Këshilli për Integrimin e Shqiptarëve të Kosovës Lindore: Kumtesë (+ Platforma)
Faqja 1 e 1

Këshilli për Integrimin e Shqiptarëve të Kosovës Lindore
Kumtesë
Këshilli për Integrimin e shqiptarëve të Kosovës Lindore, është duke i përcjellë nga afër ngjarjet politike, që po zhvillohen në këtë rajon të mbushur me probleme të shumta.
Iniciativa e disa partive politike të të ashtuquajturës Luginë e Preshevës, për kinse formimin e Këshillit Nacional paralel, duke ekzistuar Këshilli për Integrimin e Shqipatrëve të Kosovës Lindore, më tepër i ngjanë lojës së njohur të “ruletit rus”, se sa një nisme serioze për të jetësuar një institucion, i cili do t’i bënte bashkë shqiptarët e këtyre komunave.
Koalicioni i partive lokale në Komunën e Bujanocit: PVD-LPD-UDSH, dolën me një informatë në “presheva.com” se të gjitha subjektet politike në këtë komunë janë unik në grumbullimin e nënshkrimeve për ta formuar Këshillin Nacional. Ky koalicion qeverisës në Bujanoc, harroi se në këtë komunë veprojnë dhe parti të tjera dhe shoqata joqeveritare.
Këto subjekte politike e kanë edhe një arsye tjetër për grumbullimin e nënshkrimeve kinse për ta formuar Këshillin Nacional, ata këto nënshkrime më tepër do t’i përdorin për regjistrimin e partive të tyre. Pra,me një plumb t’i vrasin dy zogj!
Elektorati i këtyre subjekteve politike duhet ta ketë një gjë të qartë. Disa nga liderët e këtyre subjekteve gjenden edhe në pushtet lokal edhe në Trupin Koordinues e tash u ka mbetur edhe Këshilli Nacional në kudër të Qeverisë së Serbisë, për t’i pasur nën kontroll të gjitha veprimtaritë që zhvillohen në Kosovën Lindore.
Këta liderucë, të përkëdhelur nga Qeveria e Serbisë, kanë marrë një fushatë të paparë për t’i pasur nën kontroll të gjitha, madje edhe mjete e informimit, pa të cilat s’ka kush t’ua bëjë spektakulare takimet e tyre.
Shqiptarët e Kosovës Lindore e kanë Këshilli për Integrim, të formuar para disa vjetësh( 2005). Ne jemi për integrime e jo për getoizime. Këshilli Nacional, të cilin e propagandon më së shumti deputeti republikan Riza Halimi, e ka të kufizuar fushëveprimin në katër sfera: në arsim, informim, kulturë dhe në sferën e dygjuhësisë.
Ku po mbetet vetëvendosja dhe reciprociteti. Pa këto sfera nesër vështirë e kemi ta përmendim Referendumin, marrëveshjen e Kumanovës të rezolutes 1244 që e përfshin zonën tokësore të sigurisë dhe vlerat e luftës së UCPMB-së , etj.
Shqiptarëv të Kosovës Lindore nuk u nevojitet formimi i Këshilli Nacional i bazuar me ligjet diskriminuese të Serbisë, të një Kushtetute, të cilën ata vetë nuk e pranuan as votuan në Parlament. Gjithashtu, duke ia përkujtuar se kanë kaluar periudhat e errëta, të ligjeve të imponuara me dhunë dhe se ka ardhur koha të jetojmë në proceset e ndryshimeve dhe integrimeve botërore, ku të gjithë popujt do të integrohen në shoqëritë bashkëkohore dhe demokratike.
Nga Kryesia e KISHKL-së
Bujanoc, më 25.09.2009
________________
KËSHILLI PËR INTEGRIMIN E SHQIPTARËVE TË
KOSOVËS LINDORE
- BUJANOC PRESHEVË MEDVEGJË -
Në mbështetje të Marrëveshjes për themelimin e Këshillit për Integrim e Shqytarëve të Kosovës Lindore si dhe të rregullores së punës, KISHKL-ja e pakënaqur me shkallën e lirisë e të barazisë mes qytetarëve, pozitën juridiko-kushtetuese të popullit shqiptar, zhvillimin ekonomik në vend, procesin e privatizimit të pronës shoqërore, pozitën e pabarabartë në sferën e arsimit, militarizimin e serishëm .të rajonit e me dëshirë që me mjete politike e demokratike sa më efektivisht t’i tejkalojnë këto dukuri, konform standardeve ndërkombëtare dhe në bazë të:
1. Kartës se Kombeve të Bashkuara.
2. Deklaratës së përgjithshme për të drejtat e njeriut.
3. Paktit ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore.
4. Paktit ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike.
sjell këtë:
PLATFORMË
PARIMET -
Realizimi i të gjitha të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore që janë të garantuara me dokumente ndërkombëtare.
Ngritja e sigurisë së qytetarëve, garantimi i qarkullimit të lirë të njerëzve dhe kapitalit si dhe demilitarizimi i plotë i këtij rajoni.
Krijimi kushteve të volitshme për një zhvillim ekonomik të shpejtuar.
Kosova Lindore, të organizohet si rajon specifik autonom në frymën e referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.
Të zgjidhet statusi i Kosovës Lindore, paralel me statusin përfundimtar të Kosovës.
KORNIZA E PROJEKTPLATFORMES
Këshilli për Integrimin e Shqiptarëve të Kosovës Lindore, paraqet platformën, për zgjidhjen përfundimtare të bindur se vetëm zgjidhja politike jep rezultat të pranueshëm dhe të dëshirueshëm për të gjithë, duke pasur për synim krijimin e kushteve për zgjidhjen sa më të drejtë dhe të pranueshëm politik për të dyja palët, si dhe të gjitha kontestet duhet të zgjidhen me rrugë politike dhe përmes negociatave.
Pikënisje për shqyrtimin e pozitës së shqiptarëve të Kosovës Lindore, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që kanë rëndësi për negociata janë :
1. Për ti realizuar të drejtat dhe nevojat e lartpërmendura si dhe duke pasur
parasysh rrjedhat në rajon, pasi që rajoni i Preshevës, Bujanocit dhe
Medvegjës është pjesë e natyrshme e kontinuitetit etnik, gjuhësor, kulturor
e territorial shqiptar mbi të cilin janë imponuar ndarje pa vullnetin e
popullit. Për momentin është e domosdoshme që në kuadër të zgjidhjes së statutit përfundimtarë të Kosovës të zgjidhet çështja e Kosovës Lindore, Konform standardeve Europjane dhe ndërkombëtare.
2. Shqiptarët e Kosovës Lindore jetojnë në trojet e veta autoktone – etnike dhe e përbëjnë shumicën e popullatës, si shumicë shqiptare
Për të qenë zgjidhja e pranueshme dhe paqja e qëndrueshme, Këshilli për Integrimin e Shqiptarëve të Kosovës Lindore propozon këto korniza:
1. Të vihet nën protektorat ndërkombëtar, dhe ky territor të përfshijë hapësirën e tri komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, në tërësi duke pasur parasysh hapësirën territoriale dhe politike.
2. Kosova Lindore të demilitarizohet nga forcat e xhandarmërisë dhe ushtrisë,
dhe të mbikëqyret nga forcat paqeruajtëse, KFOR-it dhe UNMIK-ut( protektorat ndërkombëtar)
3. Faktori ndërkombëtar duhet të marrë përsipër dhe të ndërtojë rendin dhe sigurinë,
për të gjithë qytetarët , pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale dhe fetare.
4. Të implementohet administrimi ndërkombëtar deri në zgjidhjen përfundimtarë të Kosovës Lindore.
5. Çështja e statusit përfundimtar të zgjidhet vetëm pas ndërtimit të shoqërisë demokratike, duke i mundësuar popullit të vetëvendosë.
6. Të bëhet kthimi i banorëve të dëbuar dhe të shpërngulur me dhunë nga vatrat e tyre shekullore. Siguria e plotë pa kufizime kohore, nën mbikëqyrjen e organizatave humanitare ndërkombëtare si dhe konpenzimi i dëmeve materiale të shkaktuara në pronat e tyre private nga Serbia.
7. E drejta dhe krijimi i kushteve për shkollim në gjuhën amtare në Kosovën Lindore, që nga arsimi parashkollor e deri në atë superior, si dhe krijimi i kushteve për arsimim të fëmijëve me të meta psiko-fizike, kurse planprogramet të jenë të harmonizuara në përputhje me historinë dhe kulturën kombëtare. Garantimi i lirë i përdorimit të teksteve mësimore në të gjitha nivelet e shkollimit nga Kosova ose Shqipëria
8. Garantimi i shtetësisë së dyfishtë për shqiptarët e Kosovës Lindore, bashkëpunimi i ngjeshur në lëmin e arsimit, kulturës, fesë, sportit dhe informimit me Kosovën dhe Shqipërinë.
9. Gjatë bisedimeve që do të organizohen për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës, në mes të palës kosovare dhe asaj serbe, shqiptarët e Kosovës Lindore të përfaqësohen dhe të marrin pjesë në këto bisedime. Statusi përfundimtar politik i Kosovës Lindore të zgjidhet bashkë me zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës, konform referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992.
Kjo platformë mbështetet në Referendumin 1. dhe 2. mars 1992.
Në Bujanoc, më Nga Këshilli Inicues i KISHKL-së
O2.07.2005

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Diskriminimi ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore, i njëjtë si në regjimin e Milosheviqit
» KUMTESË E PARTISË DEMOKRATIKE KOMBËTARE NGA KOSOVA LINDORE
» Banorët e Kosovës Lindore duan bashkim me Kosovën
» Refik Hasani: Këshilli Nacional i Shqiptarëve
» LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS-KUMTESË

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi