorët shqiptarë, saqë musafirët ishin të mahnitur me një pritje të tillë aq të ngrohtë dhe madhështore e cila iu bë atyre nga njerëzit tanë, e të cilën nuk e kishin përjetuar as në vendin e tyre!Ata përveç në qytet/ku ishin pritur në mënyrë spektakulare/ me nderime të mëdha u pritën edhe në Televizion, me ç’rast e treguan ecurinë e xhirimit të serialit që na viti 2003 e këtej dhe suksesin e arritur me të.

Ajo që na bënte përshtypje të mëdha ishte edhe prejardhja e aktorit Nexhati Shashmaz i cili thoshte se gjyshja e tij kishte origjinë nga Bosnja, për të na kthyer edhe njëherë në të kaluarën e hidhur dhe tragjike kur hegjemonizmi serbosllav, përveç shqiptarëve i shpërngulte edhe boshnjakët nga trojet e tyre shekullore. Nexhati Shashmaz foli me admirim të madh edhe për Ali Ahmetin duke e quajtur një hero të madh të UÇK-së i cili mori pjesë në luftrat e Bosnjës, Kosovës dhe asaj të shqiptarëve të Maqedonisë. Pra protagonsiti kryesor i serialit fliste me admirim të paparë për Ali Ahmetin, UÇK-në dhe Kosovën.

Në pyejen e bashkëbiseduesit shqiptar që ia bëri’’Se si e dinte se qysh në vitin 2003 do të ndodhte Pavarësia e Kosovës’’, ai u përgjegj se ne e parashikonim dhe i luteshim Zotit që sa më parlë të arrihej ajo mrekulli ngase Kosova e meritonte një gjë të tillë, prandaj edhe kishim parandjenja se Kosova një ditë dhe së shpejti do të bëhej e lirë.Kështu flste aktori të cilin e pritën aq mirë shqiptarët e Maqedonisë, por i cili edhe e meritonte një pritje të tillë, ngase ishte angazhuar moralisht dhe shpirtërisht për mbarëvajtjen dhe prosperitetin e popullit tonë të vuajtur.

Pastaj duhet evidencuar edhe faktin se aktori kryesor vërtet është një artist shumë i madh i cili do të kishte sukses edhe në Hollivud, ndaj edhe është bërë aq i popullarizuar tek të gjitha kategoritë e spektatorëve.

Gjithashtu nuk mund të mos e theksojmë edhe rëndësinë aq të madhe që kishte shteti turk në përkrahjen tonë, që nga bombardimet e deri tek Pranimi i Pavarësisë së Kosovës. Kur Franca bombardonte nëpër ara dhe ia tregonte sekretet Serbisë, Turqia , bashkë me SHBA-të, Gjermaninë dhe me anëtarët e tjerë të NATO-s,e gjuante mu në zemër Beogradin dhe ia dridhte atij themelet deri në bodrumin ku fshihej satrapi ballkanik dhe ku Kina Komunste ia lejonte strehimin armatimit serb.Nuk duhet t’i harrojmë aq shpejt të mirat ngase Turqia edhe tani e ka rolin e koordinatorit të shteteve islamike për të ndikuar pozitivisht në Pranimin e Pavarësisë së Kosovës nga ana e tyre.

Nuk mund të durohesha pa i thënë ato që i thash në fund të këtij shkrimi dhe pa e theksuar edhe diçka që ka pasë ndodhur në vitin 1997 në Shqipëri/gjatë asaj hallakamës së njohur/.

Atëherë ministri i jashtëm grek/Kranidiotis/, i cili pas Luftës së Kosovës u mbyt me aeroplan, ka pas hyrë në këmbë nja dy kilometra brenda kufirit shqiptar, duke i treguar pretendimet e veta territoriale ndaj Shqipërisë por së shpejti ka pas reaguar Kryeminstrja Tansu Çiler e cila pat thënë’’Ai që e prekë qoftë edhe një pëllëmbë të tokës shqiptare ka punë me Turqinë’’, duke mos u fshehur fare pas gjuhës diplomatike.Këtë e kam dëgjuar me veshët e mi në Emisionin e lajmeve në’’Radio Evropën e lirë’’ .

Këto që i thash mendoj se do të kuptohen si duhet nga ana e lexuesit, duke e shprehur edhe falenderimin tim personal për Turqinë dhe kontributin e saj kolosal për shqiptarët, kuptohet se është fjala për kohën e sotme, por edhe në një të nesërme të afërt.Kjo mbase bëhet edhe nga shkaku se në Turqi gjenden shumë shqiptarë të riatdhesuar, të cilët ndihmuan pozitivisht edhe në ndërtimin dhe mirëqenjen e shoqërisë moderne turke, duke u nisur edhe nga babai i saj ideologjik Mustafa Kemal Ataturku, i cili, siç e dinë edhe ata, është me origjinë shqiptare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi