Sejdiu: Nuk ka asnjë ide që të shkohet në bisedime të sërishme me Serbinë

Presidenti Sejdiu dhe ministri Hyseni udhëtuan për në SHBA
Së bashku me presidentin Sejdiu për në SHBA ka udhëtuar edhe zonja e parë e Kosovës, Nezafete Sejdiu, me ftesë të bashkëshortes së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, zonjës Ban Son-Taek, për të marrë pjesë në “Takimin e dytë qendror vjetor të Kombeve të Bashkuara për autizmin”.
Sejdiu: “Absolutisht nuk ka asnjë ide që të shkohet në bisedime të sërishme me Serbinë. Ne mund të bisedojmë me ta si dy vende sovrane, për temat që janë në interes të bashkëpunimit të dy vendeve, të dy popujve dhe për asgjë tjetër”.
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe ministri i Jashtëm Hyseni kanë udhëtuar të hënën për në SHBA, ku do të marrin pjesë në javën presidenciale dhe ministrore që organizohet çdo vit në Nju-Jork, në gjysmën e dytë të shtatorit. Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, kohë në të cilën do të ketë punimet e Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dy përfaqësuesit e shtetit të Kosovës do të shfrytëzojnë rastin të takohen me kryetarë e përfaqësues shtetesh të ndryshme, me qëllim të lobimit për sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën.
Megjithëse presidenti Sejdiu nuk do të ketë të drejtën të marr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme, për faktin se Kosova nuk është anëtare e OKB-së, megjithatë ai do të shfrytëzoj atë kohë që të takohet me presidentë, kryeministra, ambasadorë, ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme, në mënyrë që të lobojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës te ato vende të cilat hezitojnë ta njohin shtetin e ri në botë.
“Gjatë kohës së zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të kemi takime të shumta me presidentë apo udhëheqës shtetesh. Synimi ynë themelor është që të takojmë udhëheqësit e vendeve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës deri tash, me qëllim që të japim informacionet shtesë për zhvillimet tona dhe përkushtimin që kemi dhe që të shpejtohet edhe procesi i njohjes nga këto vende”, deklaroi Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu para nisjes për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Sejdiu nuk ka komentuar deklaratat e udhëheqësve serbë lidhur me këtë vizitë dhe as për mundësinë e vazhdimit të bisedimeve, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Republikës së Kosovës. “Unë nuk dëshiroj të komentoj idetë e tyre. Ata deri tash dhe gjithmonë janë përpjekur të pengojnë njohjen e vendit tonë. Për ne është me rëndësi të bëjmë punën tonë si duhet”, tha presidenti Sejdiu. “Absolutisht nuk ka asnjë ide që të shkohet në bisedime të sërishme me Serbinë. Ne mund të bisedojmë me ta si dy vende sovrane, për temat që janë në interes të bashkëpunimit të dy vendeve, të dy popujve dhe për asgjë tjetër”, theksoi ai.
Presidenti Sejdiu gjatë kësaj vizite do të jetë i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.
Së bashku me presidentin Sejdiu për në SHBA ka udhëtuar edhe zonja e parë e Kosovës, Nezafete Sejdiu. Vizita e zonjës Sejdiu bëhet me ftesën e bashkëshortes së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zonjës Ban Son-Taek, për të marrë pjesë në “Takimin e dytë qendror vjetor të Kombeve të Bashkuara për autizmin”. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe zonjat e para të një varg shtetesh nga të katër anët e globit.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në sesionin e 64 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me ç’rast përveç takimeve të shumta me krerë të shteteve të ndryshme, ai do të mbajë edhe një fjalim për të pranishmit në sesion.
L. Hajdari

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Cila është përmbajtja e Rezolutës për bisedime me Serbinë?[/
» Xhesika Vula:Në bisedime me Serbinë, delegacioni i Kosovës pranon kompromisin në dëm të pavarësisë së vendit
» Doli në SHBA libri i Jeton Kelmendit “How to reach yourself”-“Si shkohet të vetvetja”
» Nikolliq do bisedime të shpejta me Kosovën
» Thirrje për bisedime

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi