Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha në OKB, takime me liderë botërorë

Shko poshtë

Berisha në OKB, takime me liderë botërorë Empty Berisha në OKB, takime me liderë botërorë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 23, 2009 12:12 pm

Berisha në OKB, takime me liderë botërorë



Berisha në OKB, takime me liderë botërorë --berisha234


Kryeministri Berisha takohet me liderët botërorë në Samitin e Ndryshimit të Klimës në SHBA. Kryeministri Berisha shprehu gadishmërinë për një intensifikim të marrëdhënieve me vendet e tyre si në rrafshin politik ashtu dhe në atë ekonomik.
Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha mori pjesë përkrah lidërve botërorë në hapjen e Samitit mbi Ndryshimin e Klimës që zhvillon punimet në SHBA. Gjatë seancës së samitit, platen e përshëndeti President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.
Pas ceremonisë, në kuadër të Samitit të Ndryshimit të Klimës, Kryeministri Berisha ishte i ftuar në drekën zyrtare dhe pasdite mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të Kryetarëve të Shteteve dhe të Qeverive, të cilët diskutuan gjerësisht mbi këtë temë kaq shqetësuese për mbarë botën.
Ndërkohë më herët, Kryeministri Berisha, u takua me liderë botërorë dhe drejtues të organizatave ndërkombëtarë, pjesëmarrës në sesionin e 64-të të Asamblesë së OKB-së, në Nju Jork. Z. Berisha pati rastin të takohet dhe të bisedojë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, me Presidentin e Kinës Hujintao si dhe me disa homologë të tij, Kryeministrin e Japonisë, Hotajama, Kryeministrin e Kuvajtit, Kryeministrin e Australisë, Kryeministrin e Zelandës së Re. Gjithashtu zu takua edhe me Presidentin e Austrisë, me Presidentin e Finlandës dhe disa personalitete te tjera , te pranishem në Samit.
Gjatë bisedës me ta u diskutua dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet në Shqipëri, reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare për integrimin e vendit në BE. Ne fokus te bisedimeve ishin gjithashtu edhe zhvillimet ndërkombëtare.
Kryeministri Berisha ftoi liderët boterorë të vizitojnë Shqipërinë si dhe u shprehu atyre gadishmërinë për një intensifikim të marrëdhënieve me vendet e tyre si në rrafshin politik ashtu dhe në atë ekonomik.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi