Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëri: U mbajt mbledhja e parë e Qeverisë së re

Shko poshtë

Shqipëri: U mbajt mbledhja e parë e Qeverisë së re Empty Shqipëri: U mbajt mbledhja e parë e Qeverisë së re

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 17, 2009 3:30 pm

Shqipëri: U mbajt mbledhja e parë e Qeverisë së re


Në drejtimin e Kryeministrit Berisha, zhvillon mbledhjen e parë qeveria e re shqiptare.




Shqipëri: U mbajt mbledhja e parë e Qeverisë së re BERISHAA
Kabineti i ri i Qeverisë Berisha

Në drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, sot paradite zhvilloi mbledhjen e tij të parë qeveria e re. Në hapje të mbledhjes, Kryeministri Berisha, duke vlerësuar se kabineti i ri qeveritar bazohet në performancën dhe suksesin e anëtarëve të tij, theksoi disa nga prioritetet e qeverisë së re dhe shprehu vullnetin e mazhorancës për të bashkëpunuar me opozitën për realizimin e reformave të mëdha për vendin.
Shqipëri: U mbajt mbledhja e parë e Qeverisë së re BBER
Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Mbledhja e parë fillon me E-kabinet, çka do të thotë shpejtësi dixhitalike për këtë kabinet. Kjo kërkon nga ne një angazhim, i cili nuk do të mungojë, për të shndërruar në realitet programin më ambicioz të shpallur ndonjëherë para zgjedhësve shqiptarë. E-government do të thotë gjithçka në rrezen e diellit, gjithçka transparente në të gjitha zyrat, agjencitë dhe kabinetet tona. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asgjë më të shëndetshme se një administratë në rreze të diellit. E-government do të thotë reforma të thella e të mëdha, të cilat në katër vjet do të formësojnë një Shqipëri tjetër, Shqipëria, anëtare e NATO-s; Shqipëria, vendi me infrastrukturë moderne; Shqipëria, vendi në moshën dixhitale; Shqipëria, vendi që ka konsoliduar shpirtin dhe frymën sociale; arsimin dhe shëndetësinë të standardeve më të mirë; pavarësinë e institucioneve.

Ky është një shans i madh për ne dhe duhet t’u jemi shumë mirënjohës atyre që kanë votuar pro nesh, por duhet të garantojmë edhe ata që kanë votuar për alternativa të tjera, se ne do të bëjmë çdo gjë që në programin tonë të gjejë veten e tij çdo qytetar shqiptar. Është rasti t’i bëj edhe një herë thirrje opozitës të zërë vendet në parlament. Në një sistem demokratik, forcat politike kanë dhe do të kenë dallime me njëra tjetrën, por ka një çështje themelore që në mbarë Europën dhe botën demokratike është një dhe vetëm një dhe kjo është shteti ligjor. Në kuadrin e shtetit ligjor, ligjeve të vendit, ne, absolutisht, jemi të gatshëm të pranojmë çdo kërkesë të opozitës për çdo problem që ajo ta gjykojë se është në interesin e saj dhe të vendit, por kërkesa që bien ndesh me ligjet, që bien ndesh me parimet themelore të ndarjes së pushteteve, nuk duhet të mendohen as nga pozita, as edhe nga opozita. Shpresoj që të gjitha thirrjet, vlerësimet që iu bënë këtyre zgjedhjeve, të cilat, në fund të fundit, janë interesi më i mirë dhe më jetik i çdo shqiptari, të lexohen dhe të rilexohen nga anëtarët e opozitës, nga zoti Rama dhe ata të kthehen dhe të vazhdojnë bashkëpunimin në parlament për reformat e mëdha, për përgatitjen e vendit, për të vazhduar më tej për të adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në të cilat unë sot dhe sa të jemi në pushtet do t’i jap zë kryesor opozitës, sikundër kemi vepruar deri më sot.

Një dimension i veçantë i kësaj qeverie duhet të jenë marrëdhëniet intensive me publikun. Ju garantoj se, sa më intensive t’i mbajmë këto marrëdhënie me qytetarët shqiptarë, aq më mirë do të jemi në gjendje të qeverisim, aq më mirë do të jemi në gjendje të njohim dhe ndjekim pulsin e tyre, problematikën, opinionet, shqetësimet, sugjerimet. Ndaj unë do t’u sugjeroja miqësisht që numrat e celularëve t’i afishoni në vullnetin e ministrive. Unë e kuptoj se nuk është e mundur t’u përgjigjesh telefonatave, edhe unë nuk arrij dot t’u përgjigjem telefonatave, por mesazhit po. Gradualisht, duke gjetur një interpretim të Kushtetutës, do të doja që mbledhjet e këtij kabineti të jenë transparente për publikun, i cili të adresojë, gjatë mbledhjes, pyetje dhe çështje për ato që diskutohen këtu. Ky është një nga qëllimet e E-kabinetit. Për momentin kemi një pengesë Kushtetuese, e cila thotë se mbledhjet janë të mbyllura, por, nëse do të isha unë në opozitë, votën e parë që do t’i jepja qeverisë për të ndryshuar Kushtetutën do të ishte për të imponuar zhvillimin e mbledhjes hapur. Shpresoj që opozita kur të kthehet në parlament ta konsiderojë seriozisht këtë. Ajo klauzolë është e panevojshme. Mbledhja e qeverisë mund të jetë e mbyllur vetëm në raste shumë të veçanta, por në masën 99 përqind të rasteve asgjë nuk është sekrete, por gjithçka ka të bëjë me qytetarët. Ndaj ne duhet të parapërgatitemi për të kaluar në këtë stad, pasi kam besim se opozitës i intereson transparenca.

Marrëdhëniet me mediat do t’i kemi të shkëlqyera, ashtu siç i kemi pasur deri më sot. Mediat kanë përcjellë me shumë korrektësi dhe profesionalizëm veprimtaritë e Këshillit të Ministrave dhe mbledhjeve të tjera. Zonja Bregu do të mbajë lidhjet e qeverisë me mediat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gazetarët kur na shohin sot, këtu, të gjithëve thonë se çfarë ka të re ky kabinet, se e vërteta është se të gjithë kanë qenë zyrtarë dhe ministra, por që bazohet në performancën dhe suksesin e gjithsecilit.”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi