Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbajtja e besës ndaj nënës dhe hakmarrja - mesazhe të filmit

Shko poshtë

Mbajtja e besës ndaj nënës dhe hakmarrja - mesazhe të filmit Empty Mbajtja e besës ndaj nënës dhe hakmarrja - mesazhe të filmit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 22, 2009 10:13 pm

Mbajtja e besës ndaj nënës dhe hakmarrja - mesazhe të filmit

Filluan, në Zvicër, xhirimet e filmit «Plumbi i fundit»


Mbajtja e besës ndaj nënës dhe hakmarrja - mesazhe të filmit Filmi%20(Small)
Në këtë film artistik të regjisorit Valton Jakupi janë angazhuar aktorë nga të gjitha viset shqiptare, si: Sulejman Jusufi, Fatime Llugiqi, Adem Zhitopotoku, Faik Gashi, Arianit Shaqiri, Diana Sylejmani, Flutron Shahini, Dorian Sulejmani, Nikë Rasi, Arsim Aliti, Adnan Haliti, Zabedin Selimi, Noa Nikolla, Xheneta Racaj, Donjeta Hasani, Adelina Isufi, Hazbi Lutfija dhe shum aktorë tjerë.


Këto ditë, në Zvicër filluan xhirimet e filmit artistik «Plumbi i fundit» që më parë ishin kryer disa pjesë të xhirimeve edhe në Preshevë dhe Kosovë. Fillimiet e xhirimeve në Zvicër, u pritën me një gëzim të madhë nga aktorët, sepse kishin ushtruar për këto xhirime më shumë se dy muaj, vetëm e vetëm të dalë ky film sa më profesional. Filmi artistik i metrazhit të gjatë «Plumbi i fundit„ punohet me skenar të shkrimtarit Femi Bektashit, kurse në regji të Valton Jakupit.
Në pjesën e mbetur, këtu në Zvicër janë të inkuadruar më së 30 artistë nga të gjitha viset shqiptare dhe xhirimet do të jenë në kantonin St. Galen, Zürich etj. Ky projekt filmik është prodhim i kompanisë filmike International Film Europe London - Swiss, kurse xhirues të filmit janë dy kompani si VSE nga Prishtina me Enis Limanin dhe Alb Studio nga Zvicra me Adnan Asllanin. Ngjarja e filmit ka kuptimin e hakmarrjes, ku një djalosh i varfër nga pamundësia për të mbajtur gjallë familjen, detyrohet të dalë në Evropë, të punojë, por gabimi i prindit ishte se më parë prindi kishte vrarë një njeri, por asnjëherë nuk i kishte treguar të birit se ishte në gjak. Hasmit planifikojnë nëpërmes shoqërisë që djaloshit t`ia rregullojnë dokumentet dhe ta dërgojnë direkt tek hasmi dhe të mirret gjaku. Në këtë film shihen qartë personazhet ku ne mesin e tre shokëve të Dritonit (Valtoni) djaloshit të varfër), shoku i tretë Shpendi (Adnani) planifikon likuidimin e djaloshit me ndihmën e një bande të ardhur nga Spanja. Më vonë po ashtu shihet se motra e Dritonit vjen në Evropë për ta kërkuar vëllaun e vet dhe fatkeqësisht bie në dorë të po së njejtës bandë, dhe maltretohet fizikisht. Maltretimeve nuk i shpëton as e dashura e Dritonit, Shpresa (Diana), ku në kërkim të dashurit të vetë e vërejnë njerëzit e bandës dhe e kidnapojnë dhe e mbajnë të lidhur për një kohë. Por dy shokët e Dritonit, Bardhyli (Arsimi) dhe Bekimi (Nika) vendosin ta lënë punën dhe ta kërkojnë shokun e tyre Dritonin, dhe ia arrijnë qëllimit me vonesë. Motra (Afrona) e Dritonit e gjen vëllaun të plagosur në një mal dhe në ndëkohë i vdes në prehër, por motra para se të niset, ia kishte dhanë besën nënës, se nuk do të kthehem gjallë pa vëllaun, dhe në fund merr pistoletën dhe bën vetvrasje, kurse në anën tjetër, dashnorja e Dritonit, Shpresa arrin të lirohet me ndihmën e shokut, Bekimit. Ky film paraqet një realitet të hidhur, ku për një vrasje të vjetër, një familje shuhet, ku Dritoni dhe motra mbyten, babai vdes, dhe vetëm nëna arrin gjallë. Po ashtu ka ky film jep disa mesazhe te qarta, ku duhet të mbahet besa e nënës, të ndalohen hakmarrjet dhe në jetë ka shoqëri të mirë dhe të keqe.
Skenaristi i këtij filmi Femi Bektashi është munduar shumë që publikut t`i sjellë një ngjarje shumë të kapshme dhe këshillëdhënëse për gjeneratat e reja.
Sipas regjisor Valton Jakupit, xhirimet e filmit planifikohet të mbarojnë gjatë muajit shtator, kurse para publikut artdashës, planifikohet të shfaqet në muajin tetor.
Realizimi i këtij filmi filloi në muajin mars, ku u xhirua në disa fshatra të Kosovës Lindore dhe në Kosovë, kurse xhirimet do të përfundojnë në Zvicër. Kohëzgjatja e filmit është 1 orë e 20 minuta dhe është i realizuar me një teknik të përsosur evropiane dhe është duke u xhiruar në HDV. Sponsor gjeneral i ketij filmi është kompania telefonike nga India, Lyca Mobile, që selitë e saja i ka në Londër dhe në Zvicër.
Po ashtu në këtë film artistik janë të inkuadruar aktorët më të mirë të viseve shqiptare. Rolet e para të këtij filmi i luajnë: Sulejman Jusufi, Fatime Llugiqi, Adem Zhitopotoku, Faik Gashi, Arianit Shaqiri, Diana Sylejmani, Flutron Shahini, Dorian Sulejmani, Nikë Rasi, Arsim Aliti, Adnan Haliti, Zabedin Selimi, Noa Nikolla, Xheneta Racaj, Donjeta Hasani, Adelina Isufi, Hazbi Lutfija dhe shum aktorë tjerë.
Femi Bektashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi