Dorian Koçi: Enciklopedia maqedonase dhe “shpata e Demokleut”
Faqja 1 e 1

Enciklopedia maqedonase dhe “shpata e Demokleut”
Nga Dorian Koçi, Studiues
Botimi dhe publikimi i një enciklopedie ka përbërë gjithmonë një ngjarje të shënuar në jetën kulturore dhe shoqërore të një kombi. Madje ka raste siç është ai i botimit të enciklopedisë franceze nga viti 1751 deri në 1772 i cili ka qenë i një rëndësie të tillë politike sa ka zënë dukshëm vendin më të rëndësishëm në historinë shoqërore dhe letrare të shekullit. Influenca e saj ishte shumë e madhe në formimin e mendimit të mëvonshëm evropian aq sa shpesh herë dhe modelet e enciklopedive të mëvonshme evropiane e morën si model. Kjo influencë nuk i dedikohet shumë informacionit që enciklopedia në vetvete përmbante pasi në vitet e mëvonshme sigurisht që ai do ishte shumë më bashkëkohor, por kriterit sesi ishte hartuar. E thënë me fjalët e Deni Diderot-njërit nga baballarët e enciklopedisë franceze, ky kriter shprehte se “të gjitha faktet duhet të ekzaminuar, debatuar e studiuar pa asnjë përjashtim dhe pa marrë parasysh ndjenjat e asnjërit”.
Si mund të vërehet lehtë ky kriter shpallte si veçanti të tij paanshmërinë dhe gjykimin e drejtë shkencor. Të gjitha enciklopeditë që u hartuan më vonë në Evropë pothuajse e respektuan këtë kriter dhe kur e shmangën atë për hir të marrjes parasysh “të ndjenjave të të tjerëve” natyrisht që nuk i rezistuan kohës. “Këto ndjenja të tjerëve” me të cilat Diderot nënkuptonte qëndrimin debatues rreth problemeve të ndryshme filozofike të kohës, në enciklopeditë e popujve ballkanikë u reflektuan si qëndrime dhe shtrembërime të fakteve historike të popujve dhe kombeve .Mesa duket problemi më i madh filozofik i filozofëve të këtyre popujve ballkanikë nuk ishin dilemat filozofike të ekzistencës por justifikimi i përvetësimit të ekzistencës së tjetrit.
Një shembull klasik në këtë drejtim përbëjnë tezat e Akademisë Serbe për origjinën e shqiptarëve. Të kompleksuar nga autoktonia e shqiptarëve dhe të ardhjes së sllavëve në shekujt VI-VII në Ballkan, akademikët serbë u munduan që të jepnin një variant tjetër më të përshtatshëm për kombin e vet që ishte ardhës. Kështu faktin historik të ardhacakut u munduan t’ua vishnin shqiptarëve duke i shpallur si të ardhur në Ballkan nga Turqia dhjetë shekuj më vonë se sllavët, në shekullin e XVII! Është e kuptueshme se përderisa kjo akademi kishte anëtarë njerëz që hartonin pogrome ndaj popullsisë shqiptare për ta shpërngulur me forcë në Turqi siç ishte plani i akademikut serb Vasa Cubrolloviqit më 1938, nuk mund të kishte dyshim që ajo të ishte aq e aftë sa të fabrikonte lehtësisht origjina të çuditshme të shqiptarëve dhe të përpiqej ti shiste si për të vërteta.
Natyrisht enciklopeditë e hartuara sipas kritereve të Diderot nuk mund ti merrnin parasysh tezat serbe të mesit të shekullit të XX, pasi atyre u mungonte paanshmëria dhe gjykimi i drejtë shkencor ndaj ato nuk gjetën jehonë në asnjë enciklopedi serioze evropiane. Madje mund të quhen të tejkaluara edhe nga historiografia serbe ndaj shkakton habi dhe surprizë kur këto teza arkaike dhe jashtë çdo kriteri shkencor merren dhe përdoren nga akademia maqedonase në botimin e enciklopedisë së vet në shekullin e XXI. Aty çirakët maqedonas përpiqen tua kalojnë ustallarëve serbë në arsyetim. Prezenca e shqiptarëve në Maqedoni datohet në shekullin e XVII dhe ata konsiderohen si “popull malor” që kanë okupuar vatrat maqedonase. Nuk është e vështirë që të dallosh origjinën e këtyre tezave, por më e vështirë është të besosh se ka akoma në Ballkan popuj që kur përpiqen të sendërtojnë identitetin e vet, e nisin mbrapsht përpjekjen duke iu mohuar identitetin të tjerëve.
Në fakt përpjekja e popullsisë sllave në territorin e IRMJ për të formuar identitetin e vet vjen paksa e vonuar. Kjo gjë natyrisht jo për faj të tyre. Shpjegimin e gjen në të gjithë veprat historike që flasin për Ballkanin. Aty theksohet se kush kontrollon Maqedoninë kontrollon Ballkanin. Kjo fjali mund të shpjegojë saktësisht se përse zgjimi nacionalist i kësaj popullsie që fillon duke përqafuar identitetin bullgar përfundon pas luftërave ballkanike me identitet serb dhe grek. Boshti Athinë-Beograd u bë protagonist për më pak se një shekull i politikave evropiane në Ballkan. Shqiptarët dhe maqedonasit ishin nga viktimat kryesore të këtij boshti ku Shqipërisë iu rrëmbyen pjesë virtuale të ekzistencës së saj, ndër to dhe territori i sotëm i shqiptarëve në Maqedoni, kurse popullsisë sllave të Maqedonisë nuk iu lejua të formonte identitetin e saj.
Në këtë kontekst ekzistenca e shtetit modern të Maqedonisë të pas viteve 90’ të shekullit të kaluar e deri më sot, më shumë se një shprehje e vullnetit nacionalist të popullsisë sllave është një marrëveshje mes gjithë popullsive të tjera që banojnë në territorin e IRJM për të krijuar një shtet, ku natyrisht shqiptarët mbajnë peshën kryesore. Çdo përpjekje për ti trajtuar ata si minoritet ardhacak në Maqedoni dhe jo si popullsi shtetformuese, minon vetë themelet e shtetit maqedon dhe tërë stabilitetin në rajon. Doktrina e nacionalizmit romantik të shekullit të XIX nuk mund të jetë një zgjidhje e problemit maqedonas siç ka gjasa që popullsia sllave në Maqedoni po synon me botimin e kësaj enciklopedie, sepse në këtë rast shqiptarët mund ti rikthehen projektit të tyre të nacionalist të shekullit të XIX-XX që Fuqitë e Mëdha ia mohuan.
Ata nuk mund të pranojnë të jenë sërish viktima të gjeostrategjisë dhe aq më tepër në një shtet që është shpallur multietnik dhe ku ata pretendohet se janë faktorë shtetformues. Marrëveshja e Ohrit është i vetmi çelës që hap portën e paqes në Maqedoni dhe është shumë gabim që qoftë komuniteti ndërkombëtar, qoftë popullsitë sllave dhe shqiptare të rajonit akoma nuk po e zbatojnë. Kjo kambanë alarmi është më tepër eminente për popullsinë sllave të IRJM, identiteti i së cilës pretendohet nga Bullgaria, ai fetar nga Serbia, dhe identiteti nominastik nga Greqia. A mund ta kuptojnë ata vallë se nëse shqiptarët fillojnë e kërkojnë afirmim të identitetit të tyre nacionalist, pasi deri tani vetëm sa kanë shprehur atë shtetformues ç’mund të ndodhë? Deklarata cinike e disa muajve më parë të ish ministrit të jashtëm grek Antonis Samaras se “territori i IRJM duhet të ndahet midis Bullgarisë, Shqipërisë dhe Greqisë, pasi nuk ekziston shtet me këtë emër” është realiteti i trishtë dhe “shpata e Demokleut” që qëndron mbi kokë ekzistencës të shtetit shumetnik maqedonas dhe klasa politike maqedonase dhe intelektualët maqedonas duhet të jenë të ndërgjegjshëm se vetëm vullneti i mirë i deritanishëm i shqiptarëve për të qëndruar në këtë shtet është peri që e mban për të mos rënë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dorian Koçi:Ambasadorët e panjohur.
» Dorian Koçi:Përvjetori i një Titani
» Dorian Koçi: Shqipëria Natyrale
» DORIAN KOCI:Toka e Besës
» Dorian Koçi: Paragjykimet antishqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi