Kalosh Çeliku: Kёrcёnime anonime
Faqja 1 e 1
Kalosh Çeliku: Kёrcёnime anonime
KALOSH ÇELIKU
KЁRCNIME ANONIME
(Ose:pёr sa tё vishet me tё zeza dhe qaj Nёna ime
mё mirё le tё qajё nёna e tyre)
Im Atё, shpeshherё ma pёrsёriste njё fjali artistike rreth zjarrit qё ndizej me flakё drejtё oxhakut, nё Katund: pёr sa tё vishet me tё zeza dhe qaj nёna ime mbi varr, mё mirё le tё qajё nёna e atij...
Dhe, unё i biri i tij pas kaq vitesh nё pleqёri, erdhi koha qё mё nё fund tё pajtohem me thёnien e t’im Ati. Nuk e luante topi. Im Atё, kishte pasur tё drejtё. Shkaku se: gjatё jetёs sime me penё nё dorё, disa dumdumё qё mё ishin shtier si miq, dolёn kundёr meje sa herё qё i blente Qoftёlargu njё torbё taxhi. Merreni me mend, “miqtё” qё unё i kisha pёrkrahur, i kisha ngritur mё kёmbё, i mbaja gjallё nё jetё, erdhi koha qё tё dalin kundёr meje publikisht me theshetheme nё mjetet e informacionit. Edhe kёshilla mё jepnin se, si duhet tё sillem nё letёrsi, eci nё jetё. Ndonjёri, edhe si duhet tё shkruaj nё gazetё. Libra. Mjetet e informacionit. Pёrmёtepёr, njёri mё i zёshmi, mё trimi nёpёr mbёledhje tё ndryshme dhe takime kulturore, haptas deklaronte, mё shtiheshte si “mik” se, ёshtё rritur nё bankat shkollёs fillore me librat e mi pёr fёmijё. Fatkeqsisht, sot e shoh se ai nuk i paska kuptuar librat e mi pёr fёmijё, qё nё atё kohё ia ka dhёnё mёsuesja si dhuratё. Tjetri: edhe tё mё kёrcnohet njё ditё: “dhe per fund kjo qe ti ke zgjedhur ket menyr per te shkruar ne ket web faqe eshte karta jote e vetme, se sa per shkrimtar a poet te gjith e din sa i zoti je.kam edhe disa pyetje tjera per ju por ata jan pak me personale dhe do ti pyes nese do vazhdosh te sharrosh keshu sic ja ke nisur keto kohet e fundit(ose me sakte keto dy tre dekadat e fundit)”.
E unё si shkrimtar, moti jam mёsuar me kёto sharje banale nё mjetet e informacionit. Kёrcnime anonime. Telefonata primitive pasmenate. Nuk jam mёsuar me lёvdata, jetё dumdumёsh nё kurriz tё popullit. E pёrçudi, nga cilёt mё vijnё kёto kёrcnime, nga “miqtё” e mi, qё unё ua kisha hapur dyert e jetёs krah mё krah, i kisha marrё nё mbrojte, i kisha mёsuar si ta pёrdorin lapsin nё shёrbim tё popullit. E ata, “burrat” e mejdanit, lapsin duan ta shndёrrojnё nё frikё, plumb kundёr meje si shkrimtar. E them: Lapsi (plumbi) i tyre u bёftё top! E pres kudo, dhe nё çdo kohё.
Nё jetё e pranoj vetёm njё luftё: luftёn e armёs (lapsit) dhe punёs artistike (aftёsive krijuese). Lufta e shpifjeve pas shpine dhe kёrcnimeve anonime, pёr mua ёshtё luftё e tё dobtit, frikacakёve. Vazhdimi: e pranoj luftёn e trimave qё mё dalin ballё pёr ballё me laps nё dorё dhe dyluftimin nё fushёn e mejdanit. Frikacakёt nuk i kam njohur deri mё sot dhe nuk do t’i njoh kurrё, as nesёr nё jetё. Shkaku se, posa tё mё shohin me sy, veç u ka rёnё arma (lapsi) nga dora.
E mira e juaj, si kundёrshtar i juaji, ёshtё tё mё luftoni me mjete demoktatike, e jo me kёrcnime primitive, qё ta mbyll gojёn. E dini pse: unё kurrё nuk jam trembur nga shpifjet dhe kёrcnimet teknefese. Pёr mua kanё thёnё çkamos, shpif e kёrcnuar qё nё kohёn e komunizmit. Edhe gjatё ndryshimeve demokratike, haxhuxhe tё shitur njё torbё taxhi. Po, mua nuk ma ka ndi pёr lehjet e tyre dhe kёrcnimet ham-ham, edhe sot e kёsaj dite. E kam kokёn time nё qafё. Dhe, jo kokat e juaja nёn sjetulla tё shitura shpeshherё edhe pa pare.
Vite mё vonё, e mёsova edhe ngjarjen e kёsaj urtie antologjike se, si kishte ardhё im Atё deri te ky pёrfundim historik. Kohё e kaluar, mos tё them edhe e harruar, pas Luftёs sё Dytё Botёrore. Vite, qё posa kishim dalё plot plagё nga lufta. E t’im Ati, gati pёr çdo natё i vёnin pusi qё ta vrasin, shkaku se nuk ikte si tё tjerёt me gjithё familje nё Turqi. I kishin paguar tre vetё edhe me franga. Vetёm priteshte ekzekutimi i pabesё dita mё ditё. E ruanin ditёn rrufjanёt. E ruanin natёn.
Shenjat e para, heret i kishte hetuar im Atё: posa biente nata mbi livadh, lehnin qentё nё lёmё. E dinte kёtё pabesi nate se, nuk janё shenja tё mira pёr atё kohё qorre. Pёrmёtepёr, edhe atё pёr njё kohё namqorre, qё posa kishim dalё nga lufta. Kohё e pasigurtё, qё shkoje kot si qeni nё rrush. Vetёm pёr pak franga tё vrisnin, dhe kurrё nuk e dije se kush tё ka vra, nuk zbuloheshte kurrё vrasёsi. Shkak ky, qё im Atё ruheshte ditёn, ruheshte natёn. E kujtoj edhe sot e kёsaj dite njё thёnie tjetёr tё atij urtaku: ec dy-tri hapa rrugёs dhe ktheu, shiko kush tё vjen mbrapa shpine! Poashtu, mё kujtohet edhe kur shkonim nё qytet, nuk ktheheshim natёn tё njёjtёs rruge. Edhe pёr kёtё fshehtёsi, njё ditё mё rrёfeu im Atё. Armiku, kurrё nuk duhet ta di se cilёs rruge do tё kthehesh nё shtёpi. Dhe, vёrtetё pёr kёtё kishte pasur tё drejtё. Prandaj, edhe kurrё nuk ra nё pritё. Nuk e vrau dora e pabesё e armikut. Vdiq vetё njё ditё nё shtrat, nё mesin e familjes nga dora e Zotit.
Fat i t’im Ati, qё gratё si gra gjithmonё i kanё bartur fjalёt gojё mё gojё. Gratё si gratё mё, e hapin kёtё fshehtёsi edhe para nёnёs time gjatё njё dasme, pa e ditur se ajo ёshtё gruaja e tim Ati. E populli thotё: tre vetё e mbajnё njё fshehtёsi, nёse dy nga ata janё tё vdekur. Nёna, pas dasme vjen nё shtёpi dhe gjithё kёtё histori ia rrёfen t’im Ati fjalё pёr fjalё.
Im Atё, tashti kur e pa se sa ёshtё sahati, pёrpara se ata t’i vёnё pusi, u zё pusi vetё i pari nё fund tё livadhit. Vrasёsit pas darke vijnё t’i vёnё pusi t’im Ati. Pёrçudi tё tyre, binё nё pritё tё tim Ati, dhe vriten pa asnjёfarё mёshire si qenё nё rrugё, te Livadhi i Xha Nefruzit, rrёzё Çukёs.
Dhe, unё i biri i tij, pas kaq viteve u detyrova tё pёrdor metodёn e t’im Ati: pёr sa tё vishet me tё zeza dhe qaj nёna ime, mё mirё le tё qajё nёna e tyre. I kam shpёrblyer me: Njё munitё heshtje armiqtё e mi qё mё vёnin pusi natёn pas darke.
Im Atё kishte pasur tё drejtё si burrё i pushkёs, fjalёs... Dhe, besёs: pёr sa tё vishet me tё zeza dhe qaj nёna ime, mё mirё le tё qajё nёna e tyre...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Poezi nga Kalosh Çeliku
» Kalosh Çeliku: Patrioti
» Kalosh Çeliku: Oda e miqve
» Kalosh Çeliku: Vetëvrasja politike
» Kalosh Çeliku: Don Kishoti Shqiptar
» Kalosh Çeliku: Patrioti
» Kalosh Çeliku: Oda e miqve
» Kalosh Çeliku: Vetëvrasja politike
» Kalosh Çeliku: Don Kishoti Shqiptar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi