Blerim Rrecaj: Jetë, o jetë
Faqja 1 e 1
Blerim Rrecaj: Jetë, o jetë
Blerim Rrecaj
Jetë, o jetë
Jetë, o jetë, o jetë, o jetë mund të themi kur na befason diçka që shohim a dëgjojmë. A ka tregim këtu pyesim kur dëshirojmë të shkruajmë diç. Po bre vëlla këtu në Kosovë gjithçka është tregim dhe gjithçka përbën një tregim tha dikush. Psh., kjo letër e hudhur në rrugë, këta kontenjerë, pluhuri, ky njeri, ky student, ky, ky ,ky… Po, po, po, ky, ky,ky e qy, qy, qy…Tregim mund të përbëj edhe kjo grua që telefonon në fillim në Londër e më pas këtu diku në Kosovë . Më pas në Serbi. Derisa dy thirrjet para bisedoi në shqip, në thirrjen e fundit në serbisht duke thënë ‘Selamu Adema i…” Pasi përfundoi dhe pagoi dhe ndërkohë biseduam pak. Më tha se jeton në Ferizaj dhe vije këtu në Fushë-Kosovë për ta shikuar banesën e njërës prej vajzave të saj që ndodhet jashtë. Pasi ajo është jashtë ma mirë me ardhë e me çel derën e banesës së saj, e me pa nganjëherë shprehet.Dhe vazhdon. Prej Ferizajt po vij me tren me pesëdhjetë cent e s’po më bëhet shtrenjtë, duke hedhur shikimin nga dy thasë me speca për turrshi që janë vënë në cep të këtij lokali. Merri çoj në shpi thotë duke qeshur e duke dalur. Te shohim i them se as nuk e di të kujt janë. Pasi që sot e di që specat për turrshi i kanë blerë në Skenderaj dhe i kanë sjellë babai me të vëllanë. Derisa dëgjohej era e tyre erdhi njëri nga qiraxhinjtë dhe i mori. Ishin të tij. Derisa vazhdoj të rrij ulur në karrikë e para kompjuterit mendja më shkon për çastet që i kalova sot në kryeshehër. Dola diku rreth ores edhe pesëmbëdhjetë në dymbëdhjetë. Për pak thashë në 12 e 44 dhe u ktheva nga atje diku në orën katër. Shoku më priste si zakonisht te biblioteka dhe ia mësyem spitaleve të Prishtinës. Nga redaksia ia kishin kërkuar dy fotografitë për shkrimet që kishte bërë së fundmi. Bëhej fjalë për grevën që së fundmi kishin organizuar disa nëna të prira nga Nysrete Kumnova që kërkonin zbardhjen e fatit të fëmijëve të tyre të rrëmbyer e të zhdukur nga forcat pushtuese serbe. Pasi në hapësirën spitalore mbërrimë pak pas orës dymbëdhjetë u endëm deri nga ora një atypari. Kur u afruam aty ku bëhej greva në atë tendë ngjyrë kremi përpara atyre kontenjerëve ku ndodheshin eshtrat e këtyre martirëve në oborrin e objektit të Mjekësisë Ligjore. Aty pamë ca njerëz që ishin mbledhur rreth tendës ku qëndronin ato nëna. Dhe s’kaloi kohë dhe mësuam se aty Kryetari i Kosovës ishte duke iu bërë vizitë. Shiu kishte filluar dhe ca çadra u hapen rreth tij. Kishte edhe mjaft njerëz të medieve ca me diktafonë, e ca me kamera që e përcillnin këtë ngjarje. Ndërsa unë me shokun tash… vështronim nga streha e një objekti të kompleksit spitalor përballë tij. Së pari suita presidenciale me xhipa të zinj e pastaj gazetarët u larguan duke mbledhur mjetet e tyre teknike. Më pas kryem punë edhe me fotografitë. Së pari në dalje të asaj dalje të objektit të Mjekësisë Ligjore i bëmë disa foto ekspertit të kësaj fushe që ka që merret kaq kohë me këtë problem Arsim Gërxhaliut. Pastaj u afruam tek tenda ku qëndronin nënat me fotot e djemve të tyre në duar. Thanë se kishin marrë sërish premtime. Ishim pak të emocionuar. Shenja lodhjeje vëreheshin që i kishin kapluar.Më pas u endëm rrugëve të Prishtinës sikur kah të na shpienin këmbët duke folur e folur e duke vënë theksin për protokollin që po bëhet aq zhurmë…
Hë, pse shkruava e u shpreha kështu në këta rreshta? Ndoshta në fund të tyre është mirë ta vendos një shprehje që e përdorin vëllezërit tanë të gjakut: “Hë, sa për të kaluar rradhën mo…”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Blerim Rrecaj: Dromca jete në ''kajde'' të skicave ose përpjekje dhe përshkëllima
» Poezi nga Blerim Rrecaj
» Shyhrete Ahma(Shpresa Besa):EH, KJO JETE, JETE E TRISHTE......
» Valon Beqiri:Dy jetë në një jetë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi