Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Goran Bregoviqi përsëri në RTK

Shko poshtë

Goran Bregoviqi përsëri në RTK Empty Goran Bregoviqi përsëri në RTK

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 16, 2009 9:33 pm

Goran Bregoviqi përsëri në RTK



Nga Tirana me çelës të artë në dorë, ja ku erdhi në RTK Goran Bregoviqi. Kuluareve po flitet se RTK-ja i ka suspenduar katër punëtorë, por vetë fakti se kjo është kuluareske, atëherë nuk mund të jetë e vërtetë. Nuk ka më censurë dhe dënim për lirinë e shprehjes muzikore, e ndalojnë rreptësisht rregulloret e UNMIK-ut. Pra nuk është e vërtetë, se nuk u dha lajm zyrtar, sipas formulës se “ajo që nuk lajmohet në gazetë” nuk ka ndodhur fare. Largimi na përkujton kohën e fjalëkryqeve “nacionaliste” të Rilindjes, kur largoheshin “enigmatët” që me rebuse kombinatorizonin emrin e patriotit më të madh prej Ilirie e deri në Rilindje, shokut Enver Hoxha. Që dhjetë vjet media në Kosovë nuk praktikon më të suspendojë gazetarë siç praktikonte sistemi i Milosheviqit, kohën kur në media infiltroheshin nacionalistë të ndryshëm. Të papërshtatshmit e sotëm në media inkriminohen me metoda të “valorizimeve” përjashtuese që nuk nënkuptojnë suspendimin e gazetarit nga puna. Në median e sotme të Kosovës së Pavarur sot nuk mund të ndodhë më të infiltrohet ndonjë “nacionalist”, sepse verifikojnë argatët ideologë të kosovarizmit, nuk kërkohet më me CV përshtatshmëria “moralo-politike” e redaktorëve dhe gazetarëve. Pse, sepse sot në mediat multietnike të Kosovës nuk ka shanse të infiltrohet ndonjë “nacionalist” siç infiltroheshin para lufte nëpër mediat shqiptare. Ç’është e vërteta edhe sot në mediat multietnike mund të infiltrohet ndonjë nacionalist, por jo shqiptar, por nacionalist serb shqipfolës me prejardhje shqiptare, ose jo bash-bash shqiptare, por laramane nacionale. Gjyshin e kanë pasur shqiptar. Po dale si u infiltrua këto ditë e drejtë në ekranin televiziv “shllageri” i Goran Bregoviqit që “bën fjalë” mbi pamjet me “net kristale” ku priten dhe vriten shqiptarët. Ta ndalosh Goran Bregoviqi në Tiranë dhe në Prishtinë konsiderohet qëndrim nacionalist, kurse ne jemi betuar se nuk jemi nacionalistë as përballë shovinizmit transparent serb. Jemi betuar si betoheshim në kohën e “bashkim-vëllazërimit” se jemi të bashkuar multietnikë, të vëllazëruar, vëllezër, e jo nacionalistë. Ndaj kjo mbi Goranin Muzikor nuk është edhe punë që kërkon ta bëjë mizën buall, se ne jemi tolerantë dhe e kuptojmë si një gabim pa qëllim të keq redaksional të televizionit. Po, dhe jo pse është kënduar serbisht (sepse ka plot emisione ku këndohet serbisht dhe le të këndojnë gjindja, vetë serbët thonë se “kush këndon, nuk ka qëllim të keq”), por nuk mund të kuptohet pse është lëshuar një këngë pikërisht me qëllim (motiv) të keq, madje jo vetëm të keq, por gjakpirës? Radiotelevizionet e Serbisë brumbullijnë nga “këngët shqipe”, ato nuk janë të ngarkuara, prandaj ne nuk bën t’ua kthejmë me të keq, ato me lule e ne me gurë. Jo, ja ku është (jo vetëm) Gorani! E marrim, hajde, si lëshim këtë “rast” që konverzon me atë të “çelësit të artë” të qytetit të Tiranës, kurrgjë kurrkujt, se s’bëhet nami që në oqeanin e ofendimeve që u bëhen shqiptarëve nga Serbia dhe serbianët, Goran Bregoviqi na duket si një pikël ujë. Por duke u nisur nga fizionomia e medias sonë multietnike, na bie ndërmend një pyetje, thjeshtë estetike: a mund të ekzistojë altruizmi politik që konstruktohet me programe “shtetërore” nëpër institucionet e pavarura ose publike (jopushtetore) mediale? Pikë së pari nuk bën të harrojmë se jemi shtet multietnik. Serbia është shtet nacional, sepse është. Ne nuk jemi për shkak se po të ishim do të bëheshim nacionalistë. Altruizmi është një qëndrim i moralitetit të lartë, humanizmit, etj. Ani çka është politika humanizëm, kjo dihet! Por nacionalizmi nuk mund të përjashtohet nga referenca kujt i kushtohet, atij që as indiferent nuk është ndaj teje, por edhe artistikisht edhe politikisht nuk e ndal luftën për të të poshtuar or e çast, ta mohon të drejtën elementare për “zgjedhje” të lirë të paimponueshme me instrumentet propagandistike të pushtetit. Të mohon dhe të ndalon çdo gjë kombëtare, lëre, por edhe lirinë dhe të drejtën elementare të njeriut shkon e ta mohon, pra jo të drejtën të përcaktohesh shqiptar, por lirinë e njeriut, pa të cilën nuk mund të ketë jetë dinjitoze njerëzore, e jo më kombëtare, sepse konsiderojmë se edhe shqiptari është njëri, në mos më shumë, aq sa është edhe kosovari shtetformues.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi