Kalosh Çeliku: Ra ''Makedonska Enciklopedija'' dhe i nxorri ''patriotët e vonuar në sipërfaqe
Faqja 1 e 1

RA “MAKEDONSKA ENCIKLOPEDIJA” DHE I NXORRI
“PATRIOTËT” E VONUAR NË SIPËRFAQE
Nga Kalosh ÇELIKU
Eh, lexues i nderuar, kurrë nuk e kisha ditur se kemi kaq shumë patriotë të vonuar në fushën e mejdanit. E dija një: Patriotin e vonuar melez. Edhe nja dhjetëra të tjerë anë e mbanë trojeve etnike të Atdheut. Po, tek tashti e shoh se qenkan shumë, me qerre. Dhe, çuditem në “demokraci”, prej nga sot na dolën gjithë këta “patriotë”?! Zjarr e flakë nxjerrin nga goja: për gjuhë shqipe, shkollë shqipe, kulturë, për të drejta kombëtare... Shqipëri etnike. E në anën tjetër, gjithë jetën mbetën argatë, lypsa te Ura e Gurit për të drejta kombëtare. Ecin në vend. Ose, bythëprapë.
Faji qenka te “vëllezërit” sllavomaqedonë. Nga gjumi shekullor na zgjojnë vetëm ata kur të duan, na nxjerrin në rrugë. Përndryshe, ne do t’ia futnim gjumë edhe një shekull të tërë në kokërr të shpinës. Them: shyqyr Zotit që i kemi “vëllazërit”. Herë pas here na e hudhin grepin me nga një krimb në lumë. Na e prishin gjumin dimëror. Dhe, ne turr i madh e i vogël pas krimbit bythekrye në grep: njëri e kthen çmimin e Akademisë. Tjetri, anëtarësinë nga ku e merr për çdo muaj taxhinë. I treti: e ngre më këmbë të madh e të vogël në protesta, e nxjerrë në rrugë. DoktorZiu: akademik, shkrimtar, eseist, kritik letrar dhe përkthyes shqiptar nga Maqedonia do të thotë: “s’ka kuptim të jem anëtar nderi i AMSHA së, kjo enciklopedi nxit urrejtje dhe racizëm. Prej vitesh kam njëfar lidhje me këtë institucion. Pasi mbaj titullin anëtar nderi i kësaj Akedamie. Por, tashmë jam gati të jap dorëheqjen. Pas këtij skandali nuk ka më asnjë kuptim të vazhdoj të jem në këtë pozicion, deklaron “akademiku”. Sllavoshqiptari tjetër, do të deklarojë: “nëse ndaj kësaj vepre nuk merren masa përkatëse nga Akademia, atëherë do të distancohem nga ky institucion. Dhe, fajin ua hudhë partive politike shqiptare: vetëm partitë nuk reagun”. Tjetri, alamet akademiku: “Edhe unë i kam afruar Akademisë realisht ti ndihmoj që të formohet pse jo një njësi e veçantë që do të studioj gjuhën, kulturën shqiptare si dhe historinë që ka munguar deri më tani.”(???!!!...) E pse jo, pyes unë: Akademi Shqiptare???!!!.. Patrioti i vonuar melez do të arrijë kulminacionin e marrëzirave: “Shqiptarët ta djegin enciklopedinë në mes të Shkupit”! O Imzot, përpara syve të botës librin pa asnjëfarë faji e dënojnë si dikur në Mesjetë shtrigat, në turrën e druve. Thashetheme. Fjalë dhe vetëm fjalë. Veprat, dihet i bëjnë “vëllezërit”.
Nuk i përmend këtu edhe këlyshët e tyre me zgjebe që qajnë e vajtojnë, ngase ata gjithë jetën kanë derdhur lotë krokodili në mjetet e infromacionit, po jo edhe punë. E “vëllezërit” nuk qajnë, nuk derdhin lotë, ata punojnë natë e ditë. Vajtocat shqiptare, ende nuk e dinë se me vajtime nuk fitohet lufta. Vite me radhë bëjnë gjumë arushe në prehërin e partive politike. Dhe, kur u vjen veja te bytha, turren si pula me piskamë e kakarisje të arrinë te koteci, e lëshojnë në lëmë.
E “vëllezërit” sllavomaqedonë si gjithmonë rrinë këmbëkryq në Qeveri, përderisa shqiptarët merren me reagime e protesta në rrugë për gjuhë shqipe, shkolla shqipe, flamur e të drejta kombëtare, e përvetsuan ekonominë. Shtetin. Përditë e më shumë investojnë në arsim dhe kulturë. Ndërtojnë shkolla, shtëpi opere, teatro, shtëpi kulture edhe nëpër katunde. Manifestime kultutore brenda e jashtë vendit. Kohën e fundit edhe Encikopledi maqedone, ku shqiptarëve u thonë se kanë zbritur nga mali. Kaçakë, që i kanë rrëmbyer pasuritë e “vëllezërve” të tyre sllavomaqedonë. E çkamos. Falë Zotit, vetëm që nuk thonë se ua kemi rrëmbyer edhe gratë nga shtrati. Ku ta dish, nesër mund t’u teket edhe ky “zbulim shkencor” në kokë, e fusin në Enciklpedinë e tyre sllavomaqedone. Të nesërmen, bërtitë ti kot sa të mundesh nëpër gazeta e rrugëve të Shkupit. Gjygjin e drejtësisë. “Vëllezërit” e shkruajnë historinë. Kush të ka ty faj, që gjithë jetën u more me thashetheme, vajtime: gjuhë shqipe, shkolla e flamur. Gjatë ndryshimeve “demokratike” me “vëllazërit” i ndave lugët e enët. E atyre ua le Shtëpinë. Pasurinë e patundshme.
Dhe, hop papritmas një ditë ra “Makedonska enciklopedija”, dhe na i nxorri “patriotët” e vonuar në sipërfaqe me gjithë kravata kuqezi, tespi kuqezi. Shqip: me bythët na, palare në diell.
O Imzot, po ku kishin qenë deri më tani gjithë këta patriotë të vonuar, ku e kishin futur kokën?! Vite e vite nuk ua kishim dëgjuar zërin. Shumica e tyre gjatë kohës së Luftës (2001), ikën në Kosovë. Shqipëri. E pas lufte u kthyen si huta me veshë, doli së kishin luftuar maleve për liri. Trima pas lufte. U rreshtuan te Partia “Demokratike” për poste. Vende pune. Edhe në xhami, u turrën të parët t’i luten Zotit për mëkate para këmbëve të Hoxhës. Shkurt, ti me shokë nuk arrite me kohë i pari, mbete te dera. Edhe te Partia “Demeokratike” mbete i fundit. Rrugaçët kuqezi veç më i kishin zënë vendet e para. Edhe te Shtëpia e Allahut, xhamia mbete në oborr. Hajdutët veç më faleshin, i luteshin Allahut. Koha është të pajtohesh me fatin. Patriotët e vonuar, vërtetë në politikë janë të pa aftë, ama në këto vrapime maratonike pas posteve, nuk ua kalon njeri. Partitë i ndërrojnë si kurva burrat. Dhe, nuk është kurvë gruaja që shkon burrë më burrë, po kurvë është “patrioti” që shkon parti më parti politike.
Dhe, pse çuditesh sot, ku ishin strukur deri më tani gjithë këta patriotë të vonuar me tapi partiake, me qerre?! Gjithë këta politikanë. Gjithë këta ministra. Gjithë këta akademikë, gjithë këta shkenctarë, gjithë këta shkrimtarë, gjithë këta gazetarë?! Përsëri thua, duhet të na zgjojnë nga gjumi “vëllezërit”?! Argatët tanë kur t’u teket t’i nxjerrin me reagime të “ashpra” në gazeta, protesta, në rrugë.
Jo, them unë. Shkaku se, me vite ishin strukur në Qeveri. Minisitri. Kabinete. Redaksi. Gjumë arushe bënin në kokërr të shpinës në shpellat e “vëllezërve”. Verës dilnin fshehtas pas mjaltit.
E pushtojnë Universitetin Shtetëror të Tetovës çdo katër vjet me partizanët e tyre partiak, kur e marrin pushtetin e argatëve. Patjetër, në këtët Universitet thonë, duhet të ketë rend e rregull. I punësojnë partizanët e tyre partiakë gjysëmanalfabetë. Familjarët. Miqtë. Kopeisht me në krye DoktorZiun e uzurpuan edhe Seminarin e vetëm të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të këtij Universiteti, që ende plagët i kullojnë gjak. U fotografuan në rendin e parë me ish Komandantin e UÇK – së krah për krahu me DoktorZiun. Mjerim kombëtar. Zot, mos e bë më keq! Sofrën e iftarit e shtruan gjatë muajit të Ramazanit nëpër parqe me ilahi. Drekën e Bajramit të Madh e hëngrën në hotelin e “vëllezërve”. U fotografuan përpara kamerave televizive me “vëllezërit” qafë për qafe. E bënin para syve të popullit Shqipëri etnike...
Fati madh i tyre, që Muhamedi a. s. nuk është ende gjallë se, me një të rame me shpatë kokën do t’ua hudhte para këmbëve haramave... Edhe Skënderbeu, nga zemrimi do ta humbëte më durimin, do ta nxirrte shpatën namëmadhe nga brezi: mjaftë më u përjagët për liri para këmbëve të kalit tim në Bit - Pazar!... Argatë të përjetshëm brez pas brezi, që nuk dini ku e keni kokën e ku bythën...
Në fund, pas gjithë këtyre reagimeve, vajtimeve të “patriotëve” me qerre them: E pamundshme është t’i ndodhë një fatkeqësi e këtillë një populli?!...
Hi-hi-hiii... Po, ja që i ndodhi. Edhe do t’i ndodhë, përderisa i ka në ballë këta patriotë të vonuar me kokat nën sjetulla...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Poezi nga Kalosh Çeliku
» Kalosh Çeliku: Patrioti
» Kalosh Çeliku: Oda e miqve
» Kalosh Çeliku: Don Kishoti Shqiptar
» Kalosh Çeliku: Kёrcёnime anonime
» Kalosh Çeliku: Patrioti
» Kalosh Çeliku: Oda e miqve
» Kalosh Çeliku: Don Kishoti Shqiptar
» Kalosh Çeliku: Kёrcёnime anonime
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi