Gjermania partner i zhvillimit dhe integrimit të Kosovës

Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës
Hashim Thaçi
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të shpreh përgëzimet më të sinqerta, sot, kur po shënojmë 10 vjetorin e asistencës, mbështetjes së fuqishme gjermane në Republikën e Kosovës.
Kontributi, që partnerët tanë gjermanë, GTZ-ja dhe Banka për Zhvillim, kanë ofruar në Kosovë këto vitet e fundit, është për çdo lëvdatë, prandaj, mirëpresim dhe falënderojmë shtetin gjerman.
Praninë tuaj këtu, nuk e shohim thjesht si asistencë, por si partneritet të përkushtuar për të ardhmen e sigurt e të zhvilluar të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Misioni juaj fisnik në pëlqimin e vlerave demokratike, progresiste dhe integruese, është një pikë referuese edhe për politikën perëndimore kosovare.
Gjithashtu, dua të theksoj, se përmes projekteve tuaja, janë pikërisht qytetarët e Republikës së Kosovës, ata që kanë përfituar më së shumti dhe ky fakt është shënuar vazhdimisht.
Qeveria e Republikës së Kosovës e ka për obligim dhe do të krijojë një mjedis adekuat biznesi, ku respektohen ligjet, ku të drejtat dhe detyrimet pranohen nga të gjithë dhe ku kemi një infrastrukturë ligjore të tregut, e cila e favorizon biznesin privat dhe atë publik.
Është duke u punuar me ngulm, që të gjitha ligjet, të mundësojmë krijimin e një klime edhe më të favorshme për investime dhe funksionimit sa më të lehtë të biznesit, si dhe tërheqjen e investimeve të jashtme sa më shumë që është e mundur.
Bashkëpunimet rajonale të mbështetura nga Bashkimi Evropian, përmes mekanizmit të Paktit të Stabilitetit, do të jenë më të mëdha në fushën e tregtisë, sidomos përmes funksionimit të marrëveshjes së Evropës Qendrore për Tregti të Lirë, (CEFTA), që funksionon që nga viti i kaluar.
Në garën me shtetet e rajonit apo mund të them edhe në partneritet, Kosova ofron një sistem fiskal konkurrues, me tatime të ulëta dhe proceduar të thjeshta administrative për regjistrimin e biznesit.
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,
Më lejoni të ndaj me ju disa mendime që formojnë opinionin për të ardhmen për Kosovën dhe vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të shpreh prioritetet, të cilat do të mbesin në thelb të agjendës sonë edhe në të ardhmen.
Vizioni ynë është që të kemi një Kosovë ekonomikisht të qëndrueshme, shtet demokratik dhe shumetnik, në rrugën e saj të sigurt drejt integrimit edhe në strukturat e NATO-s edhe të Bashkimit Evropian, që përmbush standardet më të larta edhe politike, ekonomike, legjislative, të gjitha këto, standarde sipas rekomandimeve dhe opinioneve të Bashkimit Evropian.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka identifikuar prioritet kryesore, midis nj shkalle të gjerë të prioriteteve zhvillimore, që do të nisin vendin dhe rrugën drejt rritjes ekonomike dhe zhvillimit.
Këto janë:
- forcimi i sundimit të ligjit dhe luftimi i korrupsionit,
- shfrytëzimi i resurseve tona natyrore për prodhim të energjisë,
- përmirësimin e rrjetit të transportit,
- përmirësimi i cilësisë së edukimit,
- zvogëlimi i varfërisë dhe krijimi i stabilitetit social dhe
- investimi në bujqësi dhe zhvillimin rural.
Këto prioritete janë të ndërlidhura dhe do të diskutohen me hollësi në kornizën afatmesme të shpenzimeve.
Këto i konsiderojmë si çelësin apo motorin kryesor për rritje të shpejt në Kosovë, që do të zvogëlojnë varfërinë, do të ulin papunësinë dhe do të përshpejtojnë zhvillimin e sektorit privat.
Zonja dhe zotërinj,
Padyshim, këto janë prioritet ambicioze dhe shuam sfiduese, por edhe pse rruga para nesh e gjatë, jam i sigurt se ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Kosova të jetë një rrëfim shumë i suksesshëm për Evropën dhe botën.
E ardhmja e Kosovës, është e ardhme evropiane dhe Kosova do të respektojë të gjitha kriteret e domosdoshme demokratike në procesin e integrues.
Për të gjitha ato që i kemi bërë deri më tani dhe që do t’i bëjmë në të ardhmen, për arritjen e këtyre objektivave të përbashkëta, ju shpreh mirënjohjen e thellë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Urime dhe suksese!
(Fjala e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në simpoziumin e 10 vjetorit te bashkëpunim zhvillimit Gjermani- Kosovë)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gjermania ia përseritë Serbisë kushtin ndaj Kosovës
» Bashkëjetues me fatin, qëndresën dhe katrahurat e popullit
» Adri Nurellari:Reintegrimi i veriut të Kosovës nëpërmjet zhvillimit
» Gjermania miku më i madh i Kosovës
» Xhakaliu: Gjermania ka ndihmuar më së shumti për pavarësinë e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi