Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu kërkon që gjyqësia të jetë më cilësore

Shko poshtë

Sejdiu kërkon që gjyqësia të jetë më cilësore Empty Sejdiu kërkon që gjyqësia të jetë më cilësore

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 16, 2009 9:35 pm

Sejdiu kërkon që gjyqësia të jetë më cilësore



Sejdiu kërkon që gjyqësia të jetë më cilësore Sejdiu
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, ka kërkuar që të shtohet efiçenca në zgjidhjen e lëndëve në gjykatat e vendit.


Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, ka kërkuar që të shtohet efiçenca në zgjidhjen e lëndëve në gjykatat e vendit. “Ne kemi biseduar, për të parë a mund të krijohet balanca e lëndëve të zgjedhura në gjyqësorin e Kosovës, dhe pse ndodh kësisoj, pse ndodh që shumë lëndë zhagiten nga dita në ditë ndërsa disa të tjera shpejtohen dhe kryhen. Ku janë interesat, a është interesi i Kosovës që të zgjidhen të gjitha këto lëndë paralelisht, apo është interesi që të financohen, nganjëherë, them pa të keq, fenomene që mund dhe e dëmtojnë sistemin gjyqësor të Kosovës”, tha Presidenti Sejdiu gjatë një vizite në Institutin Gjyqësor të Kosovës, ku mbajti një fjalë në ceremoninë e organizuar me rastin e fillimit të programit të përgatitjes së gjeneratës së dytë për gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm të Kosovës.
“Ne kemi kapërcyer periudhën e testimit të parë sidomos në aspektin e përpjekjeve për të përgatitë një bazë të mirë për reforma në gjyqësor dhe kemi hyrë në fazën më kritike, më të rëndësishme dhe më të ndjeshme për Kosovën dhe duhet t’ia dalim”, vijoi presidenti Sejdiu.
Duke folur për punën e Institutit Gjyqësor të Kosovës, Presidenti shtroi nevojën që “ky nivel i institutit duhet të rritet edhe me kapacitete edhe trajnime të shndërrohet në akademi në një diçka që do të jetë permanente siç e kanë edhe vendet e tjera”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi