Demir Krasniqi:LAPSAT ME KAPUÇA DHE INTELEKTUALËT
Faqja 1 e 1
Demir Krasniqi:LAPSAT ME KAPUÇA DHE INTELEKTUALËT
Mentaliteti në retrospektivë:
LAPSAT ME KAPUÇA DHE INTELEKTUALËT
I mbajë mend mirë vitet e fëmijërisë sime . Ato vite që sapo kishte filluar shkollimi, arsimimi dhe punësimi i popullatës shqiptare nëpër vende të ndryshme pune. Atë kohë, pjesa dërmuese e popullatës shqiptare në Kosovë ishte e pa shkolluar, apo gjysmë analfabete . Varfëria ishte shumë e madhe dhe të rrallë ishin ata njerëz që mund të posedonin ndonjë laps të thjeshtë prej drurit me të cilin do të shkruanin dhe këmbenin letra me dike tjetër, sidomos me ata që ishin në shërbimin ushtarak .
Njerëzit e asaj kohe , të cilët posedonin ndonjë laps dhe dinin të shkruajnë letra , konsideroheshin si njerëz të mëdhenj dhe intelektual të zgjuar e të mençur . Populli dhe rrethi ku jetonin ata pak njerëz të lapsave, ua kishte lakmi dhe në shenjë respekti e nderimi ata i quante “njerëz të lapsit”, apo “kalemxhi “!
“Njerëzit e lapsave “, apo intelektualët e asaj kohe, duke e kuptuar lakminë dhe konsideratën e popullit ndaj tyre, ua blinin lapsave të tyre nga një kapuç të metaltë të cilin ua vënin lapsave mbi majat e fyshtave për t’i mbrojtur ata nga thyerjet e mundshme! Madje, kishte shumë sish që ose blinte më shumë lapsa e kapuça, ose një laps e shkurtonte në disa vende dhe ua vinte kapuçat, të cilët pastaj i varnin mbi xhepa të jashtëm të palltove , në pjesët e përparme të gjokseve , në mënyrë që para masave publike të tregohen se janë intelektual të fortë dhe posedojnë shumë lapsa për shkrime !
Njerëzit e tillë “intelektual” me shumë lapsa mbi xhepa të palltove , më së tepërmi eksponoheshin nëpër tubime të ndryshme popullore, nëpër tregje, nëpër oda, e sidomos nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme popullore .
Më vonë, lapsat e thjeshtë prej drurit u zëvendësuan me lapsa kimik dhe stilograf me ngjyra, të cilët nuk kishte nevojë që t’iu vihen kapuçat , nga se ata prodhoheshin nga fabrika bashkë me vegët e tyre për varje nëpër xhepa të palltove . Atëherë pati filluar gara në mes të “ intelektualëve – kalemxhi”, se cili prej tyre do të posedojë më shumë lapsa kimik, apo stilografë ?!
Pas një kohe pak sa më të gjatë, dolën në përdorim makinat e shkrimit, të cilat i zëvendësuan lapsat dhe stilografët , me ç’ rast “intelektualëve – kalemxhi” ua lanë xhepat e zbrazur nga lapsat dhe stilografët të cilët më nuk përdoreshin në vendet zyrtare !
Me daljen në treg të kompjuterëve dhe futjes së tyre në punët zyrtare , gjërat ndryshuan rrënjësisht bashkë me administratën zyrtare .
Zyrtarët “intelektualë” u modernizuan dhe tani nuk dinë se si të reklamohen para publikut, nga se më nuk janë aktual as lapsat me kapuça, as stilografët , as makinat mekanike të shkrimit! Por, dëshira për t’u reklamuar se ata janë “intelektual të ngritur” dhe se dinë për të shkruar me kompjuter , tani realizohet duke bërë poza të ndryshme para kompjuterëve të tyre, të cilët ua ka siguruar shoqëria për t’ i kryer detyrat e veta zyrtare !
Njerëzit – zyrtarët e tillë, të prirë nga etja karrieriste, sa herë që të iu jepet shansi për t’u intervistuar nga ndonjë ekip i gazetarëve, apo kameramanëve të televizioneve, ata para se ta fillojnë bisedën me gazetarët, pa tjetër do të pozojnë para kompjuterëve të tyre, për të dëshmuar se kinse janë shumë të angazhuar me punë, me shkrime zyrtare dhe se dinë të manipulojnë në mënyrë profesionale me kompjuterin !
Se është vërtetë kështu, ju mund t’i përcillni intervistat televizive nëpër zyrat e zyrtarëve tanë publik dhe do të bindeni se si ata do të pozojnë para kompjuterit, para se ta fillojnë bisedën me gazetarin.
Gjilan, më 17.09.2009. Demir KRASNIQI
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Demir Krasniqi: Flet me brushë Demir Behluli
» Demir Krasniqi: Vendlindja
» Demir Krasniqi:ATA KËNDUAN PËR NE
» Demir Krasniqi: Dy lisat binjakë
» Demir Krasniqi: Hoxhallarët po protestojnë
» Demir Krasniqi: Vendlindja
» Demir Krasniqi:ATA KËNDUAN PËR NE
» Demir Krasniqi: Dy lisat binjakë
» Demir Krasniqi: Hoxhallarët po protestojnë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi