Xhavit Shala: Mjerë Maqedonia me akademikët e saj!
Faqja 1 e 1

Mjerë Maqedonia me akademikët e saj!
Nga Xhavit Shala
Jo vetëm segmente të fuqishme të politikës maqedonase, por edhe akademikët e saj po punojnë përditë për ndarjen e Maqedonisë, duke nxitur atje urrejtjen ndëretnike, sidomos me shqiptarët autoktonë. Akademikët, kudo në botë, kontribuojnë jo vetëm për shkencën, por edhe për prosperitetin dhe ecjen përpara të kombit e shtetit të tyre, prandaj dhe e meritojnë atë titull. Ndryshe veprojnë këta akademiket e Maqedonisë. Mjerë Maqedonia për akademikët e saj!
Në momentet më kritike për vetë Maqedoninë dhe kombin e saj, kur proceset e saj integruese janë stopuar, për shkak të konfliktit me Greqinë për çështjen e emrit, kur identiteti i saj kombëtar është vënë në dyshim edhe nga vetë maqedonasit, jo pak prej të cilëve po nxitojnë të marrin shtetësi bullgare, hidhet në treg Enciklopedia e Maqedonisë, një manifest i flaktë i nacionalizmit maqedonas, botim i përgatitur nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë dhe e financuar me fondet e qeverisë "Gruevski", pra dhe me paratë e taksapaguesve shqiptarë atje.
Në atë Enciklopedi lexohet se "shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria veriore. Ata kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin XVI, duke i dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre"; "vërshimin e tyre drejt Maqedonisë e ka mundësuar Ali Pashë Tepelena"; "shteti i parë shqiptar është formuar nga Gjermania fashiste, e cila kufijtë e këtij shteti i zgjeroi në rajonet e Maqedonisë Perëndimore"; "shqiptarët, veç tjerash, njihen edhe si njerëz mali...". Akademikët maqedonas hiqen sikur nuk e dinë se kur është krijuar shteti fqinj me ta dhe, për më tepër, që ky fqinj, Shqipëria, është mëmëdheu i rreth 1/3 së shtetasve të Maqedonisë. Mjerë Maqedonia për akademikët e saj!
Shkrime të tilla në Maqedoni, ku shtrembërohen të vërtetat për shqiptarët, ka pasur me shumicë, gjatë gjithë kësaj periudhe kur maqedonasit po kërkojnë e nuk po e gjejnë identitetin e tyre. Por kur ato kalojnë në një stad më të lartë, duke u legalizuar në një enciklopedi zyrtare, situatat duhen vlerësuar seriozisht. Grupi punues i akademikëve maqedonas, nën drejtimin e Bllazhe Ristovskit, ka shpallur tashmë edhe zyrtarisht parimet e qëllimet e veta themelore antishqiptare, duke i dhënë botimit formën e një manifesti nacionalist maqedonas.
Ky veprim i Akademisë së Maqedonisë ngjan me Memorandumin që Akademia Serbe e Shkencave botoi më 24 shtator 1986, i cili në të vërtetë ishte manifesti më i flaktë i nacionalizmit serb deri në atë kohë. I trembur nga ai veprim që ndërmori Akademia Serbe e Shkencave, Ivan Stamboliçi, kreu i komunistëve serbë, e quajti në atë kohë memorandumin si nekrologji të Jugosllavisë. Për të, "Jugosllavia është e vetmja zgjidhje e çështjes së serbëve. Pa Jugosllavi, kombi serb është i dënuar të copëtohet". Dhe Stamboliçi nuk gaboi në parashikimin e tij. Akademikët maqedonas, në vend që të nxjerrin mësime nga eksperienca e hidhur serbe, po kopjojnë në veprimtarinë e tyre nacionaliste rrugën e gabuar të kolegëve të tyre të Akademisë Serbe të Shkencave. Mjerë Maqedonia për këta akademikët e saj!
Botimi i Enciklopedisë së Maqedonisë, në raport me ne shqiptarët si komb, duhet analizuar ne dy drejtime kryesore. E para sa janë të vërteta shkencërisht ato çka shkruhen për shqiptarët në atë botim dhe, e dyta, pse ky botim u hodh në treg pikërisht në këto momente, kur për të ardhmen e Maqedonisë janë shfaqur shumë re të zeza në horizont.
Pohimet e Enciklopedisë Maqedonase për shqiptarët nuk kanë asnjë mbështetje shkencore. Ato janë shtrembërime të qëllimshme të historisë. Shqiptarët në Maqedoni popullojnë kryesisht pjesën perëndimore të vendit. Territoret e tyre janë vazhdimësi tokësore me trevat shqiptare të Republikës së Kosovës dhe me ato të Republikës së Shqipërisë. Në Maqedoni, shqiptarët, parë nga aspekti gjeopolitik, përkatësisht historik, territorial dhe demografik, janë pjesë e një tërësie kombëtare që ka shtrirje territoriale mes deteve Adriatik e Jon, lumit Kalamas, luginës së Moravës Jugore dhe Vardarit. Kjo hapësirë territoriale gjeografike, me ndryshime shumë të vogla, përputhet me territorin që në kohërat antike ka qenë i banuar me fiset ilire si Dardanët, Pajonët, Pellagonët, Mollosët etj. Pra, pjesa më e madhe e Maqedonisë së sotme, në kohërat antike ka qenë e banuar nga fiset ilire, për të cilën ka shumë dëshmi autentike nga historianë grekë, romakë, bizantinë etj. Vazhdimësia iliro-shqiptare është dokumentuar qartë edhe para e gjatë pushtimit osman. Këto të vërteta shkencore të pranuara dhe ndërkombëtarisht, nuk i di apo nuk dëshiron t‘i dije vetëm Bllazhe Ristovski, kryeredaktori i Enciklopedisë së Maqedonisë dhe bashkëpunëtorët e tij. Sa keq! Mjerë Maqedonia për këta akademikët e saj!
Por, kur akademikët e marrë maqedonas kanë guximin të hedhin shtrembërime të historisë dhe shpifje në një enciklopedi zyrtare, pse ne shqiptarët duhet të kemi frikë të paktën për të shqiptuar të vërtetën rreth pjesës sonë të kombit, e cila gjendet sot brenda kufijve të shtetit të sotëm maqedonas? Dhe kjo e vërtetë është pasqyruar, ndërmjet të tjerave, edhe në statistikat zyrtare osmane të vitit 1912. Sipas tyre, pavarësisht lëvizjeve të mëdha të popullsisë në rajonin e Ballkanit, territoret në Maqedoninë Perëndimore kanë qenë të banuara nga një popullsi me shumicë shqiptare, të përfshirë në dy vilajete, atë të Kosovës, ku përfshihej dhe Shkupi, kryeqyteti i sotëm maqedonas dhe në vilajetin e Manastirit, i cili shtrihej deri në Elbasan. Në statistikat zyrtare osmane pasqyrohet qartë se, në vitin 1912 përqindja e popullsisë shqiptare në Vilajetin e Kosovës ishte 61,4%, ndërsa në Vilajetin e Manastirit ishte 54,1%. Pra, në dy vilajetet që përfshinin jo vetëm Maqedoninë Perëndimore, por dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë së sotme, shqiptarët përbënin rreth 58% të popullsisë. Kjo shifër është rreth 6% më pak se sa përqindja e popullsisë maqedonase në shtetin e sotëm unitar të Maqedonisë.
Këto të vërteta kërkojnë të manipulojnë akademikët maqedonas. Ata duan të sfumojnë çështjen kombëtare të shqiptarëve atje. Por këtë nuk do ta arrijnë dot. Çështja e sotme e pazgjidhur shqiptare në Maqedoni i ka rrënjët në histori. Ajo fillon me Traktatin e Shën Stefanit, nënshkruar në përfundim të luftës ruso-turke, të vitit 1878 dhe me Kongresin e Berlinit, të po atij viti, thirrur nga Fuqitë e Mëdha perëndimore, në përgjigje të Traktatit të Shën Stefanit. Vazhdon më pas me Konferencën e Londrës, të vitit 1913, e cila, ndonëse e njohu Shqipërinë si shtet të pavarur, cenoi rëndë kufijtë e saj, duke shkëputur nga trungu etnik rreth gjysmën e trojeve, përfshi këtu edhe trojet e sotme shqiptare në Maqedoninë Perëndimore dhe përmbyllet me Konferencën e Versajës, të vitit 1919, ku u bë zyrtarizimi i ndarjes përfundimtare të këtyre trojeve nga shteti amë. Trojet shqiptare që, tashmë, përfshihen në Maqedoni, ashtu si edhe Kosova, Çamëria dhe trojet e tjera, iu morën forcërisht Shqipërisë. Këto territore, në përmbushje të marrëveshjeve dhe lëshimeve reciproke të Fuqive të Mëdha të kohës dhe në përputhje me interesat e tyre gjeopolitike iu dhanë aleatëve të tyre ballkanas, fqinjëve tanë.
Pas krijimit të Mbretërisë serbo-kroato-sllovene e më pas të Jugosllavisë edhe maqedonasit ishin të "burgosur" njëlloj si shqiptarët atje. Por pas shkatërrimit të kësaj mbretërie dhe fillimit të luftës nacionalçlirimtare në Jugosllavi, ndryshe nga shqiptarët, maqedonasit fituan të drejtën të kenë republikën e tyre në kuadrin e Federatës Jugosllave. Më pas, në vazhdimësi, sidomos pas vitit 1981, duke ndier frikën nga një rilindje kombëtare e shqiptarëve të Kosovës, autoritetet komuniste të Shkupit filluan një represion të paparë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, sidomos ndaj inteligjencies. Kulmin ky represion e arriti në vitin 1989. Dukej sikur maqedonasit kopjonin në çdo hap të tyre Millosheviçin në veprimet e tij antishqiptare, por duke i thelluar më tepër ato.
Pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe pavarësimit të Maqedonisë, Kushtetuta e saj e vitit 1991 nuk e përfilli realitetin e brendshëm të përbërjes etnike të shtetit, duke u bërë, kështu, gjeneruesi kryesor i krizës në Maqedoni. Ajo ligjëroi konceptin nacionalist maqedonas për të krijuar shtetin e pavarur, duke injoruar realitetin faktik të përbërjes etnike të këtij shteti. Karakteri i saj thellësisht nacionalist maqedonas cenonte rëndë interesat kombëtare të shqiptarëve. Shkak tjetër kryesor i krizës ishin edhe pabarazia në sferën e jetës publike, mospunësimi i shqiptarëve në administratë, në organet gjyqësore dhe në strukturat e sigurisë. Shteti nacional maqedonas përpiqej të shtrihej në një hapësirë gjeografike, ku thuajse gjysma e popullatës është josllave, nga e cila shqiptarët përbënin zyrtarisht 25,17% të popullsisë. Një politikë e tillë është identike me politikën e qarqeve nacionaliste serbe, e cila përpiqej të kolonizonte Kosovën.
Maqedonasit kishin bindur veten se shqiptarët janë njëlloj si pakicat e tjera etnike: romët, vllehët, turqit, serbët etj. Pra, edhe shqiptarët llogariteshin në kategorinë "pakicë nacionale", njësoj si ato pakica që nuk kishin ndonjë peshë politike, numerike, kulturore apo ekonomike dhe që nuk mund të ndikonin në gjeopolitikën e shtetit të sotëm maqedonas. Maqedonasit në pushtet, pavarësisht nga këmbëngulja e shqiptarëve, përpiqeshin t‘i trajtonin të drejtat e shqiptarëve në kuadrin e të drejtave të njeriut dhe jo të të drejtave kombëtare. Qëndrimi maqedonas nuk ndryshoi edhe pas luftës në Kosovë. Klasa politike maqedonase nuk e përktheu drejt sinjalin nga Kosova për respektimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Ajo nuk nxori mësime as nga dështimi i politikës antishqiptare të regjimit të Millosheviçit. Edhe pas shpërthimit të konfliktit të armatosur të vitit 2001, qarqet nacionaliste maqedonase synuan për ta zgjidhur krizën përmes luftës së armatosur. Ishte ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar ajo që i detyroi, si maqedonasit, ashtu dhe shqiptarët të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe të nënshkruajnë marrëveshjen, e cila mori emrin e qytetit ku u nënshkrua, "Marrëveshja e Ohrit".
Edhe akademikët maqedonas në enciklopedinë e tyre të botuar së fundmi, pavarësisht të vërtetave historike dhe autoktonisë së tyre, shqiptarët i paraqesin përsëri njëlloj si pakicat e tjera etnike si romët, vllehtë, turqit etj. Ky veprim zyrtar maqedonas në të vërtetë i kundërvihet jo vetëm frymës që u përpoq të përçonte Marrëveshja e Ohrit për marrëdhëniet ndëretnike dhe posaçërisht me shqiptarët në Maqedoni, por nuk i kontribuojnë as fqinjësisë me Shqipërinë e Kosovën dhe as frymës së paqes e sigurisë rajonale. Si përfundim, shkrimet për shqiptarët në Enciklopedinë e Maqedonisë nuk kanë asnjë bazë shkencore, janë shtrembërime të historisë me qëllime të caktuara politike.
Por pse ky botim u hodh në treg pikërisht në këto momente, kur politika maqedonase po i shton vetë në horizont retë e zeza për të ardhmen e Maqedonisë? Duket se qarqe të fuqishme politike maqedonase nuk kanë hequr dorë nga synimi për ndarjen e Maqedonisë dhe për këtë po vënë në lëvizje edhe Akademinë e tyre të Shkencave. Në të vërtetë, nuk është hera e parë që akademikët maqedonas kërkojnë ndarjen e shtetit të tyre. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë i habiti të gjithë me propozimin e saj të vitit 2001 për shkëmbimin e territoreve dhe popullatës mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ky propozim në atë kohë u mbështet edhe nga Lubço Georgievski, sot shtetas bullgar, Kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë, i VMRO-DPMNE, parti e cila është sot në pushtet në Maqedoni. Propozimi u kundërshtua nga partitë shqiptare, LSDM, opozita e atëhershme maqedonase dhe faktori ndërkombëtar.
Akademikët maqedonas i druhen faktit se Maqedonia Perëndimore, territori ku banojnë kryesisht shqiptarët, krahasuar me rajonet tjera të Maqedonisë, ka lindshmërinë dhe shtimin natyror më të madh të popullsisë në vend. Edhe pse ky rajon në periudhën 1977-2002 shënoi rënie të dukshme të shkallës së lindjeve nga 28,83 në 15,35 për mijë, përsëri ky rajon merr pjesë në shtimin popullsisë së përgjithshme të Maqedonisë në masën mbi 50%. Duket se akademikët maqedonas mendojnë se, pas disa vitesh, Maqedonia do të bëhet një shtet me më shumë shqiptarë se maqedonas. Prandaj ata duan ndarjen e Maqedonisë, duke lëshuar sa më pak territore. Por, për t‘u justifikuar para bashkësisë ndërkombëtare për ndarjen, ata duan të bëjnë fajtorë shqiptarët.
Idetë maqedonase për shtete të pastra etnike në Ballkan bien ndesh me frymën rajonale të integrimit euroatlantik dhe nuk gëzojnë mbështetje nga faktori ndërkombëtar. Duket se nxitësit dhe përfituesit e drejtpërdrejtë të kësaj strategjie maqedonase përveç segmenteve të caktuara të politikës maqedonase, momentalisht janë dhe serbët e rusët. Ata duan të krijohet precedenti në Ballkan për ndarje mbi baza etnike. Në këtë mënyrë serbët mund të kërkojnë bashkimin me Republikën Serbska të Bosnjës dhe veriun e Kosovës. Bllazhe Ristovski, kryeredaktori i Enciklopedisë së Maqedonisë, ish-bashkëpunëtori i Shërbimit Sekret të Federatës Jugosllave me pseudonimin "Folkloristi", u bëri kështu shërbimin e tij të fundit shefave të tij në Beograd. Ndërsa rusët do të gjejnë precedentin për të nxitur fillimisht federalizmin e shteteve fqinje me të, shtete ku ka një popullsi të madhe ruse si Ukraina etj. Rusët e kanë treguar se nuk vonojnë të shfrytëzojnë precedentin, si në rastin e Gjeorgjisë.
Në të vërtetë, nëse edhe shqiptarët në Maqedoni, do të fitonin plotësisht të drejtat e tyre, ashtu si në Kosovë, do të ishte një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare. Kjo do të çonte drejt përmbushjes së programit madhor të Rilindjes Kombëtare, program që është përfshirë edhe në politikat e sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, miratuar më ligj të veçantë nga Parlamenti. Por, zgjidhja përfundimtare e çështjes kombëtare shqiptare, në politikën e sigurisë kombëtare të shtetit shqiptar, synohet të arrihet nëpërmjet integrimit europian dhe euroatlantik të vendeve të rajonit, si edhe zgjidhjeve që sigurojnë garanci afatgjatë dhe të pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare. Megjithatë, situata në Maqedoni duhet ndjekur me kujdes. Politikat tona të sigurisë kombëtare, ndonëse nuk e pohojnë, nuk e përjashtojnë përfshirjen e mbarë trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar si zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare.
Gjithsesi, pavarësisht papërgjegjshmërisë së akademikëve dhe segmenteve të caktuara të politikës maqedonase në raport me shqiptarët, faktori ndërkombëtar nuk besohet se do të lejojë ndarjen e Maqedonisë. Në të kundërtën më të humburit do të ishin vetë maqedonasit, të cilët nuk e kanë përcaktuar akoma identitetin e tyre. Prandaj themi mjerë Maqedonia për akademikët e saj!

Gazeta Shqip
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Maqedonia Multietnike dhe Albano-Maqedonia
» Prof. GEZIM My. URUCI “POLEMIKE ME HOMERIN” NJE THIRRJE PER AKADEMIKET DHE STUDIUESIT SHQIPTAR.
» Bujqësi e mjerë Nga: Fatlum I Gogiqi
» Daci: Mjerë LDK nga kush udhëhiqet
» Lis Bukurica:Ti je në gjendje të mjerë sepse...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi